1. Republika e Kosovës, vazhdon të zhvillohet dhe të forcohet konform mundësive dhe potencialeve të brendshme fizike dhe materiale, si dhe konform bashkpunimit dhe partneritetit shtytës ndërkombëtar. Republika e Kosovës si një shtet relativisht i ri, tashmë ka hyrë nën ombrellën e Familjes së Madhe Ndërkombëtare të shteteve. Shteti i Kosovës, është njohur nga shtetet të fuqishme të botës por, edhe nga shtete të vogla që mezi i gjejmë në hartë. Ekipi i shteteve të fuqishme (SHBA, Anglia, Gjermania, Japonia, Franca, Kanadaja, Australia, Arabia Saudite, Italia, Turqia etj.), përbën krenarinë tonë të veqantë duke qenë se ky ekip, pasqyron universin aktual të fuqisë supreme shtetërore që dominon globin. Pra, sot Republika e Kosovës mund të llogarisë në më shumë siguri politike, ekonomike, kulturore etj. Në fazën aktuale, qytetarët e Kosovës mund të ndihen mirë nga pikëpamja psikologjike dhe, optimistë për të ardhmen e tyre. Megjithatë, sa herë që kërkohet, është prioritare të theksojmë fuqishëm se shteti i Kosovës lindi në suaza të një procesi të ndërlikuar historik dhe, në suaza të një procesi të ashpër politik, deri në shkallë lufte. Në të gjitha fazat, veqmas pas vitit 1981, hapat tonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishin jashtzakonisht të vështirë. Dhe plotë një dekadë pas qershorit të vitit 1999, nga periudha “de fakto” Republika e Kosovës edhe “de jure” (17.02.2008), është shtet.
2. Gjithsesi, edhe të fituarit e statusit të shtetit (shtetbërja), po ashtu përbënë një sfidë më vete. Ndamas nga cdo sfidë e brendshme zhvillimi, në planin ndërkombëtar kërkohet që subjektiviteti i proklamuar dhe i shpallur të njihet nga të tjerët. Çdo njohje, është e favorshme dhe e plotëson në dhjetëra mënyra, fuqinë shtetërore të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës, ka hyrë në fazën kur i duhen njohjet domosdo. Sa më shumë njohje, që domethënë sa më shumë numra shtetesh që do të na njohin në cilëndo formë politiko-juridike ndërkombëtare, do të na mundësoj konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në familjen e shteteve të pavaruara. Rritja e numrit të shteteve që na njohin, krijon partneritet politik dhe ekonomik, krijon partneritet kulturor, sportiv, krijon siguri etj. Gjithashtu, mundëson edhe bashkpunim të gjërë dhe të nduarndurtë me popujt dhe komunitetet e ndryshme, me shtete, me organizatat supranacionale, e që të gjitha këto janë një corpus i gjërë - i organizuar. Bashkpunimet janë gjithmonë të nevojshme dhe perspektivat bëhen më funksionale dhe më të fuqishme, nisur nga traditat e zhvillimit historik ndërkombëtar të popujve dhe shteteve. Shekulli si ky ( XXI ), imponon dinamikë të fuqishme, vizion, perspektivë bashk me “shkrirjet” e ndryshme (lehtësisht të durueshme ) të aspekteve nacionale e shtetërore, duke qenë se bota është kthyer në një “fshat global” dhe ku interesat janë kaq të përbashkëta, bile të domosdoshme, reciproke. Nevojat pa fund dhe çështjet e ndryshme globale (ekonomia, ambienti, tregu, edukimi, siguria etj.), na shtyjnë të mendojmë dhe të veprojmë në drejtim të gjetjes së detyrueshme të vetës sonë në suaza të intereseve globale: mënyra më frytëdhënëse e zhvillimit dhe e prosperimit.
Rritja e kapaciteteve të lobimit dhe procedimi me sukses i rrugës së njohjeve ndërkombëtare, përkon me nevojat e nduarndurta të zhvillimit të brendshëm dhe, me stabilizimin e shtresuar në shkallë institucionale, administrative, shoqërore etj. Presioni që buron nga shtimi i njohjeve ndërkombëtare përshembull, e detyron apriori, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND ) që të shmang cdo dilemë eventuale lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Rritja e numrit të shteteve që e njohin Republikën e Kosovës, zbutë qëndrimet e ashpëra politike dhe shtetërore ndaj ekzistencës dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës të vendeve si, Sllovakia, Greqia, Rumania, Spanja, Rusia etj. Institucionet e Kosovës, Qeveria dhe me theks të veqantë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), duhet të rrisin kapacitetet politike dhe shtetërore në nivelin energjik lobues, duhet të rrisin cilësitë diplomatike që të ngritet kuota e shteteve njohëse ( kuota e numrave ), për të plotësuar kriteret e nevojshme juridike- procedurale që Republika e Kosovës t’i hapë më kollaj, dyert drejtë anëtarësimit të sigurtë në organizmat më të larta ndërkombëtare si: UE, NATO, OKB etj.
Comments
Përshëndetje nga Bukureshti
12. 01. 2010 by Anonim, 28 weeks 2 days para
Koment id: 168
Ja një shkrim briliant që mbëlton shpresa dhe trason shtigjet e optimizmit për mbarëvajtje politike dhe ekonomike shqiptare. Deri tani kemi menduar se Fehmiu është vetëm poet, por kjo analizë e mirëfilltë politike me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare, dëshmon se është edhe patriot. Të jesh patrot don të thotë ta duash atdheun tënd duke e bërët të njohur kudoqoftë dhe kurëdoqoftë.
Post new comment