Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Mos hapja e kutive rrëzon Berishën

06. 02. 2010 nga Kritika

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
Kutite

Zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar ishin të dytat që supozohej të garantonte Berisha në pushtet, në historinë elektorale post-diktaturë. Të parat zgjedhje të përgjithshme parlamentare ishin ato të 26 majit 1996 që, siç dihet, u etiketuan ndërkombëtarisht si të parregullta, dhe nuk u njohën as nga opozita, e cila bojkotoi parlamentin deri në rënien e qeverisë.

Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 përbënin një test të vështirë për Berishën në pushtet, sepse ishin zgjedhjet e para për Të pas preçedentit negativ të 1996. Rekordet e PD-s në këtë aspekt ishin jo korrekte, gjë që sillte mjaft dyshime e skepticizem për një garantim normal të zgjedhjeve të qershorit nga Berisha.

Duhet të kihet parasysh se bota perëndimore i vlerëson seriozisht rekordet e politikanëve - mënyrën e veprimit të tyre në të kaluarën. Sipas konceptit perëndimor, një politikan që ka bërë një akt të gabuar në një rrethanë të caktuar në të shkuarën, do e përsëris atë (me probalitet maksimal) nëse një rrethanë e tillë ndodh në të ardhmen.

Kjo do të thotë se perëndimi mbase e shikon me skepticizem garantimin e zgjedhjeve parlamentare nga Berisha, sidomos kur ka dhe një kontestim të vendosur të opozitës, siç është çeshtje e kutive të votimit sot. Me fjalë të tjera, insistimi i Berishës për të mos hapur kutitë, përforcon linjën e rekordeve të tij negative, dhe në këtë këndvështrim shumica e botës perëndimore ndoshta nuk e beson versionin e tij për ndershmëri.

Kam përshtypjen se Berisha ka rënë pre' e lojës së opozitës në këtë aspekt, duke insistuar me kokëfortësi për të mos hapur kutitë.
Arithmetika është e thjeshtë në këtë histori. Në dy palë zgjedhje parlamentare që Ai ka garantuar, të parat janë etiketuar zyrtarisht si të manipuluara; ndërsa të dytat kanë mbetur pezull për shkak se Berisha nuk pranon hapjen e kutive të votimit për të rinumëruar votat. Në këto rrethana, askush në perendim nuk do e besonte Atë - jo iluzione për këtë, përkundrazi, perëndimi tashmë është (mbase) mëse i bindur se Berisha i ka manipuluar edhe këto zgjedhje, si të 1996-s.
Kur ka një disputë të tillë, bota udhëhiqet vetëm nga rekordet.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA