Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Peshqit

21. 12. 2009 by Arjan Th. Kallço

Dërgoje me emailPrinter-friendly version
Peshqit

Viti 2010 është një vit me të vërtetë i rëndësishëm, pasi do të çliroheni përfundimisht nga kalimi i Saturnit në opozitë me shenjën tuaj dhe në të njëjtën kohë mund të shijoni dobitë e Jupiterit që do të jetë në shenjën tuaj përgjatë gjithë vitit, me përjashtim të një pause të shkurtër verore. Me fjalë të tjera është viti ku do t’i tregoni të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni, të tregoni se nuk është aspak e vërtetë që nuk mund t’ju besojnë, por mbi të gjitha është e nevojshme të tregoheni të sigurt për veten dhe të aftë të përballeni me botën me vendosmëri dhe kurajo, me qëllim që të arrini atë që realisht dëshironi. Dhe dëshirat do të jenë të shumta dhe nga më të ndryshmet dhe do të kalojnë nga fusha afektive në atë profesionale, pa harruar asgjë dhe është e mundur që të mateni me shumë gjëra, duke arritur gjithmonë suksese të bujshme, në fillim për sytë tuaj mosbesues dhe për të tjerët.
Tek e fundit Saturni në vitet e shkuara ju mësoi etikën e sakrificës, durimin në pritje të pjekurisë së kohës së duhur për veprim efikas dhe sot, pas i keni vath në vesh këto mësime, ia dilni të jeni më konkretë në arritjen e asaj që është prioritare dhe e nevojshme në jetën tuaj, duke shmangur humbjen e energjive në gjëra që nuk ju interesojnë dhe që mund të jenë penguese për të arritur objektivat e vërtetë.
Por sukseset e vërteta të mëdha do të mbërrijnë në muajt e fundit të vitit dhe veçanërisht në dhjetor 2010, kur Jupiteri dhe Urani të bashkuar në shenjën tuaj mund të sjellin të shumëpriturin fat, atë që ndryshon thellësisht jetën tuaj dhe do të përfshiheni në një dimension të ri, në të cilën sigurisht do të jeni protagonistë absolutë, por edhe të integruar përsosshmërisht me atë që është ecja juaj evoluese, duke ndjekur një linjë fati që do të filloni ta shihni që nga shkurti.
E gjitha kjo me fjalë konkrete do të thotë se keni para jush një vit vërtet të shkëlqyer, edhe pse jo gjithmonë i lehtë, në kuptimin se duhet të fitoni më shumë se në ndonjë rast, gjërat që i doni, por mund të thuhet se është sukses i siguruar dhe i barabartë me impenjimin dhe sakrificën që u tregua.
Në fushën profesionale do të keni mundësi të filloni projekte që për momentin kishin ngelur apo thjesht mund të provoni të bëni konkurse, biseda punë apo sa tjetër mund t’ju duhet për një përparim apo ndryshim karriere, pasi kurrë si në kwtw vit 2010, yjet janë mëse të prirur duke filluar nga vjeshta e ardhshme. Dhe realisht një arsye të saktë ka : keni nevojë për kohë për të reflektuar nëse do të lini të vjetrën për të renë dhe çfarë dëshironi, por mbi të gjitha është e nevojshme të arrini tek qëllimi i ri të përgatitur mirë, të aftë të dini të përballeni sa më mirë me detyrën e re, sepse pritjet që do të rëndojnë mbi ju, do të jenë të dukshme dhe do t’ju kërkohet maksimumi i formës.
Kush prej jush ka bërë një projekt artistik, rezultatet do të jenë vërtet të shkëlqyera dhe më në fund do t’ia dilni t’i shihni rezultatet tuaja në ëndrra të realizuara, do të shihni vlerësim për punën tuaj dhe do të hidheni për pasojë në ndërmarrje të reja që do t’i japin jetës suaj një kuptim dhe do t’ju katapultojnë në 2011, të pasur me impenjime dhe punë.
Përgjithësisht për të gjithë ju do të jetë një vit shumë i kënaqshëm në planin profesional dhe shoqëror, edhe pse do të jetë më mirë të shmangni fillimin e nismave të reja apo të insistoni ndaj ndryshimeve të rëndësishme, kur Mërkuri do të jetë tek Virgjëresha, në kundërshtim me shenjën tuaj nga 27 korriku deri në 3 tetor. Në këtë periudhë është e këshillueshme reflektim, analizë pune të bërë, të ndaleni një çast të shikoni ecurinë e deritashme dhe të kuptoni nëse keni ende dëshirë të vazhdoni gjithçka apo një pjesë të asaj që keni filluar dhe mbi të gjitha të qartësoni mirë idetë për punën dhe, nëse është e nevojshme, mos u shqetësoni sikur të mbyllni kanale, bashkëpunime dhe kontakte me që nuk ju japin më shumë siguri dhe besim.
Të lindurit në dhjetëditëshin e fundit mund të gjenden, midis pasdites së 7 prillit dhe 21 korrikut, të shohin disa gjëra të lëna pezull, të mbyllin llogari me një të shkuar që mund të jetë pengesë për projekte të rinj, për shkak të Saturnit që, duke u kthyer sërish tek Virgjëresha, nxjerr në dritë atë që rrinte e pazgjidhur. Mos keni ndrojtje ta bëni dhe jeni të vendosur, sepse sigurisht do t’ia dilni për bukuri dhe do të hidhni bazat e qëndrueshme për një të ardhme të shkëlqyer dhe mbi të gjitha pa hije dhe fantazma të së shkuarës, duke shfuqizuar kështu pasiguritë dhe ankthet e çdo lloji.
Në dashuri gjërat do të shkojnë mjaft mirë dhe për më tepër në ndonjë rast do të ndiheni vërtet në komoditetin tuaj, të aftë të joshni, tërhiqni atë që të bën përshtypje, por edhe me dëshirën për të mos humbur kohë, të hyni në një histori, e aftë të ofrojë siguri dhe një ndjenjë përkatësie siç nuk arrinit prej kohësh ta perceptonit.
Nuk do të ketë pengesa, nëse vërtet synoni për një realizim në kohë dhe ka mundësi të afroni në jetën tuaj një person më të madh se ju, jo detyrimisht me moshë, por sigurisht me një përvojë dhe pjekuri më të madhe se juaja, e aftë t’ju bëjë të vlerësoni kuptimin në çift, të ndarjes së problemeve bashkë, me qëndrimin pa e përjashtuar njëri-tjetrin apo të humbësh çdo lloj raporti me botën e jashtme.
Ose është e mundur të jetoni histori pak a shumë të pamundshme dhe romantike, me sa më pak mazokizëm dhe pathos, por sigurisht më konkrete dhe strukturuese, të gjallë emotivisht, por jo anësore dhe të nënvleftësueshme, paralajmëruese të zhvillimeve të ardhme afatgjata, në gjendje të sjellë ndryshime vendimtare në jetën tuaj.
Stina e dashrisë për ju fillon me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj më 11 shkurt, duke qëndruar deri në mëngjesin e 7 marsit. Në këtë periudhë përfitoni për të bërë të njohur më mirë persona që ju interesojnë, përpiquni të jeni të pranishëm në rastet kur ka mundësi të bëni njohje të reja, sepse mund të jenë stimulues, që edhe nëse nuk nisin menjëherë si histori, mund të bëhen me kohë tw tilla. Por nëse jeni lumturisht çift, mund të keni rast të sillni brenda jetës familjare atë romanticizëm që kishte munguar kohët e fundit, duke rigjetur gëzimin e të qënit bashkë dhe nga ana afektive.
Trigonometria e Afërditës tek Gaforrja nga 20 maji në 14 qershor do t’ju sjellë fuqi pasioni, dashuri dhe romanticizëm dhe do t’ju përgatitë të jetoni në mënyrë apasionante një fund pranvere të jashtëzakonshëm, mbi të gjitha nëse do të llogarisni mundësinë e lirisë për histori përfshirëse dhe totalizuese, në të cilat do të eksperimentoni një gamë të gjërë emocionesh, por edhe një ngarkesë të fortë erotike si nuk ndodhte prej kohësh në jetën tuaj.
Por duke filluar nga 8 shtatori deri në janarin e 2011, Afërdita do të jetë aleatja juaj e padiskutuar dhe do t'ju favorizojë në çdo nismë të tipit afektiv. Personat single, apo që u bënë të tillë gjatë vitit, mund të ketë një rast të mirë me hapjen ndaj një dashurie fati, e aftë të ndryshojë jetën tuaj. Do të jetë një periudhë e jetës suaj, me të vërtetë speciale për dashurinë dhe pak më në përgjithësi për universin afektiv dhe ka mundësi që më në fund do t'ia dilni t'i jepni jetës suaj të lidhjes një kuptim dhe qëndrueshmëri në kohë, tw aftë t'ju bëjë të ndiheni të kënaqur dhe gati të ndërtoni seriozisht një raport që do t'ju çojë shumë larg. Në përgjithësi do të ketë mundësi të mira takimi në të katër muajt e këtij fundviti, por dhjetori do të jetë magjik dhe paralajmërues për ndryshime radikale që do t'ju futin në një dimension tjetër sentimental dhe do të hapin dyert e realizimit total dhe të plotë emotiv. Edhe çiftet do të përfitojnë nga kjo periudhë magjike dhe do të shohin më në fund të konkretizuara shumë dëshira që dukeshin të bllokuara dhe pa zhvillime të ardhme, saqë të mos shpresoni më. Kujtohuni të keni besim në këtë vit 2010 dhe mbi të gjitha do të ruani një sjellje të hapur dhe me mundësi, duke shkuandur nga vetja çdo viktimizëm të padobishëm që nuk duhet më për gjë, veç dhimbjeve tuaja dhe t'ju paralajmërojë gëzimet e mrekullueshme që fati ka rezervuar për ju.
Në familje nuk duhet të ketë probleme të veçanta, veç në periudhën nga fundi i korrikut deri në ditët e para të tetorit për shkak të kundërshtisë së Mërkurit dhe Virgjëreshës. Ka mundësi që në këtë hark kohor të gjendeni përballë problemeve të natyrës praktike me persona më të rinj se ju, me fëmijët, vëllezërit, miqtë që në të shumtën e herëve lindin kryesisht nga një komunikim konfuz dhe i pakët. Provoni të kërkoni ndihmën e personave të jashtëm, neutralë dhe do të shihni se gjithçka do të jetë më pak stresuese.
Përsa i përket shëndetit do të ketë një përmirësim të dukshëm dhe ka mundësi që dikush prej jush t'ia dalë të rigjejë një formë pefekte fizike. Por duhet të keni kujdes nga tepëri të shumta ushqyese dhe në pije, pasi Jupiteri në shenjën tuaj mund t'ju mbajë tej mase në kënaqësitë e kuzhinës dhe ta vërë mëlçinë tuaj para stresit, ashtu si dhe rëndim të trupit tuaj. Pra, bëni kujdes nëse jeni të prirur nga mbipesha.

Autori

Comments

Post new comment

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

More information about formatting options

CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
Image CAPTCHA