Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Shqipëria që po ndryshon në një kah

07. 06. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Shqipëria që po ndryshon në një kah
  • Faqe 2

Nuk do të më pëlqente të shkruaja kurrë artikuj, duke u nisur nga ndonjë sllogan edhe për vetë faktin se janë të tilla, përderisa u besojnë verbërisht ose bëjnë sikur besojnë, ata të cilët janë pjesë e militancës. Është si me thënë t’u hedhësh hi syve. Por pavarësisht opinioneve personale dhe interpersonale artikulli nuk synon që të niset nga ky fakt, por për të vënë në dukje se për cilat ndryshime i rreferohem. Tek niseshim një ditë me disa miq italianë për të shkuar në Qafë Thanë, aty kishin lënë takim me familjet dhe miqtë e tjerë, më shkoi mendja tek bisedat që bënim para një viti për rrugën deri në Plloçë. Ishte muaji prill dhe rruga ishte e gjitha në pikë të hallit. Na u deshën plot 90 minuta për të mbërritur në Pogradec, kujtojmë se nuk janë më shumë se 40 km dhe gjithë vështirësitë që ky aks pati dhe ka ende sot, 1 vit pas nisjes së punimeve. Dhe të mendosh se janë vetëm 40 km! Pati zëra se rruga ishte dhënë me segmente për të kënaqur militantët partiakë edhe për firmat e ashtuquajtura, që vetëm kur morrën financimet, filluan të blinin mjetet. Çfarë kishte ndodhur? Korrupsioni nuk ka brirë! Para disa kohësh në një kanal prestigjoz, dëgjova një intervistë të një funksionari të OKB-së, i cili me shumë shqetësim deklaroi se ekonomitë e vendeve të Ballkanit komandohen nga mafja ndërkombëtare. Por do të ishte disi e kuptueshme që të tilla ngjarje do të arrinin edhe tek ne, por që kjo mafje të shkojë deri aty sa të komandojë më pas gjithë jetën e një vendi duke filluar nga zgjedhjet e deri në emërimet, kjo do të ishte bomba e vërtetë për këdo. Këto fjalë dilnin nga goja e një funksionari të OKB-së. Prandaj shumë ngjarje në Shqipëri si Gërdeci, ndërtimi, legalizimet apo edhe fakte të tjera, të frikshme kur i lexon në gazeta, saqë thua se deklaratat janë tepër të vërteta, kanë një lidhje tejet të dukshme. Shtrohet pyetja: si duhet vepruar në këto raste? Përgjigja do të vinte natyrshëm se shteti është një istitucion që duhet të jetë i kujdesshëm në punët e veta që më pas Organizatat botërore të mos lëshojnë bomba të tilla. Besoj se vërtetësia e tyre është 100 karatshe. Le të kujtojmë intervistat e Savianos ku shprehimisht poltika është mafje dhe gjithçka do të jetë e qartë. Pra, në këtë rast drejtuesit e lartë të shtetit janë mafiozë që akuzojnë mafjen. Kë pra? Vetveten.

Çfarë ndodh realisht? Shteti është kapur nga mafja shtetërore e cila për interesat e veta është gati të bëjë fli edhe njerzit e pafajshëm, siç ndodhi në Gërdec. Interesat ekonomike janë ato që e kapin shtetin. Këtu duhet të ngrihet fuqishëm zëri i arsyes, nëse ka mbetur ndopak, që pushteti të ndahet përfundimisht nga mafja ekonomike. Biznesi ka punët e veta dhe shteti nuk duhet të ndihet i detyruar të skllavërohet nga biznesi. Po vijnë zgjedhjet dhe biznesi për interesat e veta do të kërkojë copa të majme më pas, kur zgjedhjet të kenë mbaruar. Kjo është mëse e qartë. Por shteti do të gabonte sikur korruptuesve të mos u jepte pushtet dhe t’i bënte deputetë. Do të kishin në dorë dhe gurin dhe arrën dhe pazaret e tyre do të ishin të mira. Kështu shteti do të kapej mirë dhe më fort nga njerëz që nuk mund të jenë kurrë diplomatë dhe të bëjnë punët e shtetit. Më thoshte me të drejtë një biznesmen italian se kjo shtresë nuk bëhet kurrë diplomate. Kush humb në këtë rast? Shteti që nuk ka njerëzit e duhur për të përmbushur punët e veta. Ndarje përfundimtare e pushtetit nga biznesi që shteti të kryejë detyrën e vet-është slogani që duhet të mbizotërojë në mendjen e atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë shtetin. Ballafaqimi me botën po tregon se sa poshtë është diplomacia shqiptare, pasi në krye të saj nuk ka profesionistë të vërtetë, por tregëtare interesash. Për më tepër që kështu i hiqet mundësia e punësimit të shumë njerëzve në sektorë të ndryshëm, pasi mafja nuk kënaqet me një anë, por kërkon edhe më shumë, poste, pushtet dhe interesa. Nuk janë të pakta rastet kur njerëz që nuk kanë haberin nga shteti i gjen në shumë poste njëherësh, bile të pamerituar, pasi një teserë apo militantizmi e çon aty ku punët duan kompetenca, aftësi dhe jo biznes. Më erdhi shumë keq që në një takim me një koleg të një universiteti privat dëgjon edhe fjalë të tilla se shteti nuk duhet të jetë social apo dokrra të tilla. Më mirë kapitalizmi amerikan apo ai social europian? Besoj se të gjithë janë të një mendje se një shoqëri duhet të bëjë për të gjithë shoqërinë dhe jo vetëm për disa duke i veshur me pushtet absolut, i cili sigurisht do të kthehet në një pushtet vetëm për interesa personale apo të klanit që e mbështet. Në Shqipëri kjo gjë është realitet dhe faktet që po zbulohen, flasin qartë për korrupsion multidimensional. Po i rikthehem përsëri udhëtimit për në Qafë Thanë dhe kur arritëm në Pogradec, për nja 30 minuta, miqtë italianë më thanë : vetëm 30 minuta deri këtu. Shqipëria po ndryshon dhe në këto vitet e fundit po shohim përparime të mëdha. Fasada dhe brendia janë dy elemetët që e shoqërojnë, dhe jo rastësisht, një vend, një shtet, një vepër letrare. Po e bëj këtë aludim me artin për të sjellë përsëri intervistat e Savjanos. Forma dhe përmbajtja janë dy elementë që, ka rrezik që ndonjë i lehtë sot në Shqipëri, t’i quajë probleme të socializmit apo çudira që nuk do të deshim t’i dëgjonim kurrë. Por janë fakte të cilat, kapitalizmi si sistem apo e shuëmshpallura demokraci, nuk do t’i kuptojë. Të paktën kjo e jona. Pra, fasada të jep përshtypjen e një normaliteti, por vonesat e gjata për të kapur ritmet e Europës, problemet e shumta brenda vendit, janë thelbi i vërtetë i kësaj fasade. Në këto ditë propogandash edhe më i marri nuk do t’i besonte pallavrat e fushatës elektorale.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA