Askush nuk është aq i çmendur që ta kritikoj dhe ta ulë në mënyrë poshtëruese kombin e tij respektivisht shtetin e tij, sepse duke ditur se njeriu është i lidhur për atëdheun e tij nuk lejon që ta ngacmoj shikimi i errët emocional dhe i paarsyeshëm ndaj proceseve që kalon kombi i tij si dhe të dal kundër vetëdijes së tij, rrugës së tij, drejt të ardhmes dhe fatit të kombit të tij. Por kur shohim se gjërat po shkojnë në të kundërtën, atëherë sigurisht që kritikat dhe vlerësimet ndaj proceseve që kalon shteti i tij nisen nga porceset që shëmtojn dhe i humbin ardhëmrinë e sigurtë shtetit të tij dhe në këtë mënyrë duhet së pari t'i bëhet me dije „liderëve politik“ se ku e kanë ndërmend ta çojnë Kosovën dhe së dyti popullit që lejon nëpërmjet dhënjes së votëbesimit liderëve politik e shtetëror që të kapin telekomandën e shtetit dhe ta destinojnë jetën e shtetit e të popullit duke e mbështjellur nga pasiguria, korrupcioni, krimi i organizuar, rreziku nga terrorizmi dhe dukurit tjera rrënuese, pra duke e vërë në këtë mënyrë në peshore dhe pasiguri të thellë të ardhmen e popullit të Kosovës dhe rrugën e integrimeve euroatlantike.
Sidoqoftë jemi në prag të dy vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pikërisht në këtë përvjetor Kosova mbush dy vjetë që nga shpallja e saj shtet i pavarur dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare. Jeta e këtij shteti të ri në mesin e kombeve demokratike ka rrugëtuar nëpër disa procese dhe sfida të mëdha si nga brenda, atë të shtetndërtimit dhe mbjelljes së demokracisë si dhe të asaj të jashtme gurëve të pengesës që hidhte politika dhe diplomacia serbe. Në sfidën e parë duhet nënvizuar disa procese që kanë dhënë efekte të tyre si në aspektin pozitiv poashtu edhe në atë negativ të fshehjes së shkakut që normalisht se kishte edhe emëruesit e tyre. Proces pozitiv ishte se Kosova pas shumë përpjekjeve të saj dhe sakrificës së madhe në histori arriti të vëjë në veprim vullnetin e tij respektivisht aktin e së drejtës historike me anë të deklarimit të shpalljes së mvetësisë së tij më 17 shukrt 2008, gjë që ishte edhe një plotësim i mungesë së kahmotshme gjatë jetës së historisë të kombit shqiptar e në veçanti të popullit të Kosovës. Ky akt u shoqërua me një çlirim edhe të rajonit nga barra e historisë dhe padrejtësisë që i ishte vënë kombit Shqiptar nga anash si dhe nga vetë akterët e asaj kohe që vendosnin për fatet e kombeve dhe popujve, duke mos lënë anash edhe servilitetin dhe pazotësinë e liderëve të asaj kohe të kombit Shqiptar që fajësonin të tjerët e nuk e shihnin aspak menatlitetin e tyre primitiv-oriental të shtrirë edhe në nivelin e vendimeve historike që quan në ndarjen e thellë të kombit në copa-copa deri në ditët tona. Megjithëkëtë nga deklarimi i vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur sikur u vërjet, u shpalos një etap e re në gadishullin e trazuar, sikur nacionalizmat dhe ideologjitë e mbeturinave të kohës së vjetër morën forma tjera e disa edhe u shndrruan në varësi të proceseve të kohë dhe demokracisë liberale moderne, por e vetmja që mbeti edhe sot peng e kohërave të errëta dhe primitive të nacioanlizmit të kuq ishte populli serb, politika dhe diplomacia e tij e strucit.
Tani jemi në shekullin XXI dhe gjërat po ndryshojnë por jo edhe për mirë, në njërin cep të botës ndodhin reformat dhe zhveshen nacionalizmat e ideologjitë, ndërsa në tjetrin është mbushur kupa e mjerimit dhe shkatërrimit të tërë asaj që quhet dinjitet i njeriut dhe liri e tij e zgjedhjes së rrugës së vërtetë. Ballkani është një gadishull që ka dal nga një përgjakje e tmerrshme ndërmjet popujve, tani ky gadishull po kap proceset e stabilizimit dhe të mbjelljes së demokracisë liberale në kapilarët sistemit institucional të tij si dhe të rrugës së porceseve të pashmangshme të integrimit në sistemin e vlerave të unionit europian. Kosova ishte fusha dhe muri i fundit që rrëzoj ndërtesën e ish-Jugosllavisë, tani ballkani ka hapësire më të mëdha të marrë frymë lirë drejtë proceseve të reja të demokratizmit, integrimeve dhe të zhvillimit në përgjithësi. Në këtë kontekst Kosova tani më si shtet i ri në ndërtim e sipër dhe në forcim të tërë institucioneve të saj legjitime duhet të punoj më shumë më vetevetn dhe të mbjellë demokracinë liberale brenda kapilarëve të saj dhe ta trasojë rrugën e integrimit të vendit drejtë familjes europiane, e jo të mbetet spektatore e ngjarjeve në ballkan që ndodhin rreth saj dhe zhvillimeve tjera pozitive. Pra me një fjalë „lidershipi“ i Kosoves duhet të mundohet thellë me përkushtim maksimal që ta ndërtoj ardhmërine e saj dhe të popullit të saj në kuadër të fatit historik që i është dhënë dhe të drejtës së saj për të ndjekur parimet e demokracisë dhe vendosjes në ndërtesën e familjes së saj europiane pjesën e vetë që i takon, kjo mund të ndodhë kur populli të besoj se „lidershipi“ i tij është duke punuar dhe shërbyer vetëm interesave të popullit e jo interesave egoiste dhe partiake e klaneve të ndryshme, pastaj të shihet se është duke ndërtuar një shtet juridik dhe të mirëqenies për të gjithë ku të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtat e tyre themelore dhe se lumturia e popullit shikohet në fytyrën e jetës së institucioneve dhe funksionalitetit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës si dhe shtyllave që i janë vënë drejtë rrugës së ardhmërisë së tij.
Komente
Dërgo koment të ri