Skip to content

Duhen shfrytëzuar individët

03. 09. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Nëse krahu që okupon sot jetën publike shfrytëzon dhe suporton individët karrierist, ish-spiunë, lajkatarë e pa karakter, krahu tjetër duhet të bëjë të njëjtën gjë me individët patriotë, të ndershëm e me personalitet - t'i inkurajojë ata. Duhen shfrytëzuar individët me karakter, që janë mënjanuar e spostuar qëllimisht nga jeta publike, dhe që s'kanë ç'humbin më, qoftë dhe nga konfrontimi.

Kjo nuk është një betejë që mund të fitohet nga populli apo elektorati. Këtij të fundit i duhet kohë të lëvizë - nuk ka fleksibilitetin e individëve. Kjo është një betejë mes individësh, deri sa edhe vetë jeta publike sundohet nga individët. Individët e ndershëm e patriotë, që kanë pretendime të larta në jetë, por që nuk mund t'i përmbushin për shkak të okupimit të jetës publike nga individët pa personalitet, duhet të lëvizin, s'kanë ç'humbin më.

Historia vihet në lëvizje nga individët me personalitet.
Individët me ambicie të larta, por të dëshpëruar për shkak të menjanimit të qëllimtë nga jeta publike, mund të bëjnë shumë. Kur një individ ndërgjegjësohet se s'ka ç'humb më, ai transformohet në një armë të fuqishme intelektuale, por jo vetëm intelektuale.

Për fat të keq sot, individët po shfrytëzohen nga terrorizmi ndërkombëtarë, ku po arrijnë të zbrapsin deri dhe superfuqi botërore. I ashtuquajturi terrorizëm islamik (psh) nuk ka ndonjë ushtri apo lëvizje popullore etj, por mbështetet vetëm në aksionet e individëve të dëshpëruar.

Padyshim rasti i mësipërm është një shpërdorim i forcës së individit, pasi individët mund ti korrigjojnë gjërat edhe pa u vetëflijuar. Historia ka plot shembuj në këtë aspekt, Gandi, Mandela, Martin Luther King, Dalai Lama etj, por edhe Avni Rustemi...

Individët e ndershëm e patriotë shqiptarë nuk duhet të presin për lemoshat e mundshme të kampit tjetër të individëve karrieristë. Ka ardhur koha që ata të identifikohen në një mënyrë a në një tjetër, dhe të veprojnë. Kjo është një betejë mes individësh, s'është "punë" e popullit kjo...

Sot roli i individëve në histori mund të bëhet me efikas edhe për shkak të zhvillimit të shkencës e të teknikës, - elementë këto që u japin individëve superforcë. Një individ sot (psh) mund të "shpërthej" pa patur nevojë për staf e për investime të tjera, por thjesht e vetëm duke shfrytëzuar kompjuterin e internetin ose një stacion radioje onlinë; ashtu si (për fat të keq) një individ sot mund të vetë-shpërthej nga një bombë gjakësore vrasëse ne trupin e tij, me pasoja masive, duke u shndëruar në një mjet tmerrësisht të rrezikshëm, si në Lindjen e Mesme.

Nga ky aspekt, veprimi i individëve mund të kategorizohet në negativ e pozitiv, ku në të dy rastet ata krijojnë pasoja dhe sjellin ndryshime sociale. Por cila është menyra për ti tërhequr individët në rrugën e progresit...

Lexo pjesën II

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar