Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Kritika-Dorëshkrim

Përmbajtje e sindakuar Kritika - Doreshkrim
Rifreskimi: 19 orë 11 min më parë

Filoshqiptarët e Bukureshtit: Viktor Marin Basarab

Enj, 03/11/2010 - 03:30
Nuk më intereson në do ta pranojnë komunistët rumunë pavarësinë e Kosovës apo të vërtetën se jemi të fisëruar, por diçka tjetër më intereson. Më intereson fakti se ne duhej ta pranonim tani e dymijë vjet më parë të vërtetën se kemi qenë fqinj, dhe se jemi farefis. Dhe sikur ta kishim njohur njëri-tjetrin tani e dymijë vjet më parë, ndoshta nuk do të kishim vuajtur kaq shumë.
Kategoritë: Postimet e faqes

Detyra jonë sipas PhD. Përparim Demi

Mër, 03/10/2010 - 00:01
Duke lexuar nje shkrim te Ahmet Qeriqit per fene, kuptova se nuk mund te shtoj asgje. Idete jane komplete, te shprehura qarte dhe pa devijime e shmangje anashkaluese. Ne te ngrihet çeshtja kombetare si epiqendra e problematikes sone historike por dhe bashkekohore, aktuale dhe akute. Eshte nje e vertete qe e kam thene perhere, shqiptarizmi nuk eshte ultra nacionalizem, perkundrazi eshte nje levizje per te mbijetuar si komb, si kulture, si gjuhe.
Kategoritë: Postimet e faqes

100 vjetrori i datës historike të Grave

Hën, 03/08/2010 - 12:22
Gëzuar shekullin e ri, 8 Mars i Grave! Shumë i kritikuar, i shvlerësuar, por i dobishëm. Në vitin 1910 gjatë kongresit socialist të Kopenhagenit, u vendos që do të ishte kjo dita dedikuar Festës së Grave. Ishte fillimi i një rrugëtimi në pak dhjetëvjeçarë, por i dobishmi, që nxori gjysmën tjetër të shoqërisë që të kapë finishe të pamenduara deri atëherë.
Kategoritë: Postimet e faqes

In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin

Sht, 03/06/2010 - 20:56
U bënë vite që kishja menduar të mbillja nga një rrënjë trëndafili pranë qiparisave ku prehen mësuesët që ikën herët nga kjo botë, pa e mbaruar misionin e tyre nga më fisnik…
Mirëpo gjithmonë jam ndrojtur, se a do të mjaftonte mirënjohja ime vetëm me një mbjellje trëndafili, apo me një petale ëndërrimi poezie për ta?
Kategoritë: Postimet e faqes

Mësuese Nigjare Velçani në jetën time

Pre, 03/05/2010 - 21:14
Në qershor të vitit 1993 në një meditim për vitet e largëta të jetës sime, erdhën dhe u ulën në shpirt këmbëkryq mësuesit e mi, mësues që në një moshë fare të re, adoleshentë siç quhet sot, morën mbi supe barrën e madhe të shkollimit jo vetëm të fëmijëve por edhe të rriturve, barrën e zhdukjes së plagës së rëndë të analfabetizmit.
Kategoritë: Postimet e faqes

Sintonia dhe miqësia mes dy ikonave të '900

Enj, 03/04/2010 - 21:13
Nuk e di nëse një artikull i tillë mund të më shpëtonte pa e lexuar në faqet e shtypit të huaj. Do të kisha humbur një rast unikal të një dëshmie të madhe jo vetëm miqësie, por dhe solidariteti human mes dy ikonave të shekullit të kaluar. Por gjithashtu nuk do të kisha patur mundësinë të shkruaja këtë artikull, ku ngjarjet e sotme duket se nuk e ndriçojnë shumë atë dëshirë të zjarrtë të Europës për bashkim.
Kategoritë: Postimet e faqes

Agim Sulaj dhe fenomenologjia e shpirtit të tij artistik

Mar, 03/02/2010 - 04:22
Agim Sulaj po ngjit majat. Ai mori nga Juria e Kombeve të Bashkuara çmimin e ekselencës (kliko), ndërsa tani është i përzgjedhur për çmimin e madh të Evropës së Bashkuar. Janë përzgjedhur 50 veprat më të mira të publikuara në shtypin e Evropës së Bashkuar, gjatë vitit 2009 dhe ndër to është zgjedhur dhe vepra e artistit shqiptar Agim Sulaj me titull “Emigrim” , e publikuar në gazetën italiane “La Stampa” në datën 20 nëntor 2009.
Kategoritë: Postimet e faqes

Pavarësia e Kosovës në dritën e lidhjeve farefisnore rumuno-shqiptare

Dje, 02/28/2010 - 18:28
Shqiptarët janë duke i realizuar idealet e rilindësve tanë. “Liderët e shqiptarëve të Kosovës tashmë bëjnë pregaditjet për pavarësinë e regjionit, përkundër mahnitjeve të Perëndimit se Moskva mund ta mënjanojë, modifikojë apo blokojë një plan të OKB-së lidhur me pavarësimin nga Serbia ”, informonte Reuters-i para dy vitesh.
Kategoritë: Postimet e faqes

Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar

Sht, 02/27/2010 - 13:13
Cështja më me ndikim në gjithë historinë e njerëzimit është ajo kombëtare kjo parasëgjithash tregon këtë se njerëzimi është i ndarë në grupe të caktuara kombëtare. Kështu që pika e fillimit për ideologjinë e nacionalizmit normal dhe jo pasionant i ka rrënjët në doktrinën etike të filozofisë së grupeve me identitet kombëtar në vetvete dhe të njohura botërisht me po atë identitet rrënjësor kombëtar.
Kategoritë: Postimet e faqes

Bisede me Profesor Isuf Luzaj

Pre, 02/26/2010 - 05:35
Filozofi i shquar shqiptar prof.Isuf Luzaj, qe u diplomua ne Sorbone dhe u dekorua nga presidenti Regan
“Historine e vertete nuk e shkruan as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume historiane qe te shkruajne historine”. - Prof.Isuf Luzaj
Kategoritë: Postimet e faqes

Një emigrant grek në rininë time - Nga Abdurahim Ashiku

Mar, 02/23/2010 - 14:25
Në korrik të vitit 1959 lash prapa Fierin me vitet e shkollës së mesme për t’u ngjitur në vitet e universitetit, e më tej në vitet e punës në një trevë, vertebër e kurrizit të Shqipërisë e shqiptarëve…
Në vitin 1996 lash prapa Dibrën për të zbritur në ultësirat e Egjeut, për ta lidhur jetën me Athinën…
Kategoritë: Postimet e faqes

Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit ''Pavarësia'' Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj

Hën, 02/22/2010 - 14:16
Sapo ka mbushur 35 vjet. Prof.Dr.Arta Musaraj është Rektore e parë dhe e vetmja grua e një Universiteti në Shqipëri, në gjithë historinë e Arsimit të lartë Shqiptar.
Profesore në kërkimet shkencore mbi Komunikimin në Administratën Publike, Ph.D në Ekonomi, e diplomuar në Menaxhim Biznesi, znj.Musaraj drejton prej afro një viti Universitetin “Pavarësia” Vlorë, të vetmin Universitet Privat në Jug të Shqipërisë.
Kategoritë: Postimet e faqes

Intervistë me shkrimtarin Kristaq Turtulli

Dje, 02/21/2010 - 20:11
C kupton për ju të jesh shkrimtar shqiptar në Perëndim, konkretisht, në Kanada?
Të jesh shkrimtar është diçka e mirë, e respektuar, edhe në perëndim, në Kanada, së paku nga ana morale. Por ta mbash këtë, duhet të punosh shumë, ta justifikosh, tu imponohesh, sepse ndryshe mbetesh shumë shpejt mënjanë. Jam anëtar i shoqatës së shkrimtareve Kanadezë (The Writers’ Union of Canada). Ti e di mirë të bësh letërsi është një akt vuajtjeje dhe vetmie.
Kategoritë: Postimet e faqes

Im nip dhe Kosova e pavarur - Nga Abdurahim Ashiku

Mër, 02/17/2010 - 03:25
E dielë, 17 shkurt 2008! Athina është nën pushtetin e dëborës dhe akullit. Bora ka kap edhe bregun e detit, edhe ishujt, deri në jugun ekstrem të gjeografisë së saj, brigjet jugore të Kretës...

Unë jam ngrirë përpara ekranit ku sinjali, pasi ngjitet lart e lart në qiell, vjen e ulet i qartë në xhamin e kristaltë. Shtyp butonat duke e kaluar sinjalin herë në njërin stacion e herë në tjetrin, herë në Shqipëri e herë në Kosovë, herë në stacionet e vendit ku jetoj e herë në stacionin më prestigjioz të botës, CNN.

Kategoritë: Postimet e faqes

Kongresi i Lushnjës dhe koha jonë

Hën, 02/15/2010 - 14:39
Intelektualët emigrantë në Greqi, pas punëve të lodhshme të ditëve, nuk harrojnë të gërmojnë në rrënjët e jetës shqiptare, nuk e harrojnë të kaluarën e lavdishme. Këtë e shprehin në pikturë, këngë, valle, veprimtari të ndryshme. Punimi që po i përcjellim lexuesit është paraqitur në sesionin shkencor kushtuar 85 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, sesion i organizuar nga Shoqata Kulturore e Artistike “Lushnja” në Athinë.
Kategoritë: Postimet e faqes

Njeriu i mire eshte me i madhi i njerezve

Hën, 02/15/2010 - 14:19
Kete jave qe shkoi na la Llesh MarkuÂ… Na la pas nje semundje te rende e te pasherueshme. Ishte gati 80 vjec, por kishte nje shpirt rinor. Kishte nje fytyre fisnike qe te ngrohte me miresine e saj. Kishte nje shpirt qe te rinonte me rinine e pashuar ende te ketij 80 vjecari. Kishte nje buzeqeshje qe te ngrohte shpirtin. Kishte nje mendje qe ndjeje kenaqesi ti vidhje produktin e saj kryesor mendimin e shpirtin e mire.
Kategoritë: Postimet e faqes

Im bir dhe e kuqja e flamurit...

Dje, 02/14/2010 - 14:14
Kur erdhi në Greqi kishte disa muaj që i kishte kaluar të katërmbëdhjet vjetët e jetës. Jetonte periudhën e kalimit nga fëmijëria në rini. ëndërrat i ishin këputur në mes, ishin këputur siç këputen litarët e hekurt të një ure të varur. Ishin këputur nga koha, nga pesha që sollën vitet e vështira nëntëdhjetë, nga streset që e kishin përcjellë jetën shqiptare në rezonancë. Kish mbaruar klasën e tetë...
Kategoritë: Postimet e faqes

Vazhdon presioni politik mbi Anamoravën dhe Kosovën

Dje, 02/14/2010 - 14:04
Projekti djallëzor për copëtimin e Anamoravës dhe të Kosovës së mbetur nga kafshimet e mëhershme, duke krijuar "komuna" të pastërta serbe, nisi në emër të decentralizimit dhe të ofrimit të shërbimeve te qytetarët. Flamurin për zbatimin e këtij projekti fillimisht e mori dhe e tundte fort, Lutfi Haziri, nga një fshat i Gjilanit.
Kategoritë: Postimet e faqes

Një arvanitas taksixhi... - Nga Abdurahim Ashiku

Pre, 02/12/2010 - 20:26
Kishim shkuar me gruan në Neo Kozmos t’i gëzohemi buzëqeshjes që të ofron mjalti i mjaltit të jetës, fëmija i fëmijës, nipi pesë muajsh. Vajza, si vajzat, gjithnjë këmbëngul të udhëtojmë me taksi duke na futur në xhep edhe shpenzimet e rrugës.
Kështu bëmë…
Kategoritë: Postimet e faqes

Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?

Mar, 02/09/2010 - 22:40
4.Skandali i Skandaleve: Shërbyesi Bechtel&Enka si zotëri e Zot!

MTPT-ja kah mesi i janarit 2010 kishte kërkuar lejen e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) për t’ia dhënë tenderin konsorciumit Bechtel&Enka.

Kategoritë: Postimet e faqes