Skip to content

A do ja dalë Edvini 5 të shtunave, 5 të djelave e 5 të hënave të Marsit

01. 03. 2014 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Marsi konsiderohet muaj fatal, sidomos për ata që janë në fije të perit. Marsi këput jetë, merr jetë, rrëzon e permbys qeveri/rregjime. Pakënaqësitë e akumuluara në dimër kurorëzohen zakonisht në Mars. Eshtë muaji që vjel frytet e revoltës, dhe në këtë aspekt marsi i këtij viti do jetë testi i vërtetë i mbijetesës së Edvinit. Marsi i këtij viti është super-super i gjatë, "mjerë" Edvini i "shkretë"...

Dje FMN aprovoi një kredi për shtetin shqiptar, rreth 300 milionë dollarë për tre vjet, që de facto s'është asgjë kur mendon kushtet e rënda financiare në të cilat vegjeton Shqipëria nën një qeverisje super-mediokre.

Veç borxhit stratosferik publik (më i madh se kredia e FMN-s) që duhet të shlyhet brenda këtij vit, dhe papunësisë në shifra galopante, Edvini i shtoi Shqipërisë edhe një element të rëndë/katastrofik: TRITOLIN.

Kjo ishte e pafalshme, ishte përtej çdo predikimi, ishte/është tradhëti kombëtare, dhe dikush atje lart (Edvini ose Saimiri) duhet të bëhen "kokë turku" për njollën që i vunë vendit. Veç faktin që (1) Shqipëria vihet në listën e vendeve me fizionomi terroriste (gjërat bëhen të besueshme sepse jemi vend mysliman si vendet që e kanë shpërthimin në publik profil të tyre ndërkombëtarë), (2) dëmtohet seriozisht turizmi ynë bregdetar si e vetmja industri që punon në Shqipëri (askush s'do preferonte për plazh një vend me tritol/shpërthim në publik).

Ndoshta zgjidhja më efikase e më atdhetare (nëse Edvini ka ndonjë molekulë patriotizmi) do ishte krijimi i një qeverie teknike për të frenuar dyshezën/katastrofën, qeveri e cila do e çonte vendin susksesshëm drejt marrjes së statusit të BE-së në qershor. Largimi i qeverisë aktuale nuk është thjesht një opsion, por mbi të gjitha një domozdoshmëri alarmante për të shpëtuar ekzistencën e vendit...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar