Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare qe do te mbahen ne Shqiperi me daten 28 qershor 2009, jo vetem qe duhet te jene te drejta e te ndershme, ku populli yne te shpreh vullnetin e tij, por me ane te tyre ne duhet ti tregojme perndimit dhe gjithe botes se civilizuar, se ne vendin tone tashme eshte vendosur nje demokraci e vertet.
Keto zgjedhje gjithashtu do te jene nje test i fuqishem dhe tregues i madhe prove per te gjithe shoqerine tone, te cilat do te merren parasysh dhe vleresohet shume nga nderkombtaret, per te pare dhe krijuar bindjen e tyre se ne Shqiperi po funksionon normalisht shteti demokratik e ligjor, i cili respekton dhe mbrone te drejtat themelore te qytetareve dhe shtetasve te vet. Ky moment kaq i rendesishem duhet te vleresohet drejt nga te gjithe ne, partit politike, Qeveria, Parlamenti, Presidenca, organizatat, shoqatat e ndryshme, lideret e tyre dhe tere strukturat e shtetit tone, qe te merren te gjitha masat e nevojshme konforme ligjeve perkatese qe ekzistojne, me qellim qe keto zgjedhje te kryhen dhe perfundojne me sukses te plote. Gjate kesaj periudhe ne nuk duhet te lejojme e tolerojme asnje te mete e dobesi, qe mund te behet shkak per c’rregullime, manipulime dhe shkelje flagrante, te cilat demtojne sadopak imazhin e ketyre zgjedhjeve. Populli yne duhet te siguroje nje pjesmarrje sa me te larte ne keto votime, per te shprehur vullnetin e vet te plote e te lire dhe prure ne pushtet ato forca politike dhe ata lider qe e meritojne, te cilet punojne me perkushtim, mbrojne dhe u sherbejne me mire interesave te tij.
Ne si diaspore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe kemi bere aq shume sakrifica me dekada te tera, per Shqiperine, Kosoven, shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, Serbi, Cameri dhe tere kombin, po i ndjekim me vigjilence keto zgjedhje dhe do te japim kontributin tone te vazhdueshem e modest, qe ato te kryhen dhe perfundojne sa me mire, te qeta dhe pa asnje incident. Ne keto zgjedhje ne nuk do te mbeshtesim e perkrahim asnje parti e force politike, sepse e dime qe ne disa prej tyre ekzistone akoma uni, njeshi i perjetshem, diktati dhe urdheri i tij dhe i klaneve krahinore te veta per gjithcka, por duam dhe kerkojme “Change”qe Shqiperia te ndryshoje dhe te eci me hapa te shpejta drejt zhvillimit, perparimit dhe fuqizimit te demokracise. Diaspora jone eshte shume e interesuar qe ne Shqiperi, te vijne sa me pare ne pushtet ata kuadro e lider qe jane te afte, te arsimuar, me figure te paster, tolerant dhe me dije e kulture bashkohore, qe do ta cojne vendin perpara, nga ku mund dhe duhet te gjenden kandidatura te shumta e me vlera teper te medha e kolosale edhe ketu ne perndim ne gjirin e saj, e cila fatkeqsisht nuk eshte vleresuar deri me tani.
Ne deshirojme dhe rekomandojme qe ne krye te pushtetit ne Shqiperi duhet te zgjidhen e rizgjidhen edhe disa kuadro, apo deputet model e me aftesi te medha, teper aktiv, me inisiative, te guximshem dhe kulture perndimore qe kane punuar shume per te investuar ne Shqiperi, duke hapur biznese e vende pune, dhe mbajtur lidhje te vazhdueshme me Diasporen dhe biznesmen te fuqishem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe na erdhi mire kur pame ne listen e kandidaturave persona te till, sic jane Demir Ali Progri nga Tirana, Paulin Nikoll Sterkaj e shume e shume te tjere, qe kane dhene e japin kontribute te c’muara, per popullin, shoqerine dhe demokracine ne vendin tone.
Ne Shqiperi ka ardhur koha per ndryshim dhe Ne do ta bejme kete ne keto zgjedhje. Me voten tone te lire ne duhet te sjellim ne drejtim forca politike, parti dhe drejtues te rinje, per ta udhehequr drejte vendin tone ne keto kohra historike, qe pas futjes ne NATO me ndihmen e fuqishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidenteve te saj, te behemi sa me pare edhe anetar te Bashkimit Europian e te zeme nje vend nderi ne Te, duke hapur perspektiva te reja e te medha zhvillimi per popullin tone dhe te gjithe Kombin Shqiptar.
Komente
Dërgo koment të ri