Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Femra duhet të ecë me hapin e kohës

08. 03. 2010 by Vilhelme Vranar...

Dërgoje me emailPrinter-friendly version

Tabela e Permbajtjes:

  • Femra duhet të ecë me hapin e kohës
  • Faqe 2

Manushaqe pragpranvere,
del në borë e në të ftohtë,
eja të bëj tufë të bukur,
për gratë…
anembanë… kudo në botë.

Ngjyrë vjolë me gjethe bari,
që fal…
oh, ç’ bukuri të ngrohtë.
Përherë të shoh kryevarur
si zemra e dridhur e femrës nënë,
gjithë brenga, dhembje dhe lotë.
Mos harro për çdo 8 mars,
lotët e vesës gjithë aromë
shpërndai globit anekënd,
e kërkoi botës mashkullore,
pa ne , qelizat e jetës mëmë,
nuk ndërtohet kurrë kjo botë!”

E nisa me këto vargje që i krijova enkas për ju të ëmblat nëna, për vete dhe për gjithë femrat e botës. Kjo ditë më çoi 20 vite të shkuara, kur ishte trimëri të vrisje frikën, kur ishte guxim të shprehje mendimin dhe kur ishte mençuri të jepje ide dhe të dilje kundër rrymës. Eh, ishin mjaftë zonja trimëresha që u përballën me rezistencën e krijuar si rezultat i mbijetesës së detyruar, të kushtëzuar nga varfëria ekonomike, varfëria mendore, shpirtërore, nga dhuna morale, psikike, intelektuale dhe profesionale. Gratë luftuan me dëshirën për të qenë të lira, për përmbysjen e kolerës komuniste, u vetmohuan për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, shtetit ligjor, ku mendonin se do të gjenin veten.

Si u vlerësua vallë ky potencial femëror?

Ishin gratë, të parat pilote të vdekjes që u sakrifikuan për demokracinë dhe përgatitën karrigen për ata që pritën se nga do të frynte era.

Ku jemi sot?

Fakti tregon se femra përfaqësohet vetëm nga një zonjë në qeveri, kurse kuota fiktive 30% e femrave që duhej të përfaqësonte parlamentin ,ende ka mbetur ëndërr në sirtar. Në rrethin e Vlorës Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Kryetari i Qarkut, Drejtori i Arsimit, i Shëndetësisë, i Bibliotekës, të Muzeve, qendrave arkitektonike dhe shumë institucioneve me rëndësi si arsim dhe shëndetësi , ku 80 % të punonjësve janë femra, për fat të keq drejtohen nga meshkuj. U kërkoj ndjesë zotërinjëve, nuk kam asgjë me ta, por pyes ku është potenciali femëror? Ku është vendi i femrës? E njëjta gjë ndodh edhe në politikë. Kush i drejton dy forcat politike në Vlorë këto 20 vite?! Vetëm meshkuj.

A u vlerësuan këto femra që ishin të parat në barikadat antikomuniste, të parat demokrate pa ngjyra politike. Jo…kurrë.

Të tjerët morën trofetë, kurse ato u lanë në rrugën e madhe. L.D.G. e Gruas Vlorë ishte e para që formuloi kërkesat për lirinë, të drejtat dhe barazinë e gruas, peticion që u lexua më 21 prill 1992, nga i nderuari dhe i ndjeri Pjetër Arbnori, Kryetar i Parlamentit shqiptar. Ishte vlonjate njëra nga 3 zonjat që drejtuan Kongresin e I të Gruas Demokratike. Ishte vlonjate ajo që e ngriti zërin për autoktoninë shqiptare të Himarës. Ishte vlonjate ajo që u ngrit për Pavarësinë e Kosovës, e shpalli botërisht se rrënjët e Pavarësisë së Kosovës nisin nga Janina në Prizren, si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato. Ishte vlonjate ajo që kërkoi deri në Ambasadën Italiane Tiranë legalizimin e emigrantëve dhe bashkimin familjar. Ishte vlonjate ajo u ngrit ndaj dhunës në familje dhe ndaj gruas. Ishin pikërisht këto zonja, të parat që u ngritën kundër dukurive negative të shoqërisë që erdhi si pasojë e ndryshimeve politike -sociale të periudhës së tranzicionit tejet të zgjatur. Ishin gratë të parat që u ngritën ndaj fenomenit korrupsion qysh më 1994. Këto fenomene sociale që erdhën si pasojë e varfërisë, pjellë e izolimit gjysmë shekullor, prishën ekuilibrin e traditës së bukur të familjes shqiptare. Këto fakte e renditën Shqipërinë ndër vendet e e para për prostitucion, trafik të mishit të bardhë, kriminalitetit, trafikut të drogës, abortit tek të miturat, kundër varfërisë i alfa e çdo fenomeni negativ. Secila nga zonjat, në fushën e vetë nxori vlerat, arritjet, mangësitë dhe mënyrat për parandalimin e këtyre problemeve që nuk na nderojnë duke i evidentuar në sesione shkencore me nënat dhe vajzxat vlonjate. Këto femra, duke harruar veten, që punuan me mish e me shpirt, duke trokitur derë më derë në çdo lagje e çdo fshat për fitoren e demokracisë, si u shpërblyen vallë ? Për fat u lanë në harresë.

Nuk duhen mohuarsukseset e shtetit demokratik, por duhen minimizuar gabimet me dashje dhe lënia e femrës në hije.

Sot shoh një mefshtësi të femrës. Nuk kërkon asgjë për vete, veç gjithçka për burrat. Zonja të nderuara, ç’kanë meshkujt më shumë nga ne? mos vallë kanë intelektin, arsimimin apo çdo punë që nisin e çojnë deri në fund dhe e kryejnë më mirë se ne? Jo. Duke dalë me kërkesat tona, ne e ndihmpojmë shoqërinë, shtetin dhe politikën që të integrojmë më shpejt drejt BE.

Autori

Comments

Post new comment

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

More information about formatting options

CAPTCHA
This question is for testing whether you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
Image CAPTCHA