Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Bricjapi

19. 12. 2009 by Arjan Th. Kallço

Dërgoje me emailPrinter-friendly version
capricorn.jpg

Viti 2010 është një vit në të cilin mund të bëni shumë gjëra dhe karriera do të jetë sigurisht në plan të parë, në sajë të mbështetjes bujare të Mërkurit në shumë periudha të vitit, por edhe Jupiterit, Kironit dhe Plutonit, pa harruar se nyja e hënës do të kalojë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj, duke zgjidhur, hap pas hapi, të gjitha nyjat që ju pengonin të vazhdonit me shpejtësi drejt synimit të caktuar. Pra, është një vit me të vërtetë pozitiv, pavarësisht Saturnit në kuadraturë nga Peshorja që mund t'ju kërkojë sakrifica, një heqje dore "rituale", për të arritur objektivin që keni synuar. Por nuk do të jetë asgjë e rëndë, edhe sepse është në natyrën tuaj të mos besoni tek rrugët pa pengesa dhe e dini mirë që çdo gjë e arritur, ka çmimin e vet dhe nëse vërtet nuk e këni fituar, mund të mos ketë dobi.
Por për ta thënë plotësisht, vitit i ri është paralajmërues për ju me konsolidime dhe vlerësime që po vonojnë të mbërrijë dhe që më në fund do t'i japin jetës suaj një siguri më të madhe, si në termat të autostimës, por edhe nga pikpamja ekonomike, meqë është e mundur që do t'ju njihen merita që deri më tash dukeshin të llogaritura. E gjitha kjo do të jetë për ju motiv nisjeje për sfida të mëtejshme, për të bërë gjëra të reja, për t'ju impenjuar në projekte të rinj dhe për të filluar punë për gjëra që mund të marrin kohë dhe energji, duke e zvogëluar shumë jetën tuaj private, por që me siguri janë të destinuara për sukses dhe natyrshëm galvanizojnë mendjen tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni të sigurtë për veten, me vetëdijen se jeni më në fund në një vijë me ecjen tuaj të evolucionit. Por do të ketë në veçanti dy periudha që më shumë se të tjerat do të jenë paralajmëruese për mundësi të shkëlqyera në fushën profesionale, ose ajo që shkon nga 2 prilli deri në 10 qershor, kur Mërkuri do të jetë në trigonometri nga Demi dhe tjetri nga 27 korriku deri në 3 tetor, me Mërkurin gjithmonë në trigonometri, por nga shenja e Virgjëreshës. Periudha e parë, e pranverës, ju sheh të hidhni rrënjë në projekte dhe struktura pune që do të shërbejnë si spirancë e vërtetë nisjeje për çdo situatë tjetër të mundshme që dëshironi të vini në zbatim gjatë vitit. Por në të njëjtën kohë është një moment në të cilin do ta shihni veten të vlerësuar me merita, mund t'ju sjellin detyra të reja që edhe pse plot me përgjegjësi, do t'ju japë sigurisht një fuqi të madhe, duke ju bërë të ndiheni të sigurt se puna e përfunduar deri në atë moment është bërë në mënyrën më të mirë dhe se është e drejtë të vazhdoni në atë drejtim të përcaktuar. Disa prej jush mund të gjenden, në sajë të ndihmë së Uranit, të katapultuar në një përparim të karrierës kaq të papritur, saqë të gjendeni, me sot me nesër, në një rol me prestigj të njohur dhe përgjegjësi që mund t'ju krijojë jo pak ankthe dhe shqetësime, por edhe në të njëjtën kohë t'ju ndihmojë të ndiheni më në fund të kënaqur nga vetja, duke forcuar autostimën dhe t'ju japë argumentat e nevojshëm për të qënë më mirë në lartësinë e detyrës së re. Edhe ata që studjojnë, duhet të përfitojnë nga kjo periudhë qe është magjike për të rekuperuar kohën e humbur dhe rimarrë kuotë, sepse rezultatet do të mbërrijnë krejt papritur, me kusht që të ketë patur një impenjim, edhe pse i vogël, në startim. Ndërsa kalimi veror i Mërkurit në shenjën e Virgjëreshës duhet t'ju sjellë kthjelltësi më të madhe në programimin e veprimtarive të reja, në detyrën për projekte, që edhe pse të lindur në të shkuarën, janë pjekur më në fund për t'u vënë në kryerje, por mbi të gjitha, bëhet fjalë për një moment në të cilin duhet të jeni veçanërisht të vëmendshëm në zgjedhjen e personave që ju shoqërojnë profesionalisht, pasi tek ta duhet të mbështeteni për realizimin efektiv dhe konkret përsa keni vënë në veprim. Në fakt është e nevojshme të kërkoni ndihma ndaj atij që e dini se mund t'i besoni, sesa mendjet e ndritura, tek të cilët do të rrezikoni se nuk mund të besoni kur do të keni realisht nevojë.
Në muajt e verës është e mundur që të arrini të vini në vend vartësi të vjetra ligjore, administrative dhe gjithçka që lidhet me sferën e financave, pasi do të keni një intuitë të veçantë dhe të mirë në gjetjen e zgjidhjes së duhur për një problem tashmë vjetor.
Përsa i përket sferës familjare, ndonjë problem mund të lindë për shkak të dedikimit tuaj të tepërt në punë që padyshim do t'ju bëjë të jeni pak të pranishëm në shtëpi dhe të kaloni në plan të dytë nevojat e të dashurve tuaj. Sigurisht nuk është e mundur të ndiqni gjithçka dhe zakonisht preferoni të keni një siguri të paktën, si fillim ekonomik, sepse e dini mirë se nuk jetohet vetëm me fjalë dhe siguri materiale, por ndoshta këtë vit, mbi të gjitha, ndaj personave më të moshuar, prindër, gjyshër, xhaxhallarë është e nevojshme edhe një pjesë e vogël e ditës suaj, për të dëgjuar kërkesat e tyre, nevojën që mund të kenë për t'u hapur me ju, meqë e dinë se mund t'ju besojnë. Do ta vini re se të kalosh kohë në familje mund të jetë më pak e vështirë sesa e mendoni, por mbi të gjitha mund t'ju ndihmojë të relaksoheni, të ndiheni të qetë dhe të keni një vizion për jetën më globale dhe harmonike, duke rigjetur kënaqësinë në bërjen e gjërave që rezultonin vetëm një detyrim moral.
Në dashuri viti 2010 është një vit shumë i bukur, sepse më në fund s'do e vrisni mendjen, do ta shkrini zemrën, por mbi të gjitha ju lejon të futeni në lojë dhe të rrezikoni personalisht vetë, gjë mjaft e rrallë në jetën tuaj. Do të ndjeni nevojën e emocioneve të forta, ta jetoni plotësisht dashurinë në të gjitha format dhe mbi të gjitha në pjesën e fundit të vitit do të kënaqeni pamasë dhe realizoni pjesën më të madhe të dëshirave tuaja.
Por për të jetuar emocionet dhe gëzimet e dashurisë sigurisht nuk do të prisni fundin e 2010, por përkundrazi, le ta themi se bëhet fjalë për një ecje në ngjitje të vazhdueshme, aq sa të filloni vitin e ri, pikërisht me Afërditën në shenjën tuaj, e cila do t'ju mbështesë deri në pasditen e 18 janarit, duke ju dhuruar mundësi krejt të ndryshme për tu dashuruar ose për të qënë bashkë me partnerin në harmoni të plotë. Afërdita do të formojë një trionometri me djellin nga shenja e Demit nga pasditja e 31 marsit deri në orët e para të 25 prillit. Në këto ditë mund të bëni takime veçanërisht të rëndësishme që lehtësisht mund të transformohen në diçka serioze, edhe pse nuk lindin si pasione të vërteta, ashtu si, nëse jeni çift, mund të vini në kantier projekte të përbashkëta, si një rëndësi e gjasshme, apo blerja e një shtëpie që do të stabilizojnë jetën tuaj familjare, duke i dhënë një kthesë më të afërt me nevojat tuaja. Midis 10 korrikut dhe orëve të para të 7 gushtit Afërdita në shenjën e Virgjëreshës mund t'ju favorizojë në jetën afektive, duke ju sjellë takime në sferën e punës apo duke ju vënë në kontakt me persona dhe situata që në përgjithësi nuk e tërheqin vëmendjen tuaj. Eshtë një moment shumë i veçantë, sepse mund të dashuroheni me atë që prej kohësh e këni para syve tuaj, por që për një sërë arsyesh nuk e keni konsideruar kurrë një partner të mundshëm. Por kthesa më e madhe, maja e suksesit tuaj afektiv fillon më 8 tetor dhe vazhdon deri në ditët e para të 2011, kur Afërdita do të shkëlqejë në pjesën më të ndritshme të qiellit tuaj, duke ju sjellë qetësi, gëzim, konkretizime dhe t'ju bëjë të jetoni në qendër të përvojave të këndshme sentimentale, siç nuk ju ndodhte t'i eksperimentonit prej kohësh. Mos keni frikë të hapeni dhe mbi të gjitha ndaj pasionit në të gjitha shfaqjet e tij, sepse kurrë si në këtë moment të veçantë të jetës suaj, do të jetë e mundshme t'ia bëni të njohur atij që e keni afër prej pak kohësh, apo qysh kurrë, pjesë nga e juaja që vështirë shfaqen, duke krijuar një mirkuptim të thellë me partnerin dhe një klimë vërtet magjike dhe pasionale përreth jush dhe brenda botës suaj. Edhe pse prej jush kanë mbetur single apo u bënë të tillë gjatë vitit, ky është momenti i takime me fat, edhe pse do të jeni nën mbrojtjen dashamirëse të Nyjes hënore të jugut, e cila do t'ju vërë në kontakt me atë që është veçanërisht pozitive për jetën tuaj afektive. Përsa i përket shëndetit i kushtoni kujdes të gjitha patologjive që janë pasojë e drejtpërdrejtë e stresit të punës, prandaj nëse provoni të bëni një marrje masash paraparake, duke parashikuar ndonjë takim me osteopatin, siç mund të shkoni edhe tek një omeopat, apo naturopat për të forcuar mbrojtjet tuaja imunitare dhe të bëheni më të fortë ndaj ngacmimeve dhe përpjekjeve që puna dhe dita do t'ju rezervojë.

Autori

Comments

Post new comment

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

More information about formatting options

CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
Image CAPTCHA