Skip to content

Rama hedh hapin final të diktatorit (prej lecke), tradhëton median që i dha pushtetin

08. 09. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Edvin Rama

Edhe bufi tani e kupton se Rama po përpiqet të imitoj trashë Berishën, kokëfortësinë e jo-fleksibilitetin e tij, me shpresën e marrë se kjo strategji do i japë jetëgjatësi në pushtet (ka dy muaj që s'pranon asnjë kritikë nga media, madje s'bën as konferenca shtypi). Sigurisht harron i shkreti se ai s'ka "topet" e Berishës, s'ka suport (back-up) të "natyrshëm" në vend.

Për histori, në kontrast me të, Fatos Nano kishte biografi/shanse shumë më pozitive se Rama, pasi ishte i burgosur politik, dhe pushtetin e morri fill pas dështimit total të Berishës në '97-n, por përsëri ra nga karrigia në një vit. Pse? Sepse Nano (si Rama) s'kishte suportin e natyrshëm të shumicës ne vend (vinte nga "minority group"), dhe pa këtë element fondamental s'mund të bëhesh diktator në një vend, por veçse një "pushtues".

Pas '98-s Nano kuptoi faktin se s'mund të qeveriste gjatë nëse s'do ishte fleksibël, gjithë-përfshirës, jo-kokëfortë, dhe i hapur. Pikërisht atë bëri, dhe mbijetoi suksesshëm.

Nga ana tjetër, kështu siç e ka nisur Rama, me ngurtësi/kokëfortësi e këmbëngulje alla Berishë, natyrisht s'do e zerë muaji Shkurt në pushtet, ndoshta më shpejt, mund të jetë dhurata/kurbani i krishtlindjeve të Ilir Metës.

* * *

Është evidente tashmë se Rama më 1 Prill ka nënshkruar një marrëveshje aspak të leverdishme për kampin anti-Berishë. Paniku i humbjes atëhere e kanë shtrënguar të bëj lëshime thelbësore në favor të Metës, dhe si frikacak klasik që është ka menduar vetëm për prapanicën e vet (e të Koços).

Rama (si byth-pambuk Tirane që është - Mehmet Shehu mbase kishte të drejtë për këtë kategori) nuk diti të lexoj atmosferën para-23 qershor, dhe në këtë aspekt nuk kuptoi faktin se Meta ishte ai që erdhi tek kampi anti-Berishë, jo e kundërta.

Me ç'duket Rama nuk ka mundur të konstatoj atmosferën e gjerë të lirisë që media opozitare kishte krijuar në kontrast me palën tjetër, atmosferë që joshte (atrakte) deri dhe armiqtë e saj. Meta ishte njëri prej tyre që u deh (tremb) nga kjo atmosferë, dhe iku (u arratis) nga Berisha, sepse nuhati shkatërrimin, kaq.

Kjo është e vërteta, s'ka të vërtetë tjetër në këtë histori. Nuk e benefiti Meta opozitën, e kundërta, Meta u benefit nga opozita. Pikërisht këtë s'ka deshifruar truri i Edvin K. Ramës më 1 Prill (ditën e tarrallakëve), dhe në panik (e nën presionin e biznesmenëve të zhytur ne borxhe të tipit Kokëdhima & Co.) bëri një alleshverish tipik prej super-dështaku.

Notë: Sot Rama anonconte "Kodin e Heshtjes" me median (jo më kontakt me median). Sa idiot që është...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar