Skip to content

Trump i thotë Rusisë (edhe Bashës e Metës) si shumë jemi njoft

07. 04. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
raketa.jpg

Më në fund Amerika kthehet në pozicionin e vet historik, shyqyr Zotit. Presidenti Trump goditi të enjnten me 59 raketa një baze ushtarake siriane, të sapo rinovuar nga rusët, duke eleminuar kështu çdo mëdyshje për ndonjë anim të tij në favor të Rusisë e kripto-diktatorit Putin. Ky aksion i rëndësishëm ushtarako-politik amerikan kundër Rusisë, godet gjithashtu fatalisht këlyshët e Putinit në Shqipëri, që prej muajsh po destabilizojnë shtetin e brishtë shqiptarë.

Tani është koha për ndërshkime. Të goditen vemjet e Rusisë në Shqipëri, Basha e Meta, që nën urdhërat e Kremlinit po përmbushnin skenarin më ogurzi ndaj demokracisë e kombit shqiptarë. Plehrat, menduan se u "bë deti kos", dhe vendosën të shkatërrojnë rendin kushtetues shqiptar ditën për diell, arritjet e vështira prej dy dekadash të demokracisë shqiptare.

Maskarenjtë, që deshën pushtet me kryengritje e maskarrallëqe gangsterësh, të ndëshkohen sa më rëndë, që askujt të mos i shkej mendja për jetë të jetëve të kthej vitin e mbrapsht 1913 në Shqipëri, kur shteti e qeveritë përmbyseshin nga rruga, rrugëtarët e lopçarët e paguar nga Serbia.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar