Skip to content

Duhen shfrytëzuar individët (2)

08. 09. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Margaret Thatcher thoshte se: "Nuk ka shoqeri, por ka individë". Këndvështrimi i zonjës Thatcher është më i drejtëpërdrejti i thënë ndonjëherë për këtë aspekt. Thatcher ishte një konservatore e spikatur e politikës botërore, dhe ajo besonte shumë në vlerat dhe "bëmat" e individit.

Në fakt, nëse do i referohemi historisë së njerëzimit, dhe historisë sonë natyrisht, rezulton se çdo periudhë historike, ndër mijravjeçarë, qindravjeçarë, por edhe në ditët tona, lidhet me emra individësh, se sa me shoqeritë e popujt përkatës.

Kështu ne themi koha e Çezarit, apo e Napoleonit, Hitlerit, Enverit, Berishës etj, dhe nuk e identifikojmë periudhën përkatëse historike me shoqerinë apo popullin e asaj kohe.
Në fund të fundit ishte një individ ai (nacionalist serb) që vrau Arkiduken austriak Franz Ferdinand, ngjarje që solli fillimin e Luftës së Parë Botërore. Gjithashtu ishte një individ ai që vrau Kennedin. Edhe Ajnshtajni një individ ishte, e kështu me rradhë.

Të krijohet përshtypja se megjithëse thuhet se popujt janë ata që krijojnë historinë, në fakt janë individët që i etiketojnë etapat historike me emrat e tyre, pra janë autorët e vërtetë të saj.

Interesant ky kontradikson në këtë aspekt. Pra (e thëne figurativisht): "Ujku, ujku, po çakalli bën kërdinë", themi ne në zhargon. Me fjalë të tjera, popujve nami u ka mbetur, sepse etiketën (markën) e historisë e kanë marë individët.

Po ti referohemi historisë rezulton se individët u ngjitën (apo ranë) nga perleshjet me individë të tjerë, jo me popullin. Ishte Bruti ai që vrau Çezarin, ndërkohë që Çezari me parë kishte bërë të njëjtën gjë me kundërshtarin e tij. Ishtin Churchilli, Stalini e Rusvelty ata që mundën Hitlerin e Musolinin, ndërkohë që këta të fundit kishin bërë të njëjtën gjë më parë me kundërshtarët e tyre. Ishte Enveri ai që vrau Kadri Hazbiun, ndërkohë që ky i fundit kishte bërë të njëjtën gjë me kundërshtarët e tij, etj, etj.

Por edhe në aspektin demokratik, përsëri betejat elektorale zhvillohen mes individësh, pavarësisht se thuhet që vulën e vendos populli.

Me fjalë të tjera, historia nuk është gjë tjetër, por një betejë e pafund mes individësh, ashtu si një arenë boksierësh, ku populli vetëm shikon ndeshjen ose blen biletat e shfaqies.

Dhe deri sa kemi të bëjmë me një ndeshje individësh, atëherë çdo individ mund të hyjë në lojë, në një mënyrë apo në një tjetër, qoftë si Bruti, Chcurchilli, apo vrasësi i Kennedit, nacionalisti serb që qëlloi ciftin austriak Ferdinand, por edhe si Enveri, Berisha, Rama, Meta etj, apo si Bin Laden, Ahmedinaxhadi, Chaves, por edhe si Klinton e Monica Lewinsky etj, etj.
Të gjithë individët e sipërpërmendur, por edhe mijra të tjerë që njeh historia, kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve nëpërmjet veprimeve të tyre, pra kanë krijuar pasoja shoqërore-politike.

Por a duhet një individ të përdorë të gjitha mjetet e mundeshme (pavarësisht pasojës) për të hyrë në lojë e për tu identifikuar në histori?

Vijon

Lexo pjesën III

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar