Në këtë vitin 2010 duhet të viheni në provë dhe të filloni të rrezikoni pak më shumë, duke u ngjitur në skenën e jetës dhe të menaxhoni si protagonistë absolutë gjithçka që ju intereson dhe është prioritare për ju. Por duhet edhe një impenjim më i madh, përcaktimin e asaj që realisht dëshironi dhe e konsideroni të rëndësishme, nga ajo që nuk është, ai që është vetëm një zakon i konsoliduar nga i cili nuk shkëputeni dot. Në fakt është e rëndësishme që të mësoni të përcaktoni atë që është prioritare në këtë moment në jetën tuaj, duke vizatuar një piramidë të vërtetë të nevojave, aq sa të ndiqni një tabelë të mbyllur ecurie të prirur drejt arritjes së shkallëve, sepse realizimi i dëshirave tuaja këtë vit është i sigurt, por kërkon rigorozitet, përkushtim, rregull dhe vendosmëri, ndryshe rrezikoni të përhumbeni në kaosin e mundësive dhe nuk do të dilni në asgjë vërtet konkrete.
Nëse nga njëra anë do të keni Jupiterin në pjesën më të madhe të vitit, përveç parantezës verore, në kundërshti nga Peshqit, që në disa momente duket se ju vënë shkopinj në rrotat e realizmit të projekteve tuaja, mund të besoni në shumë ringritje, si tek ndihma e Mërkurit dhe e Plutonit, të cilët kanë shumë për t'ju mësuar për strategjitë, hilet dhe zgjidhjen e problemeve që vetë ju do të mbeteni të çuditur dhe do të pyesni sesi është e mundur të bëni kaq pa e menduar më parë.
Viti 2010 është për ju një vit i bukur, në kuptimin se do të jetë e mundur më në fund të shihni të realizuar shumë prej projekteve tuaj në nivelin profesional, ashtu si do të jetë e mundur të përcaktoni, një herë e përgjithmonë, vartësitë legale, administrative, financiare apo të trashëgueshme që në të shkuarën ju kishin mërzitur shumë. Edhe në studime do të keni një farë zotësie në rekuperimin e terrenit të humbur në të shkuarën dhe një ringritja juaj e shpejtë dhe e suksesshme do t'ju lërë gojëhapur, të çuditur për punën e madhe në pak kohë. Me fjalë të tjera në këtë vit të ri mund të thuhet se më në fund do t'ia dilni në krye të shumë situatave pezull dhe me vendosmëri dhe punë të palodhshme verifikuese të qëndrueshme, të arrini rezultate të jashtëzakonshme, të aftë të befasoheni gëzueshëm, por edhe të gjeni mjetet e nevojshme për një rinisje 360 gradëshe.
Pikërisht në fushën profesionale, por edhe në studime, do të keni dy raste gjatë vitit për të arritur rezultate të përkryera, në gjendje të mund të shikoni kthesën prej kohësh e përgatitur dhe që nuk e menduat kurrë të mundshme; erdhi momenti dhe më saktësisht provoni të vini në vend vartësitë e vjetra, të mbyllni situata vjetore, të përcaktoni përgjithmonë situata të dyshimta dhe të pastrukturuara mirë, për t'u hedhur në një ndërmarrje të re, në periudhën kur Mërkuri do të kalojë në shenjën e Demit, ose nga 2 prilli deri në 10 qershor. Kjo trigonometri e mrekullueshme do t'ju japë mundësinë ta mbyllni të shkuarën dhe të hidhni baza të qëndrueshme dhe të reja për të ardhmen dhe për t'i dhënë një kthesë konkrete si në fushën profesionale dhe më gjerë në jetën tuaj të përditshme.
Por pauza e gjatë e Mërkurit në shenjën tuaj nga 27 korriku deri në 3 tetor, mund të shërbejë si motor shtytës për të nisur projekte te rinj, të hidheni në ndërmarrje që ju kërkojnë protagonistë absolutë dhe mbi të gjitha të aftë të bëni atë që realisht e ndjeni tuajën, që i përket mënyrës suaj të re të jetës, fryt i një ndryshimi të ngadaltë dhe radikal që ka ndodhur dhe që pjesërisht po ndodh ende tek të lindurit e dhjetëditëshit të tretë, në sajë të kundërshtisë radikale të Uranit nga shenja e Peshqëve.
Nëntori dhe dhjetori për ata që kanë lindur në dhjetëditorin e tretë, por edhe për të tjerët, për shkak të bashkimit të Jupiterit dhe Uranit në gradët e fundit të Peshqëve, mund të jenë muaj kuptimplotë në temën e ndryshimit të jetës, por jo vetëm, meqë ndoshta duhet të parashikoni shpenzime ekstra për të parë të konkretizuar atë që e synoni shumë. Mos bini në kurthin e nxitimit, sepse do të rrezikoni të hidhni poshtë pjesë të punës së gjatë dhe konstruktive të bërë deri në atë moment.
Përsa i përket jetës afektive 2010 do të jetë veçanërisht i gëzueshëm, duke u hapur edhe ndaj formave të reja të dashurisë apo të dashuroheni me persona krejt të ndryshëm nga standartet tuaj të zakonshëm. Në fakt Urani dhe Jupiteri në jetën afektive do të luajnë një rol themelor dhe natyrisht do t'ju shtyjnë në drejtime shumë alternative të zakonshme, duke ju mësuar të jeni të lirë dhe të jetoni me menjëhershmëri dhe natyrshmëri dhe sa gjëra të bukura mund t'ju mbërrijnë në fushën afektive. Për disa mund të mbërrijnë raste që mund t'i kapni shpejt dhe që brenda disa muajve rrezikojnë të ndryshojnë radikalisht jetën tuaj të lidhjeve, ose ka mundësi që të gjendeni të bashkëjetoni brenda disa javëve me një person të saponjohur ose do të gjeni më në fund kurajon për të mbyllur përfundimisht një lidhje të konsumuar që e tërhiqnit dhe nuk e dinit mirë as ju për çfarë arsye.
Disa periudha të vitit do të jenë edhe më fatsjellëse, si p.sh kur Afërdita do të formojë trigonometri nga shenja e Demit, ose nga pasditja e 31 marsit në orët e para të 25 prillit. Në këto ditë mund të ketë rikthim zjarri, ose për një arsye apo tjetër të rishihni të shkuarën tuaj dhe rekuperoni diçka që do ta ngrohë shumë zemrën tuaj.
Stina e vërtetë e dashurisë për ju fillon me hyrjen e Afërditës në shenjën tuaj më 10 korrik, kur do të takojë Marsin edhe ai i ftuar në shtëpinë tuaj, prandaj duhen pritur deri në fund të muajit takime vërtet speciale, pasionante, të zjarrta, vrullshme, por edhe paraljamëruese të zhvillimeve të mëdha të ardhme : të veçanta ditët 14, 15 dhe 16.
Në fund Afërdita do të hyjë në shenjën mike të Akrepit më 8 nëntor dhe do të qëndrojë, me përjashtim të një periudhe në ditët e para të janarit 2011, duke favorizuar kështu jetën tuaj afektive dhe e lidhjeve, duke stabilizuar takimet e lindur në muajin e zjarrtë të korrikut ose duke sjellë zgjerime të mëdha emotive dhe rigjetur pasionin tek ekzistuesit prej vitesh.
Ky kalim i gjatë i Afërditës është veçanërisht i rëndësishëm për jetën tuaj familjare, sepse do t'ju lejojë të rigjeni një harmoni më të madhe dhe mbi të gjitha do t'ju ndihë të zgjidhni keqkuptime të vjetra dhe meqë Afërdita është e lidhur me lekët, ka mundësi të arrini edhe të keni më shumë për ta përdorur në sferën familjare, ndoshat të bëni gjëra që ishin projektuar më parë, por edhe për motive ekonomike të shtyra.
Përsa i përket shëndetit mbani nën kontroll gjithçka që është burim stresi, sepse këtë vit do të jeni të prirur të transformohen në probleme. Eshtë zorra e trashë organi më i nënshtruar ndaj tensioneve dhe nëse mund të kërkoni të merrni masa paraprake duke rregulluar më mirë ushqimin, ashtu si më në përgjithësi stilin e jetës, sepse ndryshe rrezikoni, mbi të gjitha në pjesën e parë të vitit, për shkak të Marsit veçanërisht luftarak, të përballeni me pezmatime që mund t'ju shkaktojnë ndonjë problem, zgjidhje e të cilave kërkon kohë dhe kura mjaft të gjata.
Comments
Post new comment