Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Kritika-Diskutim

Përmbajtje e sindakuar
Bord Diskutimi
Rifreskimi: 7 orë 14 min më parë

Shqiperia, e kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi

Pre, 09/03/2010 - 19:57
Per me teper hani gjithashtu mendon, qe nga keto raca te te njejtit lloj, te cilat jane te pershkruara nga shkrimtaret e vjeter greke si „barbare dhe „jo helene", iliret kane qene paraardhesit e gegeve , ose shqiptaret veriore, dhe epiriotet paraardhesit e toskeve, ose te shqipetareve te jugut. Ky opinion i dr. hanit e ka burimin tek deklarata e strobos qe thote qe via egnatia ose egitana, te cilen ai e pershkruan si kufiformuese midis ilireve dhe epirioteve, praktikisht perput...

Monika Mureshan: Bota e Basri Çapriqit, një thesar i pjekur ideshë poetike

Enj, 09/02/2010 - 04:43
Takimi me poezinë e Basri Çapriqit është i mirëseardhur në gjuhën rumune për të lapsëruar portretin e një artisti shqiptar. Një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e nxit këtë t'i fshehë emocionet abstrakte, duke i tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie e dila mund të deshifrohet vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për koncentrim mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura në tekst. Këto pasuri dhe kjo plurivalencë vlerësohet te Hapja e guacës në cilësi artistike dhe ...

Franzen: ''Shkrimtari socialist në SHBA''

Mër, 09/01/2010 - 11:57
Ai thotë : "Nuk jam Tolstoji" Freedom-Liria aspekti më interesant dhe entuziast i romanit të ri të Jonathan Franzen është ambicja e pamasë, e pëpërmbajtshme. Synimi i autorit është ripërcaktimi rrënjësor i tregimtarisë amerikane, prandaj merr guximin të propozojë më vrull revolucionar kthimin e një strukture klasike. Sipas modelit Lufta dhe Paqja rimodelon sipas mendimit të tij një trekëndsh dashurie të ngjashëm me Natashën, Pierrin dhe princin Andrej. Gjithçka i dominuar nga një nd...

Artikuj mbi historine e brendeshme te Shqiperise ne shekullin e XIX. Nga Theodor Ippen

Mar, 08/31/2010 - 21:29
Me shume akoma duhet te kemi parasysh qe per te vene ne levizje/ne pune kete aparat juridik te komplikuar eshte i nevojshem nje korpus/trupe zyrtaresh te shkolluar, te afte dhe te moralshem ne maksimum, sikurse posedon nje vend me culture te vjeter si franca. Zyrtaret turq, qe u caktuan/emeruan per te vene ne pune/zbatim ligjet e reja te fushes juridike, nuk kishin as shkollimin e duhur, dhe as aftesine dhe aq me pak qualitetet e duhura te karakterit, te domozdoshme per kete pune. Pra ne syte...
Kategoritë: Diskutim

Kur Alibeajt, Palokat, Bogdanat flasin si grate e liga ne emer te grave

Mar, 08/31/2010 - 16:12
- nga Alban Dega, Nju Jork Tre nga musketieret dhe lepe-peqenet me te zellshem te Berishes ne Parlamentin shqiptar Edi Paloka, Alibeaj dhe sot Gerti Bogdani zbrzen baterite e llogjeve te bosit te tyre kunder liderit te opozites shqiptare Edi Rama. Te tre perdoren te njejten gjuhe, gjuhen e Berishes dhe te grave te PD-se. Jo vetem aq. Ne mer te grave te PD-se ata i kerkuan me ngulm Rames tu pergjigjet dhe tu dale ne duel Albana Voshit, Majlinda...

Navin Kaula: Nënë Tereza - Gruaja më e fuqishme në botë

Mar, 08/31/2010 - 14:17
Pyetje: Si i shihni arritjet tuaja? Nënë Tereza: S'kam ndonjë përgjigje për të. Ne nuk duhet ta prishim punën e Zotit. Ne nuk punojmë për lavdi a për para. Motrat janë të shuguruara. Është një dashuri e përkushtuar. Gjithçka bëhet për Jezusin. Ne punojmë për Zotin. Aha, duhet të vrapoj tani.

Renzo Allegri: Nënë Tereza dhe Shtëpia e Moribondëve

Hën, 08/30/2010 - 08:38
Në një kënd është një statujë e Virgjëreshës Mari. Ajo ka mbi kokë një diademë të përbërë nga tri unaza ari. Janë nga ato unaza, që gratë e vdekura aty i mbanin në hundë. Ishte vetë Nënë Tereza që dha idenë për një diademë të tillë. Duke e vendosur mbi kokën e Virgjëreshës Mari, ajo ka thënë: "Ata që s'kanë patur asgjë mbi tokë, i kanë dhënë kurorë ari Nënës së Perëndisë". Statuja rreth belit ka kordelen mbi të cilën qendron medalja e çmimit "Pdmashree Medal", Urdhëri i ...

Nëse Gjermania bën divorc me Europën

Dje, 08/29/2010 - 11:40
Romano Prodi Të dhënat pozitive mbi ekonominë gjermane mbërrijnë me qëndrueshmëri dhe rregullsi : rritja dhe eksportet e vendosin në majat e Europës, ndërsa përqindja e interesit të bonove të saj të thesarit janë tashmë një pikë referimi për të gjithë vendet. Pas kapërcimit të traumës së ribashkimit, Gjermania është përsa i përket aspekteve ekonomike, vendi më i shëndoshë i të gjithë kontinentit. Ky prioritet gjerman është pranuar gjerësisht, por në të njëjtën kohë, opinioni publik gjerman dh...

Të vërtetat e fshehura me maskën e sekretit

Sht, 08/28/2010 - 10:59
Pak kohë më parë, ndëroi jetë njëri prej presidentëve italianë më të diskutueshëm në gjithë historinë e Italisë. E quanin Thumbuesi, pasi nuk ngurronte të kritikonte dhe të hidhte thumba për gjithçka që posti i tij i presidentit ia lejonte, pa diskutuar fare këtu për moshën, çdo president Italian ka qënë i madh në moshë, siç është dhe e drejtë, gjithmonë i majtë në këto mandatet e fundit, pa asnjë kompleks për burrat e vërtetë të shtetit dhe jo mustaqe parritur, pasi do të jetë "babai"...

Alban Dega: Turpi i gazetarise shqiptare

Mër, 08/25/2010 - 20:04
TURPI I GAZETARISE SHQIPTARE - Nje shkrim tipik shqiptaret kunder shqiptareve - As vete Fidel Kastro nuk do te kishte shkruar kaq ultesisht - Nga Alban Dega. Nju Jork Ka gati 30 vjet qe merrem dite e nate me shkrime, analiza, kronika, komente per Kosoven, fillimisht si editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqiptare, ne RTSH e krejt shtypin shqiptar... pastaj per gazetat nga me te medhate ne Evrope dhe Bote. Kurre ne jeten time nuk kam lexu...

Puna dhe impenjimet të bëjnë të lumtur (studim)

Mër, 08/25/2010 - 12:55
Shprehja më klasike e njerëzimit, që çdo mëgjes përsëritim para se të dalim nga shtëpia, Po shkoj në punë dhe që duket krejt e pabesueshme, që pas kaq shekuj që punohet dhe transformohen shoqëritë, fsheh një të vërtetë të madhe dhe domethënëse : puna ka vetinë dhe shtysën që të na bëjë të lumtur. Nuk është shaka, por janë të dhënat më të fundit të një studimi shkencor, që sa më shumë të punosh, aq më mirë ndihesh dhe jo vetëm se siguron të ardhurat ekonomike, por sepse kënaq nevoja të tjera të v...

Robert d'Angely: "Enigma"

Mar, 08/24/2010 - 11:21
Nga ana tjetër, ka një vërejtje të rëndësishme, që duhet bërë këtu, lidhur me dallimin ndërmjet helenëve, nga njëra anë, dhe pellazgëve, shqiptarëve ose grekëve, nga ana tjetër. Pas luftës me atlantët kanë kaluar nëntë mijë vjet deri në epokën e Platonit, pellazgët-atikë, athinas të Greqisë, për shkak të famës që morën nga fitorja në krye të të gjitha trupave pellazge të Europës, vijuan të luajnë gjithnjë rolin e parë në çdo lëvizje të rëndësishme që ndodhi më pas. Por meqë pas vërshimit të egji...
Kategoritë: Diskutim

Baki Ymeri: Poezi greke (Dimitris P. Kraniotis)

Pre, 08/20/2010 - 16:47
Faleminderit që ma përkujtove dashurinë me Sonjën nga Portorozhi, moj Sonjë. Faleminderit revistës respektive që i hap shtyllat e saj edhe për vlerat e huaja që afrojnë vende, gjuhë, kultura dhe gjuhë, ngase gjuha e poezisë është gjuha e mirëkuptimit dhe dashurisë. Bakiu

Alban Dega: Me greker se vete grekerit

Enj, 08/19/2010 - 02:24
Z. Dega, me pelqeu komenti juaj. I shkurter e bindes. Faleminderit.

Arber Thesproti: Arvanitet luftuan per nje Epir te pavarur dhe Shqiptar

Mër, 08/18/2010 - 06:51
Epiri shteti i pare Shqiptar dhe Ali Tepelena mbreti i saj. Pas shume vitesh betejash kunder camve dhe suljotve, Aliu si perfundim kishte vendosur ta ndante mbreterine e tij me fuqine dhe zotesine e ketyre heronjve qe su mposhten kurre. Suljotet ishin kthyer ne vatrat e tyre ne Sule dhe kishin mare perseri te gjitha zoterimet e tyre te me parshme. Endra per nje Epir te pavarur dhe Shqiptar ja u kishte krekosur sedren suljotve dhe arvanitasve. Qe te gjithe "kleftet" arvanitas bashke ...

Gage, nxitës i tensioneve në Ballkan

Mër, 08/18/2010 - 06:18
Për më tepër, ne nxisim Departamentin Amerikan të Shtetit, që të bëjë ç'është e mundur për t'u dhënë njëherë e mirë një zgjidhje të drejtë të çështjeve të pronësisë dhe atyre ligjore të çamëve shqiptarë, duke përfshire dhe të drejtën e riatdhesimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke. Së fundmi, e një rëndësie të veçantë dhe si një hap plotësues dhe paraprak për të arritur zgjidhjen e këtyre çështjeve, ne i kërkojmë Departamentit të Shtetit Amerikan që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë gr...

Prof. Eshref Ymeri: Kujtesë tradhtarit Bollano, sahanlëpirësit të shovinizmit grekomadh!

Mar, 08/17/2010 - 15:23
Mos u merrni kot me Bollanon. Bollano nuk eshte koka, eshte bishti i dikujt. Marrja vetem me Bollanon eshte pikerisht ajo qe kerkojne ustallaret e tij. Lidhja e problemit vetem me Bollanon eshte skenari qe synohet nga boset e tij. Pyetja eshte: Perse kjo ngjarje ndodhi pikerisht pas vizites se Berishes ne Himare? A thua cdo gje te jete koincidence? Perse Bollano (si fenonmen) u shfaq pasi Berisha morri pushtetin ne 2005, dhe nuk egzistonte me pare? Kujt i intereson sot devijimi i vemend...

Një yll tjetër u fik mbi tokë

Mar, 08/17/2010 - 10:56
Luciano Erba - Një zë i fuqishëm i poezisë bashkëkohore. 10 gushti, Shën Lorenci, sipas vrojtimeve të fundit të astronomisë, 12 dhe 13 gushti, trokiti pak ditë më parë dhe në qiell filloi spektakli i bukur dhe tepër magjik i rënies së meteorëve. Duhet dhe pak kohë të mbyllet cikli i përvitshëm dhe shikimi ynë të vazhdon të ndalet lart në qiell, natën dhe të kundrojë morinë e dritave apo rrugëtimeve të shkurtra të meteorëve. Nisen papritur, shkëputen nga graviteti që i mban të lidhur në një lëv...

Drama e njerëzve të aftë përballë politikës

Mar, 08/17/2010 - 10:44
Ndoshta askush nuk do ta besojë këtë lajm, që në dukje është sensacional, por edhe dramatik, për më tepër kur bëhet fjalë për njerëz që me kontributin e tyre arrijnë të realizojnë, përmes teknologjive të reja dhe pasionit për profesionin, projekte podcast didaktike në platforma Web, duke realizuar intervista me ekspertët ndërkombëtarë të didaktikës dhe edukimit, natyrisht është bukur kur në to përfshihen dhe vetë fëmijët dhe interesat e tyre të moshës, që lidhen drejtpërdrejt me fëmijët dhe eduk...

Baki Ymeri: Poezi nga Azerbaixhani (Elchin Iskenderzade)

Mar, 08/17/2010 - 01:59
BIBLIOGRAFI Poet, eseist, përkthyes, editor, shkencëtar, akademik. Elchin Iskenderzade u lind më 16 tetor 1964 në qytetin Susha. Ka kryer studimet sekondare, me medalje të artë, më 1981, në qytetin Agdam, si dhe Fakultetin e Mekanikës, Instituti Politeknik në Baku (Magna cum laudae, 1986). Në vitin 1981 ka debutuar me poezi në revistën letrare Azerbaixhan, ndërsa vëllimi i e parë me vargje, Studime të jetës, i është botuar më 1989. Është profesor doktor në shkencat teknike, anëtar i Akademisë së...