Nuk e di ne se hyn apo jo relativiteti këtu... Sigurisht, çudi se ç'farë pyetjesh i bëj vehtes dhe unë. Relativiteti duhet të hyjë kudo, ngado dhe si do, madje ai i thjeshti dhe ai i shtërnguari për të cilin fizikantët e kane lodhur trurin aq shumë. Nuk ka nevojë per formula, shembujt i has aq me shumicë në përditshmërinë tonë, veçse nuk e marrim dot me mend se sa rrengje na i punon ai.
Porsa kapërceje rrugën Rinia, aty ku ajo takohej me unazën dhe kaloje vendqëndrimin e furgonave fillonte rruga e tregut në jug të qytetit liqenor. Ditën e fundit të marsit qielli i ngarkuar dhe shiu hollak, që zuri të spërkiste shtruar tokën, dukej sikur i pengonte njerëzit të dyndeshin
Dalëngadalë errësira pushton qytetin, bregun e detit, pemët, krejt dukjen tokësore. Ze fill shtegtimi i ëndrrës së ditës nëpër natë, bie ora zvarranike e kapërcimit fshehtarak të rrugëve, ku nata e zezë i buzëqesh simotrës me sy të bardhë në ikje. Tisi i mbrëmjes mbllaçit dhe kapërdin me nxit copërat e fundit të ditës.
transkriptojnë vashat,
Vetëm rastësia dhe zori mund ta sillnin punën në atë mënyrë që të më bënte të ndiqja pjesën e dytë të ndeshjes. Nuk kam asgjë kundër futbollit, sinqerisht asgjë, por ama që të bëhem tifoze... Ndeshja e parë dhe e fundit që kam ndjekur nga fillimi deri në fund i përket adoleshencës
Ditët e gjata të verës tkurreshin nën një qiell të jargavantë, të palëvizshëm për orë të tëra. Fundkorriku e nxehu tokën, pallatet, rrugët më shumë se javët e para marrë së bashku. Afër mesditës ajri u bë i prushtë. Një re avulli e ngadalshme, ngarkuar me lagështirën e liqenit, lëbyrte sytë e kalimtarëve të rrallë.
Libri i parë i këtij seriali Mjeda-1 Rinia (1866-1888) i kushtohet rinisë së Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm letrar e gjuhësor të tij. Libri ka gjithsej 640 faqe të numruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime.
Për këtë tregim që po filloj personazhet dhe faktet i kam të panjohura. Nuk njoh vetëm temën Ferragosto (Festa e 15 gushtit, koinçidencë civile dhe fetare ). Pjesa tjetër, mendja im e bardhë, si faqja e letrës dhe provoj një ndjenjë sikur të ndodhem para një seti kinematografik bosh; kamerat e ndalura,
Komentet e faqes
4 ditë 13 orë më parë
1 javë 4 ditë më parë
2 javë 1 ditë më parë
2 javë 4 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
3 javë 9 orë më parë
3 javë 2 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë