Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Parti nacionale apo qytetare

14. 06. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Këto mendime duken ndoshta të instrumentalizuara nga pikëpamja ideologjike e cila di shumë mirë që të pështjellojë rrjedhat e mendimeve dhe ideve. Por, pikërisht instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i disa termeve në politikë nga ana e politikë bërësve më shtyu që t`i jap disa mendime të mia në këtë segment.

Gjatë gjithë kohës jemi të ushqyer me nacionalizma të ndryshëm të cilat nacionalizma në të shumtën e rasteve na kanë dëmtuar dhe nuk na kanë zgjidhur problemet tona nacionale. Ku është problemi që këto parti me një vijë të këtillë nuk arritën që të zgjidhin problemet madhore nacionale? Nëse flasim për shoqëri demokratike ku sundon koncepti i demokracisë liberale, aty me siguri është i zgjidhur problemi nacional i popujve të ndryshëm. Zaten nëse edhe ngelemi vetëm në rrafshin nacional, pa një plan të përbashkët për të hapëruar në rrafshin ndërkombëtar me popujt tjerë të zhvilluar, atëherë ne vetëm se lokalizohemi dhe nuk kemi mundësi që logjikën inferiore ta zhdukim prej mentalitetit tonë.
Shumica e simpatizantëve të partive nacionaliste do të më jepnin përgjigje se partitë punojnë mbi baza të platformave të tyre politike të cilat platforma ndërtohen për një periudhë të caktuar. Platforma e cila sheh zgjidhjen e problemeve nacionale të ndonjë populli të caktuar, është një platformë afatshkurtre dhe jo epope qindra vjeçare. Zaten nëse një parti ndërton një platformë të këtillë në një vend ku të drejtat nacionale të një populli shtypen, ajo parti nuk do të ketë mundësi që t`i ikë kurtheve politike dhe si në njërin krah, po edhe në krahun tjetër do të bëhet vasal i politikave shoviniste. Është rrugë e gabuar definimi i zgjidhjes së problemeve nacionale të një populli nën ombrellën e shtypësve të të drejtave nacionale në një popull të caktuar. Eksperimente të këtilla kemi parë gjatë këtyre dekadave të fundit në Gadishullin Ballkanik. Nuk bën që partitë të identifikohen si nacionaliste në periudhën e globalizimit të botës dhe pas identifikimit të këtillë të kenë një dështim total në rrafshin e realizimit të platformës së tyre. Mendojë se mungon koncepti qytetar te të gjitha partitë politike në Ballkan. Nëse mbi konceptin qytetar do të bazoheshin partitë politike, atëherë do të kishin mundësi shumë lehtë të depërtojnë në tregun politikë dhe të kërkojnë edhe zgjidhjen e të drejtave nacionale të popujve të ndryshëm. Partitë politike në rruzullin tokësor janë të renditura në krah mbi nacional, por në rrafshin qytetar duke u bashkuar të gjitha partitë e djathta në rruzullin tokësor, duke u bashkuar partitë e majta e kështu të gjitha partitë po integrohen në shoqëritë tona moderne. Por, Ballkani dhe logjika e ballkanasve i ka stagnuar partitë politike dhe i ka bërë që të lokalizohen vetëm në rrafshin e platformës nacionale. Kjo shoqërinë tonë e ka bërë të prapambetur, mediet tona i ka drejtuar drejtë kësaj fryme, energjitë harxhohen në këtë segment dhe në fund rezultati është zero. Ballkani perëndimor sipas gjitha gjasave shumë shpejt do të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo gjë do të bëhet jo nga konceptet lokaliste nacionaliste të partive politike tona, por nga interesi ekonomik dhe qytetar i ndërsjellë midis popujve të Bashkimit Evropian dhe popujve të Ballkanit perëndimor. Normal në këtë mënyrë nuk do të shkriheshin nacionalitetet, por do të kishte ndikime si pozitive ashtu edhe ndikime negative në trajtimin e kulturave të ndryshme të popujve të ndryshëm.
Është shumë e dhimbshme që një populli të përvuajtur t`i premtosh se përmes rrugëve politike do t`i zgjidh problemet nacionale të tij, dhe në fund kur ai popull diskriminohet haptas në aspektin nacional, ti si parti politike që ke dhënë një premtim të këtillë dhe që je bërë pjesë e garniturës qeverisëse nuk reagon. Në fakt, një platformë nacionale e partive politike tona, vetëm se ka dëmtuar popullin tonë dhe aspak nuk ka zgjidhur problemet nacionale tona. Neve na mungon logjika qytetare e partive politike, logjikë e cila do të kishte mundësi që më lehtë të arrijë deri tek autoriteti politikë në një vend të caktuar. Kjo logjikë do të kishte shumë të vështirë që të bie pre e kurtheve të ndryshme, dhe do të ishte i vështirë tentimi i palëve tjera për përçarje dhe zhdukje të saj nga rrafshi politik. Në emër të të drejtave qytetare një parti politike mund të kërkonte të drejtat ekonomike, politike dhe nacionale të popujve të ndryshëm në një vend të caktuar. Por, nëse mbi baza të platformës nacionale kërkon të drejtat nacionale dhe nuk ka një platformë të definuar qytetare e as ekonomike, atëherë qysh në fillet e tij ajo parti politike bëhet armik i hapur i shtypësve të të drejtave nacionale të një populli të caktuar. Kur veç je armik i hapur ti domosdo do të bashkëpunosh me të, me qëllim që ta realizosh platformën tënde politike. Është logjikë e thjeshtë se në momentin e parë që paraqitesh si fuqi në derën e pushtetit, ti do të kërkosh dhe nuk do të bëhesh parti e kërkuar. Ndërsa në anën tjetër, partitë politike të cilat janë të ngritura mbi logjikën qytetare, ose ndjekin vijën qytetare, janë shumë atraktive, kanë program të mirëfilltë ekonomikë, janë të lira në veprim dhe shumë lehtë mund të zgjidhnin edhe problemet nacionale të ndonjë populli të caktuar. E gjithë kjo që është shkruar mund të jetë gabim. Megjithatë ne jetojmë në demokraci, dhe demokracia ma mundëson që të kam mendimin tim.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA