Pak kohë më parë, pasi ndodh shpesh të diskutojmë për problemet e arsimit në Shqipëri, debati përfshiu pikërisht këtë temë të rëndësishme të jetës së përditshme në mjediset e Universitetit. Në një ese të shkruar dhe botuar tek gazeta Kritika, mbi bazën e disa studimeve të tjera po në Amerikë, duket qartë se gjinia femërore në karrierë është më e papërmbajtur dhe e paaftë në kontrollin e gjendjes emocionale.
Pyetja që shtroja ishte, a duhet të ketë rol gruaja në politikë? A i duhet besuar asaj në drejtimin e problemeve të vendit? Nuk dua gjithsesi të mohoj rolin e madh të saj në familje, i padiskutueshëm, as të hedh poshtë rezultatet e arritura për emancipimin e saj. Duket se betejat për të drejta të barabarta, po marrin drejtimin feminizëm me çdo kusht dhe pak po i kushtohet rëndësi përzgjedhjes. Në një botë që sot po shkon në rrokopujë, duket se edhe përzgjedhja e femrës në punësim i lihet klanizmit, spontaneitetit dhe miqëisë dhe teserës së partisë. Këto pasoja që po vuan sot jo vetëm vendi ynë, por edhe në shumë vende të tjera, sigurisht jo në këto dimensione, janë pasqyrim i vështirësive që po has sot bota në reformimin e saj të domosdoshëm, pas cikleve të saj. Një femër talent në një profesion, nuk mund të jetë e tillë edhe në pozicione të tjera. Kjo vlen edhe për meshkujt dhe studimet e njëpasnjëshme e nxjerrin në dritë këtë përqindje. Po të marrësh dhe të analizosh rolin e femrës në postet që ka sot në botë, të pakta janë ato që vërtet dinë të bëjnë punën e vet. Po të përmendim zonjën Klinton apo kancelaren gjermane Merkel, të tjerat pothuaj nuk kanë asnjë kriter përzgjdhje si ministre, drejtore apo shefe. Të mos shkojmë më larg por në Itali, pjesëmarrja në qeveri e tyre është tepër e dyshimtë, nga top modele në ministre apo raste kur kanë drejtuar dhe drejtojnë ministri që lidhen me të ardhmen e një vendi si arsimi apo mjekësia. Çuditërisht paaftësia për një përzgjedhje të duhur shkon më tej deri edhe në organet lokale. Paragjykimi më pas është edhe një faktor tjetër që ndikon në përzgjedhjen e tyre. Nuk ka dyshim se përgjegjësia për punët e shtëpisë nuk ka lidhje me atë të shtetit. Por këto fakte anashkalohen dhe përzgjedhja e tyre, e njëjtë edhe për burrat, bëhet pa asnjë kriter, bile më keq përqasja me drejtuesit e shumtë që vijnë për vizitë në Shqipëri është skandaloze. Në gjithë këto vite kriteri kryesor i vlerësimit shndërrohet në banal dhe absurd: nga hiçi kanë zënë majat e posteve të shoqërisë. Që të arrish në majat duhet që kontributi të jetë i vazhdueshëm dhe karriera progresive në bazë të aftësive. Është e pakonceptueshme që sot të shohësh në majat e institucioneve shqiptare njerëz që nuk kanë as më të voglën përgatitje diplomatike, profesionale dhe kulurore. Këtyre kritereve nuk mund t'u shpëtojë askush, edhe drejtuesi më i degraduar lokal. Po gruaja , a është më të vërtetë në nivelin e detyrës së kohës? Nuk dëshiroj të përmend një traditë të kaluar dhe egoiste mashkullore shqiptare mesjetare, por të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt : propoganda për ta bërë pjesë të jetës politike, po shkon në tallje për rolin e vërtetë të saj.
Komente
Dërgo koment të ri