Skip to content

Nuk u votua PRO Edvinit më 23 qershor, u votua KUNDËR Berishës (tani zgjedhje)

03. 10. 2013 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kunder

Ishte votë KUNDËR, jo PRO vota e 23 qershorit. Çdo interpretim tjetër në këtë aspekt është i gabuar, tejet i gabuar, çon në diktatorship të ri. Votuesit më 23 qershor ishin totalisht të fokusuar vetëm në një objektiv, të largonin Berishën, kaq. Tentativa për të përfituar nga kjo situatë sjell kolaps të vendit në një të ardhme të afërt, jo dyshime, sepse qeveria nuk ka suport të natyrshëm elektoral.

Largimi i Berishës supozohet ti sjell vendit një të ardhme tjetër, mbyll tranzicionin e gjatë mes komunizmit e kapitalizmit në Shqipëri, dhe hap perspektivë të re elektorale në vend. Kjo do të thotë se çdo përpjekje për të mbajtur me sforco status quo-në e vjetër, siç Edvini po tenton si Don Kishoti tani, është aventurizëm i rrezikshëm (u bind Berisha të mbyll tranzicionin e s'bindet Edvini, i thonë kësaj).

Me fjalë të tjera, Shqiperia duhet të shkoj (ka nevojë të shkoj) në zgjedhje të reja parlamentare në një të ardhme të afërt, zgjedhje që do fusin vendin përfundimisht në rrugën e demokracisë e kapitalizmit normal. Më 23 qershor askush s'ka marrë mandat qeverisës, pasi u votua KUNDËR jo PRO (vetë konfigurimi ekstrem i parlamentit nënkupton votën KUNDER Berishës). Sot vendi s'ka qeveri legjitime, nuk ka votën PRO më 23 qershor.

Pas 20 vjet tranzicioni, më në fund shqiptarët tani janë gati për zgjedhje me objektiv PRO (jo më KUNDËR), brenda një klime elektorale rutinë, dhe ata e meritojnë ta ushtrojnë këtë privilegj pas dy dekada nëpërkëmbje e diskriminimi elektoral. Uroj që Edvini & Co. ta kuptojnë këtë situatë e të mos pengojnë ëndrrën e popullit për demokraci reale (kur shqiptarët bënë dalje Berishën, të tjerët i mbysin me pështyma - sot njerëzit janë tejet të etur për liri).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar