I keni ndjekur debatet e fundit Bashki - Qeveri për Sheshin Skënderbej? E dini pse e refuzon qeveria? Sepse i vetmi shesh për mitingje tani mbetet para Kryeministrisë.
E morët vesh që PD do bëj miting më 1 Maj. A s'është e çuditshme? Më 1 Maj protestohet kundër qeverisë, çne... Ahhh..., do hapen kutitë para 1 Majit.
Dje ishte dita e Tokës dhe shumë vende i fikën dritat për 1 orë. Edhe Shqipëria i fiku. Po pse? Në Shqipëri ''dita e Tokës'' është për ditë
Nga Brukseli, Berisha tha se ka marrë garanci të plotë për heqjen e vizave. Ju kujtohet, këtë e pat thënë edhe 5 vjet më parë. Jo, 15 vjet.., prit pak, 20 vjet më parë.
E dëgjuat propozimin e Kryeministrit Berisha që zgjedhjet të hetohen nga 100 prokurorë. Besoj e kuptoni se ku do i gjej 100 prokurorët. Do hapë prapë Kursin e Plepave.
E patë konferencën për shtyp të Metës pas kthimit nga SHBA? E patë sa nervoz dukej. S'ka faj. Nga Beogradi shkoi në Washington..., intenerari i Tadiç.
Në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Kroaci, nuk ka shkuar Presidenti serb Tadiç si protestë pse aty ishte Hashim Thaçi. Nuk u vu re mungesa, ishte Berisha.
Pas dështimit të seancës parlamentare për kutitë e votimit, Edi Rama tha se do e largonin qeverinë me protesta. Nuk ka nevoje, e larguar është (s'punon).
E lexuat letrën e hapur që Rama i dërgoi Berishës? Sa e gjatë ishte. Berisha s'besoj ta ketë lexuar. Ka kohë që s'lexon letra. Që nga letra e NATO-s.
Sherr mes Ambasadorit Amerikan e Berishës për ligjin e SHISH. A ju kujtohet Gazidede? Ai që e quante Klintonin komunist e Berishën antikomunist, si Meta sot. Për atë zihen.
Besoj e dini që Ilir Meta është në Beograd. U kërkoi ndihmë serbëve ta kthejnë në pushtet, dhe nesër vjen me ushtrinë serbe... Prit pak, jo. Këtë e pat bërë Zogu.
E lexuat gazetën Koha Jonë ç'shkruante dje? Berisha rrit rrogat e pensionet kurse Europa i ul. OK, më në fund edhe Koha Jonë e kuptoi që nuk jemi në Europë.
E keni parasyshë Ilir Metën? Që ështe Ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha. Që ishte Ministër i Jashtëm edhe në qeverinë Nano. Do shkoj në Beograd. E treta e vërteta.
Presidenti Topi tha se emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është bllokuar se Parlamenti s'ka 84 deputetë. OK, jo panik! Do gjejmë deputetë. Kemi Ruzhdien.
E lexoni gazetën Koha Jone? Keni vënë re se vetëm lavdrime e suksese përmend? A s'ngjan me ZP e kohës së Ramizit, kur Berisha i pat dalë kundër.
Ju kujtohet turi i Ramës "Dialog me Shqipërinë"? Tani do e filloj Berisha, me titullin: "Dialog me Ruzhdijen".
Një lajm i çuditshëm. Berisha do nis turin: "Dialog me Shqipërinë" nëpër fshatra e qytete. Pra më në fund Tirana do ketë kriminalitetin me të ulët në vend.
Sivjet 7 Marsi ishte ditë e djelë, pushim. 80 përqind e arsimtarëve thanë se ishin të pa punë, ndërsa 20 përqind thanë se ishin anëtarë të PD-s.
Ministrat e brendshëm të vendeve të Ballkanit miratun një kërkesë për KE-n, që të heq vizat për Shqipërinë e Bosnjen, sepse... Prit pak. Edhe Bosnja? I mori në qafë doktori (Karaxhiçi) edhe ata...
I patë kartat e fallsifikuara të identitetit që votuesit e PD-s kishin përdorur në Ruzhdie? Ishin biometrike, për gjithë Zonën Shengen.
Është sulmuar website i Presidentit nga internet hackers serbë. Lajm i mirë është se shpëtoi website i Parlamentit. Zj. Topalli sapo i kishte hequr fotot e Topit.
E morët vesh që Ina Rama dështoi të marrë Masterin në drejtësi, kurse zonja Topalli me agronomi ka filluar doktoratën në drejtësi... te kursi i plepave.
Gjykata e Lartë pushoi për të dytën herë çështjen e Fatmir Mediut për Gërdecin. A s'ngjan tani Fatmir Mediu me Binladen, hidh të tjerë në erë, por jo veten.
Në Ruzhdije komisionerët e PD-s kishin futur në kutitë e votimit 500 fletë-votimi. E kuptoni tani se çka ndodhur atë ditë në Shqipëri. Jemi bërë 30 milionë banorë.
Dëgjuat për Ruzhdijen, fshatin e Fierit ku janë manipuluar kutitë e votitmi. Pra Fieri prap ters nxorri. Perveç tersit të Pojanit tani edhe tersi Ruzhdijes ishte mangut. Prit pak, Fieri ka dhe një ters tjetër, tersin e Berishës - Dritan Priftin.
Ilir Meta tha se zgjedhjet e reja do bëhen më 2013, jo tani. Keni vënë re se Meta thotë gjithmonë të kundërtën, si tersi i Ruzhdijes..., oops, tersi Pojanit?
A ju kujtohet tryeza e Presidentit për takimin Berisha - Rama? E bleu dje KE, në kuadër të projektit ''Shqipëria 1 euro''.
Në Shqipëri përsëri përmbytje e madhe. Jo vetëm në veri por edhe në jug. Tani vetëm dy lajme vijnë nga Shqipëria: politikë e përmbytje. Varet nga moti. Kur bie shi del balta. Kur s'bie shi del Sala... Pra, bujrum në Ferr.
PS do hyjë të enjten në parlament. Pra, boj-koti mbaroi... A s'duket kjo fjala ''boj-kot'' si fjalë shqiptare? Une boj kot, ata bojn kot... ne bojm (marrim) kot.
Dje i gjithë vendi ka pasur një blackout total, disa orë pa drita. Dritan Prifti tha se shkak ishte rrufeja... Rrufeja??? - Rrufeja s'bie në hale!
Një blackout total ka patur dje në Shqipëri, por shpejt u sqarua problemi. Ministri Prifti kishte shtypur gabim butonin e dritave të tryezës së Presidentit.
Comments
Post new comment