Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit europian të Shqiptarëve

10. 06. 2009 nga Gjon Keka

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit europian të Shqiptarëve
  • Faqe 2

Kultura shpirtërore, politike e çdo kombi apo populli sidomos me traditë dhe me moshë të pjekurisë rezulton me përgjegjësi të thellë, kulturore, politike, sociale, ekonomike etj. Të gjithë e dimë se çdo komb apo popull ka edhe kulturën e tij dhe burimin e të mirave dhe virtyteve nga të cilat ushqehen ata, por ama të mirave.

Ndërsa askush nuk është më xheloz se sa popujt e siujdheses ballkanike, ata vazhdimisht kanë jetuar në hasmëri me njëri-tjetrin jo se këtë e kanë trashëguar por se ka ardhur si aksident i piktakimeve historike por jo çdo herë të njejta.

Nëse sot nuk mund të përcaktohet një standard vlere, një doktrinë e përgjegjësise kulturore, politike, sociale, ekonomike etj, do të jetë, më së paku, arrogancë e më së shumti një papërgjegjësi kolektive. Megjithëkëtë kërkimi i një standardi të tillë me sa duket bie në kundërshtim me frymën e kohës së tanishme respektivishtë shekullit XXI. Sepse disa popuj sidomos populli Serb dhe ai Rus mendojnë që e vërteta nuk ka nevojë vetëm për provën duke ditur se ajo kërkon besnikëri pra besnikëri kujtese, duke mbajtur ndër mend një të vërtetë tashmë të zbuluar e kjo e vërtet është realiteti i ri në ballkan që lidhet me perspektiven e re te kombit shqiptar dhe me inherencën në mendimine Unionit Europian. Megjithatë, në këtë mes, respektivisht provës së të vërtetës dhe besnikërisë së kujtesës historike mund të kishim të bënim me një rast përgjegjësie, por vetëm në qoftë se ka vërtet diçka që duhet domsodshmërisht t’i qëndrosh besnik.

Gjithçka varet me sa duket nga ajo çfarë beson e në këtë rast çfarë beson kombi Shqiptar dhe që rrugëtim ndjek. Të gjithë e dinë se fashizmi e komunizmi si doktrine dhe ideologji rrenuese ende nuk janë shkëputur nga “tradita e madhe” e asaj kohe sidomos tek disa kombe dhe popuj, prandaj edhe nuk i lane shteg relativizmit të heroit të një Niçeje apo një Soreli. Ndërsa kjo është arsyeja pse sot në hapesiren e kombit shqiptar dhe ne pergjithesi ne ballkan lë shteg “konvertimi moral”, por ky “konvertim moral” për këtë kohë është shumë më i rrezikshkëm: e kjo thjesht sepse mund të pranohet nga njerëz mendjelehtë dhe me një mirëbesim jo të sinqert e në fakt të shpesht janë ato ndër shqiptarë apo edhe në popujt tjera ballkanas. Mirëpo vetia për të ndjerë përgjegjësi duhet të mbështetet te një “zgjedhje morale” e rrënjosur në traditën dhe në besimin, sepse kjo na bënë të mundur të ndërrojmë kohë, të denoncojmë bëmat e këqija nëse janë kryer në një gjendje mendore që përputhet me suazën shqiprtërore të kombit shqiptarë, sado e ndotur mëkatesh, nëse është e qartë (brenda strukturës së kësaj tradite) se veprimet i përgënjeshtronin fjalët e madje edhe fjalët nganjehere jane djallëzisht të spërdredhur: nëse logjika e brendëshme e mendimit moral e kombit shqiptar mund të na tregojë lajthimin që na intereson në ato arsyetime që kanë pasur rezultate vdekjeprurëse. Siç duket kuptimi i të gjitha këtyre është se skepticizmi i kësaj kohe nuk mund të mbajë gjallë një konflikt moral serioz sic është konflikti me vetveten dhe kërkimi i identitetit real Shqiptar. Duhet ditur se disa nga njeriëzit e kombit shqiptar në njëfarë mënyre mendojnë se kombi shqiptar do të zukaset në ndonjë aneks të mënjanuar ashtu si makina larëse, ndërsa gjërat e vëtrteta do të ndodhin në sallon apo në dhomën e fjetjes. Mirëpo gjuha e institucioneve te kombit shqiptar ne pergjithesi, kodet e të sjellurit katalogët e virtyteve, e të mëkateve, gjuha abstrakte e përdorur shpesh për ta mbështjelluar kohën sigurisht që na sjell ndër mend “shkencën e llahatarshme marksiste”, të gjitha elementet tejra me sy hapur, e me norma morale, kulturore e politike, pra, hidheshin poshtë. Koha e të folurit fragmentar ishte atëherë kur “mbinjeriu i Niçes” apo ai që mendoi se bota duhet të jetë Beelzebubiane e ky ishte islamizmi si pjellë e Muhamedit, i cili edhe i urdhëroi disa që dinin të “shkruanin mirë dredhërisht”, ta shkruajnë kuranin në mënyrë fragmentar, pastaj erdhë koha e komunizmit si ideologji gati e njejta me islamizmin që kishte si qëllim të folurit dhe të fragmentuarit e një gjëje me shkëputje e që ishte i pranueshëm për ta por jo për të gjithë botën. Kështu që sot në shekullin XXI në siujdhesen ballkanike e sidomos tek kombet dhe popujt që janë prekur më së shumti nga infeksioni i islamizmit dhe bizantinizmit ku ende kutërbon era pseudodisciplin orientale dhe bizantine, ende kutërbon era indoktrinim oriental e sllav dhe ende mendjen, shpirtin e kulturën e kombit shqiptar brenda tyre e sundon ndjenja e sundimit otoman dhe sllav, e kjo është pasoj që në disa raste ishte e imponuar sic është rasti i 545 viteve sundimi turq e që la vese të mëdha dhe i bëri shqiptarët që të mos e dinë kush janë thjeshtë pa identitet e kulturë dhe tjetra njëqind viteve sundim i egër sllav që i bëri shqiptarët të mëndojnë ndryshe të flasin ndryshe dhe të veprojnë ndryshe. Kështu që kombi shqiptarë i cili kishte kultur të lartë dhe identitet të pastër arriti në atë gjendje ku një popull apo shoqëri pa identitet apo kultur është njësoj sikur varrezat e pashënuara dhe sikur jeton në ndonjë shpellë ende të pazbuluar.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA