Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Komploti i ''konservatorëve''

03. 02. 2010 nga Kritika

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Në situatën e ndezur politike në vend, për shkak të së ashtuqujturës çeshtje të kutive të votimit, po konstatohet dukshëm tashmë, nxitimi i një grupi deputetësh socialistë për të hyrë në Parlament.

Pse - shtrohet pyetja, gjithë ky tension e kjo ngutje, madje e shoqëruar me deklarata thellësisht impresionuese politike kundër lidershpit të opozitës, ndërsa supozohej të ndodhte e kundërta në këtë situatë delikate, të kishte një farë solidariteti partiak - ndërkohë që ka dhe një lëvizje politike mes të majtëve e të djathtëve që kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit.

Gjithsesi, nuk mendoj se gjërat janë aq të rastësishme në këtë aspekt. Siç dihet, grupi i pesë deputetëve socialistë është mbështetës i Nanos në atë Parti, dhe nëse ky element do shikohet brenda një konteksti më të gjërë politik, në rastin në fjalë mund të jemi (ndoshta) para ndonjë komploti të konsevatorëve të PS-s, në akordancë me pjesën tjetër të konservatorëve të politikës shqiptare (jo të konservatorizmit si element i pluralizmit), apo të klasës politike që u "sajua" në prag të kolapsit të regjimit komunist, brez politikanësh ky që vazhdon të mbijetojë vetëm në Shqipëri, ndersa ka kohë që ka dalë në pension në ish lindjen komuniste.

E thënë më drejtëpërdrejtë, sot (psh) shihet se ka një aleancë pothuajse të hapur mes Nanos, Berishës e Metës - ku si me magji armiqtë u bënë miq dhe "shpatat i kthyen në parmenda". Kështu, ndërsa z. Meta është pjesë institucionale e koalicionit qeveritar (duke kryer një mashtrim të pastër intelektual ndaj elektoratit të tij - pasi gjithë fushaten e bëri kryekeput kundër Berishës), z. Nano e suporton atë nëpërmjet deputetit Lefter Koka (formalisht i LSI-s), si dhe të linjës destruktive të njerëzve të tij brenda PS-s. Nga ana tjetër, nxititmi i 5 deputetëve socialistë për të zbarkuar në Parlament sa më shpejt të jetë e mundur, mund të ketë si synim pikërisht këtë strategji, mbajtjen në këmbë të qeverisë aktuale, jo vetëm nëpërmjet votave atje, por mbase edhe përfshirjes direkte në kabinet.

Me fjalë të tjera, ka një bashkëpunim të dukshem e të ethshëm tashmë (në nivel komploti) të "bukës së vjetër" të politikës shqiptare, pa dallim linje partiake (i hoqën maskat më në fund), apo pjesës konservatore të saj, që vazhdon të mbijetoj me shumë sforco tani, për shkak të konfrontimit me një grup tjetër politikanësh shqiptarë që po tenton fort ti zëvëndësoj ata.

Autori

Komente

Komploti i konservatoreve apo respektimi i ligjit

07. 02. 2010 nga Anonim, 24 javë 4 ditë para
Koment id: 179

Lidhur me komentin me siper do te thoja, qe me teper se nje loje e Nanos per te percare PS kjo eshte nje respektim i vendimit te komisionit zgjedhor i cili certifikon zgjedhjen ne baze te ligjit. Per Nanon mund te them qe ai eshte figure e konsumuar kete e deklaroj edhe Blushi, pavaresisht hamendjeve te "analisteve" se pas tyre qendron Nanon gje qe nuk e besoj.

Problemi eshte cfare strategjia ofron kryetari i opozites, pervec se protestave tip Haxhi Qamili kush strategjia e tij per te ardhur ne pushtet.
Institucionet jane krijuar me njerez qe jane punesuar si ne kohen e PD ashtu edhe ne ate te PS, keshtu perse nuk i beson kryetari i opozites ketyre njerezve qe jane propozuar nga PS per keto pozicione, pasi dihet qe keto pozicione arrihen duke u propozuar nga nje force politike. Nese do te vazhdohet me teorine qe keto jane te pabesueshem lind pyetja por njerezit e thjeshte qe jane te detyruar te respektojme keto vendime te dhena nga gjykatat, qe jane te pavarura, ndersa opozita apo forcat politike paskan privilegin per te injoruar keto vendime te dhena nga keto institucione. Kjo eshte qesharake dhe ndodh vetem ne Shqiperi, njerezit kane humbur pronat nga keto institucione te krijuar nga keto forca politike pavaresisht vendimeve te drejta apo padrejta te dhena nga gjykatat jane te detyruar ti respektojne ndersa klasa politike qe duhet te jape shembullin ne respektimin e institucioneve i injoron ne menyren me bastarde.
Kjo eshte strategjia e liderit te opozites, sulm kunder institucioneve per aq kohe se nuk jemi ne pushtet . Qesharake pas 18 vjet pluralizem.

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA