Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Kërkoni Bileta Avioni

Sondazh

A mendoni se e majta do shpërbëhet:

Autostrada Prizren - Prishtinë

08. 02. 2010 nga Faik Miftari

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Autostrada Prizren - PrishtinĂ«
  • Faqe 2

Këto ditë është aktuale dhe shumë e përfolur si në mediet elektronike ashtu edhe të shkruara autostrada Vërmicë – Merdar si një projekt i një rëndësie të veçantë strategjike, ekonomike, rajonale, ballkanike për Kosovën.
Por sipas mendimit tim, duhet të kthjellemi pakëz, dhe të analizojmë këtë projekt kapital në disa aspekte të veçanta, duke u nisur prej asaj nacionales (kombëtares) shqiptare, ekonomike, komerciale, ballkanike. Titullin e kësaj analize e emërtova jo autostrada Vërmicë – Merdar, por autostrada Prizren – Prishtinë. Janë disa arsye që e pagëzova këtë autostradë me nocionin Prizren- Prishtinë, të cilët do të ceki si më poshtë.

Pas përfundimit të ndërtimit( pritet që të përfundojë gjer në fund të vitit 2010) të autostradës Durrës – Morinë, ka qenë e logjikshme që kjo tani të vazhdojë edhe me pjesën kosovare, duke u nisur nga kufiri në Vërmicë, drejt Prizrenit dhe të përfundojë në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë.
Ashtu që Tirana si kryeqytet i Shqipërisë së bashku me Durrësin, qytet i dytë kryesor në Shqipëri për nga rëndësia e tij, dalja në detin Adriatik dhe porti i Durrësit, do të lidhej me Prishtinën, kryeqytet i Kosovës , dhe Prizrenin si qytet i dytë kryesor dhe i një rëndësie të veçantë historike, kulturore dhe turistike të Kosovës. Me përfundimin e pjesës kosovare do të realizohet edhe “bashkimi” apo afrimi i dy kryeqendrave shqiptare, Tiranës dhe Prishtinës. Sikurse neve kosovarëve që është i një rëndësie të veçantë strategjike, nacionale, ekonomike, turistike autostrada Durrës – Morinë, ashtu edhe për shqiptarët të Shqipërisë do të jetë i një rëndësie të veçantë, pasi Durrësin dhe Tiranën e afron me të madhe me Prizrenin e Prishtinën. Poashtu në këtë aspekt do të përfitojë edhe Prishtina, meqense shkurtohet me të madhe dhe afrohet distanca dhe lidhja me Tiranën, por edhe Prizreni pasi që afrohet dhe shkurtohet distanca me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Për momentin, sugjerojë që autostrada të përfundojë në Prishtinë, pasi që tani u bë definitive se kjo autostradë nuk do të jetë e një rëndësie të veçantë ballkanike dhe panevropiane, sepse Serbia me shpalljen e ndërtimit të autostradës Veri – Jug, prej Beogradit e gjer në kufi me Mal të Zi, për të vazhduar më tutje lidhjen me portin e Tivarit, e ka anashkaluar dhe për momentin as që është e interesuar në një të ardhme të afërt të ndërtojë autostradën e vet prej Nishit gjer në kufi me Kosovën, e cila do të vazhdojë me autostradën Merdar- Vërmicë, Morinë – Durrës, për t’u lidhur me portin e Durrësit. Njashtu kohë më parë edhe Mali i Zi shpalli ndërtimin e autostradës Jug – Veri, duke u nisur nga porti i Tivarit e deri në kufi me Serbi, me të cilin do të lidhej me autostradën serbe Veri – Jug e cila përfundon në Beograd. Për këtë arsye ne nuk guxojmë të lejojmë vetes atë luks për momentin, pasi që nuk kemi as kapacitet financiar, dhe me një zhvillim ekonomik çfarë e kemi, nuk mund të hyjmë në projekt për të vazhduar autostradën gjer në Merdar, pasi që ajo do të përfundonte deri në kufi, pa mundësi lidhjeje të mëtejme me Serbinë. Në momentin që Serbia tregon interes që të ndërtojë autostradën prej Nishit e gjer në kufi me Kosovën, atëherë edhe Kosova mund të vazhdojë me vazhdimin e ndërtimit të autostradës prej Prishtinës gjer në Merdar, dhe me një distancë të mbetur vetëm prej 30 - 40 km gjatësie varësisht prej trasesë se ku do të kalon.

Rëndësia e dytë strategjike rrugore e Kosovës, është ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, me një gjatësi prej rreth 60 km, dhe atë në faza, pasi që tani për momentin janë të ndërtuar rreth 10 km nga dalja prej Prishtinës e gjer në kthesën te QMI-ja për në Prizren, me mundësi vazhdimi në fazën e parë gjer në Ferizaj, e në faza të mëtejme në Kaçanik, e që do të përfundon me kufirin në Han të Elezit. Edhe pse gjer në ditët e sotshme pala maqedonase nuk ka treguar për momentin interesin për të ndërtuar 22 km autostradë prej Shkupit gjer në kufi me Hanin e Elezit, edhe pse me dëshirë i ka ndërtuar disa autostrada të brendshme siç janë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles – Gjevgjeli, Shkup – Tetovë – Gostivar, porse në një të ardhme të afërt pala maqedonase medoemos do të jetë e detyruar nga aspekti ekonomik dhe komercial, që ta ndërtojë edhe autostradën prej vetëm 22 km prej Shkupit e gjer në kufi me Kosovën. Njashtu për momentin nuk është e një rëndësie të veçantë ideja e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë – Kullë, gjer në kufirin malazias, pasi që pala malaziase për momentin është e orientuar në ndërtimin e autostradës së më parë cekur Jug- Veri, dhe se me ndërtimin e autostradës Prishtinë – Prizren, Morinë – Durrës, distanca apo rruga për në Mal të Zi është shkurtuar për gjysmë, ashtu që nëpërmjet Shkodrës mund të arrihet për vetëm 4 orë gjer në Ulqin e Podgoricë, në krahasim me 8 orët e tanishme nëpërmjet Kullës e Rozhajës. Për momentin është nonsens i llojit të vet të flitet për ndërtimin e autostradës Prizren – Tetovë, që është hedhur si ide nga disa individ gjatë fushatës zgjedhore në Prizren, akoma nuk po mund të kuptojë se si individët e caktuar politik nuk po munden të dallojnë kompetencat qendrore nga kompetencat lokale. Po edhe të ndërtohej ajo do të mbetet në gjysmë gjer në kufi me Maqedoni, në rast se pala maqedonase nuk tregon interesim për vazhdimin e ndërtimit të pjesës së saj të autostradës, prej kufirit e gjer në Tetovë, e sa është e interesuar pala maqedonase për momentin, tregon fakti që edhe pse janë vetëm 22 km rrugë prej Shkupit gjer në Han të Elezit, për momentin nuk ka në plan ndërtimin e saj.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht nĂ« lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafĂ«t shkojnĂ« automatikisht nĂ« krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA