Skip to content

Nëse Maqedonia plas, shqiptarët këtë rradhë do marrin edhe Çamërinë

03. 03. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Gazeta_1.JPG

Shqiptarët sot nuk janë më 1913, as më 1918, as 1924, siç më kokëtrashët e sllavëve, maqedonët, akoma s'e kanë marrë vesh. Shqiptarët ua treguan vendin sllavëve që më 1944, por i tradhëtoi Enver Hoxha në shkëmbim të pushtetit personal. Natyrisht nuk e duam luftën, dhe urojmë që Maqedonia të mbijetoj, si një federatë (si Zvicra), por nëse plas, shqiptarët s'ka bir nane t'i stop këtë rradhë.

Forcën e shqiptarëve e kanë të qartë të gjithë sot në Ballkan. Edhe kur Millosheviçi filloi dëbimin e kosovarëve, në ditët tona më të vështira, fqinjët u trembën nga ngritja e mundshme e shqiptarëve, sepse çdo konflikt me shqiptarët do përshkallëzohet, dhe në fund "malli do kthehet tek i zoti", trojet e lashta shqiptare do i rikthehen Shqipërisë. Edhe Greqia u shqetësua seriozisht atëhere, se mos konflikti përshkallëzohej drejt Maqedonisë, e rrjedhimisht drejt Çamërisë, dhe s'hezitoj të tradhëtonte aleaten e saj historike, Serbinë, kur lejoi trupat amerikane të udhëtonin nëpër Greqi për të shkuar në Kosovë (Shqipëria atëhere s'kishte rrugë për makineritë amerikane, sot ka).  

Pjesa shqiptare e Maqedonisë është pjesa më e zhvilluar atje. Jo për shkak të investimeve të shtetit maqedon, përkundrazi, qeveria sllave s'ka hedhur asnjë qindarkë në pjesën shqiptare, por sepse shqiptarët prej dekadash punojnë në Perëndim, dhe e kanë shndëruar territorin e tyre në një lloj Gjermanie e Zvicre. Shqiptarët e Maqedonisë sot janë e vetmja Europë atje, përballë sllavëve që kanë mbetur Bizant i gjallë.

Më 1915, kryeministri famëkeq serb, Pashiç, u bë gati t'ia kthente Dibrën e Madhe, Shqipërisë, se s'po përballej dot me luftën non-stop të dibranëve, por atëhere dibranët i përçau Esad Pasha. Tani Dibra do jetë e para që do bashkohet.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar