Skip to content

Rama të detyroj Maqedoninë të paguaj ''Rrugën e Arbërit''

07. 02. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Rruga Arberit

Megjithëse duket si deklarata e Donald Trump që murin ta paguaj Meksika, s'është ashtu, përkundrazi, nëse pagesa e murit nga Meksika është pa sens, pagesa e "Rrugës së Arbërit" nga Maqedonia është në interesin e saj të plotë. "Rruga e Arbërit" nuk do benefit gjëkundi Dibrën e Matin, sa do benefit Maqedoninë në tregëti e turizëm.

Maqedonia, ky shtet i Ballkanit Qëndror, pa dalje në det, rrugën më të shkurtër për në det e ka natyrshëm nga Shqipëria. Por Maqedonia nuk e do këtë. Ajo shkon deri poshtë në portet greke duke e disa-fishuar gjatësinë e rrugës. Madje së fundi, synoi permbytjen e Radikës që ta bëj Vardarin lumë të lundrueshëm për anijet e saj drejt Greqisë, thjesht që të mënjanonte portet shqiptare. Kjo politikë aventurore maqedonase vjen edhe nga mos-dashja e saj e vjetër për të mos bashkëpunuar në tregëti e turizëm me Shqipërinë, ashtu dhe nga tendenca e saj raciste/diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët synon t'i mbaj të izoluar nga Shqipëria.

Rama, meqenëse është disi i drejtëpërdrejtë në deklarata (si Donald Trump), duhet të bëj zhurmë në këtë aspekt, edhe në BE, të diskretitoj politikën absurde diskreminuese të Maqedonisë ndaj Shqipërisë në biznes, bazuar në faktorët e mësipërm. Të thuhet me zë të lartë, që, ky vend po shkon nga kriza në krizë, duke u bërë rrezik për stabilitetin në rajon, pse ndjek politikë të ngurtë tregëtare me Shqipërinë.

Në vijim të kësaj linje, politikat tregëtare dhe të taksimit në kufi ndaj Maqedonisë të ashpërsohen. Në aspektin diplomatik, Shqipëria të kushtëzoj votën e saj për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me ndryshimin e politikave të saj tregëtare, dhe kjo të filloj me investimin në "Rrugën e Arbërit".

Gjithashtu, të nxitet faktori shqiptar në Maqedoni të kushtëzoj pjesmarrjen në qeverinë e Shkupit me ndryshimin e politikave tregëtare ndaj Shqipërisë, si më të favorshme për shkak të distancës së shkurtër që krijon ndërtimi i "Rrugës së Arbërit", si rruga më e rëndësishme tregëtare e Maqedonisë për biznes e turizëm në Adriatik.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar