Ndërkohë që vitet ikin njëra pas tjetrës problemet dhe zhvillimet e përgjithshmë ne shtetin e mbykqyrur të Kosovës kanë mbëtur ende tepër shqetësuese, pothuajse të njëjtat në procesin e sfidimit të tyre edhe brenda këtij viti të ri që kemi hyrë tanimë.
Sfidat e shtetit të mbykqyrur të Kosovës janë pjesë e procesve që duhet t'i përballoj me përgjegjësi dhe aftësi më të lartë „lidershipi“ dhe institucionet e Kosovës në rrugën e forcimit të shtetit demokratik dhe ligjor si dhe të rrugës së proceseve të integrimit në familjen europiane. Politika kosovare duhet që të demonstroj aftësinë e saj shtetërore me anë të autoritetit dhe legjitimitetit që ka ashtu që edhe sfidat që vijn si nga brenda ashtu edhe nga jashtë t'i sfidoj me anë të fuqisë së saj politike dhe të autoritetit që ka në mbarë Kosovën. Siç mësojmë në të drejtën ndërkombëtare, sovraniteti është ushtrimi në mënyrë legjitime i pushtetit të një shtet mbi tërë territorinë e tij. Dhe në lidhje me këtë duke ditur se Kosova është shtet dhe ka sovranitetin e saj de jure atëherë është e drejtë ligjore për ta bërë këtë, pra për të shtrirë tërë autoritëtin e tij shtetëror në tërë territorinë e saj, dhe poashtu duke ditur se Kosova është shtet de facto atëherë ajo duhet që të demonstroj aftësinë e saj shtetërore në mënyrë faktike dhe reale në tërë vendin e saj ashtu që ky efekt praktik i saj të ndihet edhe ne veprimet që ndërmerrë në ruajtjen e sovranitetit të saj nga demtime që vijnë sidomos nga strukturat paralele siç janë ato ne veri të Mitrovicës dhe pjesët tjera të etnitetit serb. Sidoqoftë ajo që po ndodhë në këtë fillim vit në shtetin e mbykqyrur të Kosovës është rezultat i mosaftësisë qeverisëse të lidershipit kosovarë dhe sjelljes së tyre ndaj proceseve të shtetit në mënyrë fëmijërore dhe të çudtishme. Por kjo gjithashtu lidhet edhe me këtë se lidershipi i Kosovës si duket ka hyrë në politikë nga fati e rastësia e jo nga profesioni dhe përvoja e thellë dhe aftësia për punuar për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe afrimin e tij te dera e integrimit në sistemin e vlerave europiane. është pikërisht edhe një nga këto pengesa që po përjeton shteti i Kosovës duke pasur një lidership të tillë të cilët nuk kanë aftësi dhe forcë për t'iu kundërvë problemeve potenciale që dalin rrugës, sepse një lidership i përgaditur dhe i aftë për të mbajtur në duar të sigurta telekomanden e shtetit nuk lejon nëpërkembjen e qytetarit dhe nuk lejon gjithashtu lojëra të fqinjëve sic është rasti i politikës destruktive serbe ndaj Kosovës dhe veglave te saj brenda Kosovës, pra strukturave paralele që të trazoj sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Megjithkëtë ajo që po ndodhë tani në Kosovë është një difekt diplomatik dhe politik që i ka rrënjët në marrëveshjet e mëparshme, dhe pikërisht këto marrëveshje kanë bërë që sot veriu i Mitrovicës të mbetet një territor i diskutueshëm, i cili është një zonë diskutabile që ndanë fatet e njerëzve dhe është pikërisht ky mur që krijoj diplomacia dhe politika e naivitetit dhe servilitetit në atë kohë kur do duhej të vendosej drejtë historikisht. Duhet theksuar se integriteti territorial i një shteti e në këtë rast i shtetit të mbykqyrur të Kosovës është parimi bazë i së drejtës ndërkombëtare, prandaj duke u bazuar në këtë parim thelbësor ajo nuk duhet lejojë struktura paralele dhe agresive që cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, pastaj që fusin fitilin brenda etniteteve për të destabilizuar dhe për ta humburë apo më mirë për ta minuar rrugën e demokracisë dhe të shtet-ndërtimit të Kosovës si dhe aspiratës së saj në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Ndërkaq në anën tjetër kriza e qeverisë, respektivisht partive të martuara politikisht dhe pa asnjë vullnet dhe përgjegjësi po e qojnë qeverisjen e këtij koalicioni të panatyrshëm në një dilem rrugësh dhe vullnetesh të përziera, në njërën anë flitet se nga thyerja emocionale brenda nje nate e këtij koalicioni vitin që lam pasë tani copat e saj po i mbledhin disa nga dëshira për të mbajtur pushtetin me zor e disa nga frika se humbja është e sigurtë po u divorcuan. Dhe i dhanë hapësirë zgjedhjeve të parakohshmeMbajtja me zor e martesës politike është e demshme, e pafrytshme dhe nuk i sjell progres dhe as zhvillim të shëndosh demokracisë, institucioneve dhe në përgjithësi shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Në demokraci mbajtja me zorë e martesave politike apo koalicioneve qeverisëse ka sjellur gjithmonë sëmundjen e demokracisë pastaj sistemit institucional, politik, qeverisës si dhe ka pasur një jetë tepër të shkurtër të rrugës së saj të gjatë që ata kanë menduar ta ecin së bashku me karrocën e thyer dhe me lojërat e nxehta brenda emocioneve instiktive të partive të martuara politikisht dhe pa vullnet të brendshëm. Me një fjalë riformatimzimi apo ringjyrimi i ndërtesës së këtij koalicioni aktual qeverisës është vetëm një infuzion i shkurtër dhe një qëndisje e keqe e proceseve të institucioneve demokratike dhe të sistemit politik të shëndosh që duhej të prodhonte fryte dhe aftësi vizionare për të dalluar rrugën e porgresit dhe të ardhmërisë së demokracisë së shtetit të mbykqyrur të Kosovës nga rruga e mbylljes së poreve të demokracisë dhe funksionalizmit të institucioneve në përgjithësi. Këto arrnime që po i bëjnë martesës politike koalicioni aktual qeverisës vetëm sa e shndrrojnë qeverisjen në një martesë që mbanë si veshje të jashtme të saj një petk të arrnuar ku në këtë mënyrë edhe jeta e kësaj martese politike nga brenda do shuhej nga dita në ditë dhe do dhjamosej nga ngulfatja për të mos dalur lakuriq kriza e brendshme e martesës politike e koalicionit qeverisës si dhe për të mos futur në rend dite zgjedhjet e parakohshme nacionale, e që në fakt janë të pashmangshme.
Komente
Dërgo koment të ri