Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Copat e pasionit politik

05. 02. 2010 nga Gjon Keka

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Copat e pasionit politik
  • Faqe 2

Jemi dëshmitar të shumë ngjarjeve që kanë rrethuar dhe që ende po e përcjellin ecjen e shtetit më të ri në botë, pra shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Ngjarje këto që sa kanë elemente pozitive aq edhe negative, sepse shoshitja e problemeve dhe proceset që po ecin si val me pengesa të herpashershme në rrugëtimin e këtij shteti drejt qëllimit të tij na bëjnë që të jemi jo edhe aq besues se kjo elitë politike që po e menaxhon dhe po e mbanë telekomandën e fatit të ketij populli janë njerëz besnik, të besueshëm dhe me vizion për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirë të Kosovës drejt proceseve të saj të forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në familjen europiane.

Neve mund të flasim me ditë të tëra se gjërta janë duke lëvizur dhe se Kosova po ecën sigurtë, por realiteti brenda qenjes së këtij populli tregon të kundërtën, se Kosova është shndërruar në një livadh të të gjithëve dhe të askujt, ku secili mund të korrë dhe të mbledhë që të doj dhe sa të doj. Ndërsa është pikërisht populli ai që po katandiset si mos më keq, është pikërisht populli ai që ka mbetur me gishta në goj (nga premtimet me thesë të „politikanëve“) dhe nuk ka arritur që ta shoh akoma lirinë e plotë të tij dhe mirëqenien e përgjithshme, pastaj është pikrisht qytetari ai që po vuan nga vjedhësit e shtëpisë së tyre duke mos bërë asnjë hap drejtë plotësimit të kushteve të qytetarëve, zhvillimit ekonomik, shtetit juridik trasimit të rrugës drejt proceseve të integrimit në familjen europiane etj etj.

Ndërkaq duhet nënvizuar se zgjedhjet lokale që u zhvilluan tanim së fundi treguan edhe njeherë se sa të dobëta janë institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës, dhe gjithashtu se sa larg rrënjëve të demokracisë janë porceset që ka para vetes Kosova si shtet në rrugëtimin e saj. Gjëja më neveritëse ishte kur mospajtimet politike ndërmjet partive në koalicion LDK-PDK shkaktuan trazim dhe humbje të besimit edhe më shumë të qytetarëve të saj duke ditur se ky rivalitet dhe kjo luftë e madhe për karrige pushtetesh bëri që faqja e tërë sistemit politik, pastaj demokracisë së brishtë dhe të pathemelt të dal sheshit.

Këto zgjedhje shpalosën faqen e rivalitetve dhe difekteve të personaliteteve politike të paformuar mirë dhe të pa afta për të qenë lidership dhe për të mbajtur telekomandën e shtetit, pastaj ato të partive politike. liderëve politik dhe institucional. Por kishte gjithashtu edhe një mungesë të theksuar të konsensusit të gjerë, pastaj ishin zgjedhje jo edhe aq të lira dhe demokratike e aspak të ndershme siç trumbetohej andejpari se gjoja standaret u përmbushen dhe gjithçka eci në rregull, duke harruar copat e pasioneve kafshore politike dhe difektet rrugëve të procesit zgjedhor. Për të argumentuar këto se a ishin zgjedhejt në Kosovë vërtetë demokratike dhe të ndershme do nënvizoj një përkufizim të mençur të politologes dhe ish ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara Jeane Kirkpatrick se "zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm simbolike... ato janë kompetitive, periodike, gjithëpërfshirëse. . . nga shtetas që gëzojnë liri të gjerë për të kritikuar qeverinë, për të shpalosur kritikat e tyre dhe për të paraqitur alternativa. "

Prandaj në mënyrë që zgjedhjet të jenë demokratike, të ndershëm dhe konkurrues, duhet që të gjithë të gëzojnë të drejtat e lirisë së shprehjes, grumbullimit, dhe lëvizjes si e nevojshme për të shprehur kritikat e tyre të hapur dhe kështu për të sjellë politika alternative dhe të dobishme ndërtimin e institucioneve demokratike dhe qeverisjes së vendit. Në shtetet ku këto liri nuk janë dhënë ose kur politikanët në mesë rivaliteteve të tyre janë ngacmuar dhe ndërprerë, në veprimtarin e tyre politike dhe zgjedhore, zgjedhjet nuk mund të pasqyrojnë pikëpamjet legjitime të vendit. Shteti i mbykqyrur i Kosovës nuk do duhej të jetë një shembull i keq i një shteti me demokraci të brishtë ku aplikon në jetën e saj politike -institucionale dhe në rrjedhat e historisë së sistemit politik të saj dhunën politike apo zgjedhje të padrejta dhe jo të ndershme, ku për të ndaluar këtë dukuri dhe difekte janë dërguar edhe përfaqësues ndërkombëtar, pastaj janë mbrojtur nga forcat policore qendrat e votimit për të garantuar ndershmërinë e zgjedhjeve në përgjithësi. Në këto zgjdhje është vrejtur edhe një element i zhgënjmit të thellë si dhe i dekoncentrimit total të qytetarit dhe vullnetit të tij për të hedhur kokërrën e votës si e drejt demokratike, sa që qytetarët të lodhur nga „politikanët dhe partitët politike“pastaj nga „premtimet e tyre iluzioniste“ e kanë shfrytëzuar të drejtën demokratike vetëm sa për të hequr qafe pjesën e tyre dhe të së dejtës së tyre demokratike, e jo për të shfrytëzuar vullnetin dhe të drejtën e tyre legjitime në mënyrë të lirë dhe demokratike. Gjithashtu gjatë zgjedhjeve të mëparshme kur edhe doli fituese PDK e cila që nga themelimi si saj ishte në opozitë, pastaj lidhjes së koalicionit me LDK dhe shpalljes së pavarësisë si dhe gjatë këtyre zgjedhjeve së fundmi lokale vërejm se ishin tri arsye që kanë bërë që LDK të bie nga lista e parë e rënditjes së fitueseve të partive politike ne Kosovë; e para është vdekja e presidentit dhe vizionarit të madhë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, e dyta ishte lufta për karrige në mes të Sejdiut dhe Dacit dhe e treta koalicioni LDK -PDK, koalicion ky i panatyrshëm në thelb.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA