Skip to content

Një PO më shumë drejt bashkimit

05. 10. 2009 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim

Edhe këtë herë Europa, duke bërë përpjekje të mëdha dhe fushata të gjera bindëse, ia doli mbanë. Po-ja irlandese ia shton besimin se rrugëtimi drejt një të ardhme të përbashkët, është më shumë se kurrë një realitet që edhe pse do të duhen vite, po shkon drejt konturimit. Sigurisht kjo nuk është më risi e papritshme, edhe pse në këtë rrugëtim ka ndonjë ndalesë drejt këtij bashkimi. Sikur një pjesë e mirë e zgjedhësve irlandezë, për fatin tonë të përbashkët është më i madh sesa parashikimi, të mos kishte votuar ndryshe nga referendumi i qershorit 2008 për Traktatin e Lisbonës, i gjithë ndërtimi i shtëpisë së përbashkët europiane do ta ishte ndalur dhe kishte anuluar, me një amulli të pallogaritshme dhe një kohëzgjatje pambarim, edhe këtë rradhë, ecjen e këtij dhjetëvjeçari. Kjo mund të krijonte premisa regresi në qëndrimet ndaj Europës së Bashkuar, pasi edhe vetë këto vite krize mund të çoroditin qeveritë kombëtare të vetë vendeve. Në horizont do të na shfaqej lashtësia me gjithë historitë tashmë legjenda si ajo e pëlhurës së Penellopës dhe e mitit të Sizifit. Kjo mund të sillte edhe rrugë të tjera dytësore ose alternativa të mundshme, si ecja e detyruar me hapa të reduktuara.
Për pritjet enigmatike të Penelopës, Europës, ky rezultat inkurajues irlandez do të jetë si stimul për të larguar mentalitetet euroskeptike që sot vërtiten si fantazma me ndrojtjen e kuptueshme të Çekisë dhe Polonisë. Fantazma të tilla mosbesimi ndaj Europës së Bashkuar do të nxirrnin nga binarët trenin. Rrugëtimi drejt integrimit politik duket se po ecën, edhe pse i ngadalë dhe me pauza shkëputjeje, si deri më tash, por që nuk e ka ndryshuar aspak marshin e drejtimit të lëvizjes drejt fatit të përbashkët europian.
Ngjarjet europiane që nga fillesat e vështira të Traktatit të Nicës, rezultatet traumatike për mbështetësit më të zjarrtë të një shteti europian në referendumin e 2005-sës në Francë dhe Holandë, flasin qartë sesa të gjera dhe të forta janë rezistencat e njerëzve me opinion kundër, ndaj procesit të integrimit europian që u duket se integrimi është më shumë një proces burokratik dhe i rënë nga qielli, sesa frut i përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë Eurozonës. Duket një mekanizëm në të njëjtën kohë që tregon pamundësinë periodike për fatet e BE-së, po të analizosh kuotat elektorale kombëtare : asnjë organizëm europian, edhe kur nuk synon të shndërrohet në supershtet, mund të mbijetojë në mënyrë të arsyeshme nëse është i detyruar të verifikojë një ditë për arsyet e ekzistencës dhe të kontaktojë brenda rregullat e funksionimit me secilin nga anëtarët-shkruan shtypi europian.
Traktati i Lisbonës, pasi u pa i vjetëruar dhe i kapërcyer i pari, është një traktat i përmirësuar, i frymëzuar më shumë se kurrë për shkak të realitetit dhe jo utopisë, më në fund po e kuptojnë të gjithë se deri më tash është bërë më shumë fjalë për një utopi, nuk mund t’i shmangë plotësisht kontradita e integrimit. Traktati i ri zgjeron zonën e vendimeve, të kompetencave të autoriteteve europiane në një unison të përbashkët për burime dhe probleme që shqetësojnë të gjithë Eurozonën si p.sh energjia me alternativat e saj, emigrimi dhe problemet sociale që po lindin, lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar etj.

Të gjitha këto fakte janë të dhëna të kuptueshme se po synohet për një kalim drejt mendimit progresiv nga logjika e një Bashkimi si shumë e shteteve sovrane, ku secili me rregullat aktuale është i aftë, nëse dëshiron, kjo subjektive në përputhje me interesat komëbtare, të bllokojë të gjithë lëvizjen e makinës drejtuese të trenit. Por problemet janë edhe më komplekse, pasi
mund të ketë dhe zëra kundër vetë bashkimit, në emër të mbrojtjes së traditave kombëtare apo shtetit. Duhet theksuar se ky është një pozicion minoriteti dhe vështirë se mund të gjejë dikë që ta mbështetë me argumenta bindëse. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se Europa, si një bashkim i qytetarëve, është dëmtuar nga paaftësia për të folur me një zë të vetëm dhe të ta bëjë të vlefshëm peshën e saj të madhe ekonomike dhe demografike : si për politikën ndërkombëtare në Afganistan dhe Lindjen e Mesme, si për rrugët më të mira për të dalë nga kriza dhe për të vënë në lëvizje rritjen, si edhe për referimet problematike të brendshme, psh. emigrimi-shkruajnë gazetat më në zë eurooptimiste. Deri këtu ky bashkim nuk kërkon asnjë obligim, por kur fillon procesi i shqyrtimit të impenjimeve që rrjedhin nga mentaliteti i një zëri, pasi BE-ja është një bashkim i shteteve demokratike dhe të bësh pjesë në të do të thotë të fitosh garancinë ndaj kërcënimeve ndaj pluralizmit dhe institucioneve përfaqësuese, obligimet bëhen më rigoroze dhe shumë çështje duhen pranuar me konsensus, duke sakrifikuar edhe interesat e ngushta kombëtare.
Disa përparësi dhe të tjera si lëvizja e lirë, investimet, tregëtia, mund të renditen lehtë, kanë një çmim të lartë ose harraç që duhet paguar nga të gjithë dhe që me hir apo pahir “cënon” sovranitetin e çdo vendi. Vetë historia e Europës së bashkuar është historia e një shtetit modern dhe i qytetërimit të tij europian dhe që në themel është pikërisht frut i heqjes dorë progresivisht nga ky sovranitet.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar