Skip to content

Voto LSI nëse do një 21 janar tjetër e një çadër tjetër

22. 06. 2017 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
LSI

LSI dështoi që më 21 janar të jetë një faktor që garanton stabilitetin qeverisës, megjithëse ajo s'resht së dedikuari vetes këtë rol të pavërtetë. Dy evenimente, që patën impakt të gjërë negativ ndërkombëtarë për Shqipërinë, 21 janari e çadra, tregojnë se LSI s'është e aftë të prodhoj apo garantoj stabilitet qeverisës në vend, përkundrazi, ajo i krijoi ato ngajrje de facto.

LSI s'mundet të garantoj stabilitet qeverisës në Shqipëri, gjë që nënkupton se ajo s'mundet të krijoj as destabilitet gjithashtu, megjithëse lidershipi i saj po përpiqet në mënyrë qesharake të nënkuptoj se gjoja LSI do destabilizoj vendin, do rrëmbej armët, e të tjera idiotizma të kësaj natyre. LSI nuk mundet.

Këto vite të LSI-së në qeverisje s'bën gjë tjetër veçse konsoliduan (institucionalizuan) korrupsionin shtetërorë në nivele të papara botërore. LSI tërhoqi zvarrë, deri në poshtërim, dy partitë kryesore në vend, PD e PS, duke i kërcënuar ato se do u kolapste pushtetin nëse nuk bënin siç ajo dëshironte. Kjo pengmarrje e paprecedent e demokracisë shqiptare e bëri qeverisjen në Shqipëri pothuajse impotente këto 10 vjet, duke e shtrydhur e varfëruar vendin rëndë.

Më 25 qershor është dita që kësaj pengmarrje t'i thuhet STOP njëherë e përgjithmonë, dhe vendi të menaxhohet nga dy partitë e mëdha, deri sa demokracia e mirëqenia e shqiptarëve të ngrihen në nivele europiane.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar