Skip to content

Serbia në UNESCO??!! - Pse nuk fusin dhe ISIS në UNESCO?

17. 10. 2015 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
serbia.jpg

(Serbia duhej përjashtuar nga UNESCO që kur bombardoi Dubrovnikun)
Serbia ka vepruar si ISIS në Ballkan, jo vetëm duke vrarë e zhdukur qindramijra njerëz të pafajshëm (statistikat sugjerojne se ISIS akoma s'ka arritur numrin e të vrarëve që kreu Serbia në dy dekadat e fundit në Ballkan), por gjithashtu si ISIS që eleminon kulturat jo-islame, edhe Serbia eleminoi çdo trashëgimi kulturore të popujve jo-serb në rajon.

Rasti më klasik (çmenduri alla-serbe) ishte bombardimi (para kamerave të gjithë botës) të qytetit antik të Dubrovnikut (imagjinoni se ç'kanë bërë jashtë kamerave), dhe për ironi UNESCO nuk e penalizoi Serbinë me përjashtim.

Të vinte të villje si presidenti aktual serb, ndërsa argumentonte në mënyrë banale kundershtimin serb për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, tha se trashëgimia kulturore e shqiptarëve të Kosovës nuk është as 5 dekada e vjetër.

Veç thelbit të ndyrë racist të deklaratës së tij që pikonte gjak (Serbia vijon e pa-penduar genocidin anti-shqiptarë), i shkreti tingëlloi edhe grotesk, sepse shqiptarët ishin atje kur serbët ndodheshin në Azinë e larget, para se të vinin në Ballkan si barbarë.

Shqiptarët e Kosovës kanë trashëgimi kulturore mijravjeçare, si të gjithë shqiptarët në rajon - bota e di këtë - por të vjen të vësh kujën si serbët, me ca gërmadha bizantine bajate, ku u projektua genocidi serb kundër popujve ballkanik, jane anëtarë të UNESCO-s, kurse pasardhësit e Ilirëve e Pellazgëve të lashtë (themeluesve të qytetërimit botërorë) s'janë në UNESCO-s. Pyetja është: Çfarë lesh organizate qenka kjo UNESCO??!!

Vetë fakti që shqiptarët e Kosovës nuk cënuan asnjë kishë e manastir serb në Kosovë, megjithvse ato shërbyen si shtabe lufte të spastrimit të tyre etnik, zbardh faktin sa vonë është UNESCO në anëtarësimin e Kosovës në organizatën në fjalë, ndërkohë që mban si anëtare një Serbi fondamentaliste si ISIS.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar