Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Ditarë

Peshorja

29. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Peshorja

Hyrja e Saturnit në shenjën tuaj hapi një stinë të re në të cilën është e nevojshme të merrni në konsideratë gjithçka që deri më tash ka përfaqësuar për ju një problem që duhet shmangur, që duhet mbajtur veçan në një qoshe të jetës suaj, por që tash kërkon me prepotencë të përballohet dhe përcaktohet.

Dashi

28. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Demi

Pavarësisht kundërshtisë së Saturnit nga shenja e Peshores, në pjesën më të madhe të vitit, 2010 do të jetë për ju një vit me të vërtetë i rëndësishëm, i pasur me kënaqësi, sidomos në jetën profesionale dhe më në përgjithësi në sferën shoqërore, në të cilën do t'ia dilni më në fund të imponoheni pa shumë beteja të mëdha.

Demi

27. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

demi

Viti 2010 është për ju një vit kthese, sidomos në profilin profesional, të ideve dhe të afrimit me jetën ndryshe nga e shkaua, me dinamizëm dhe shpejtësi më të madhe aq sa do të arrini rezultate me të vërtetë të konsiderueshme.

Binjakët

26. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Binjakët

Mbërriti momenti të ndërtoni, konkretizoni, të realizoni idetë tuaja, potencialet që në këto vitet e fundit kanë qënë disi të blokkuara, sepse më në fund do të keni rast t'i jepni një kthesë vendimtare jetës suaj, edhe pse duhet thënë, asgjë nuk do t'ju dhurohet dhe çdo hap i vetëm do të jetë një fitorja juaj personale, që i dedikohet ekskluzivisht kurajos suaj, përkushtimit dhe vendosmërisë që do të keni për të arritur atë që është prioritare në jetën tuaj. Për këtë do të jeni krenarë dhe do t'a kuptoni që është më e lehte sesa besonit.

Gaforrja

25. 12. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Gaforrja

Viti 2010 është një vit në të cilin duhet të mësoni të jeni më të vëmendshëm në gjërat që bëni, në shprehjen e mendimeve që realisht mendoni pa humbur kohë në pyetjen, nëse mund të dëmtojnë dikë, por sidomos është e nevojshme të merrni plotësisht përgjegjësitë e jetës suaj nga çdo këndvështrim, duke lënë mënjanë moralizmat dhe ndjenjat e fajit, duke vepruar si të pjekur, praktikisht, konkretisht dhe përgjegjësisht.