Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Vlerësimi real i njeriut, moment i rëndësishëm në jetën e një vendi

14. 02. 2010 nga Arjan Th. Kallço

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Tabela e Permbajtjes:

  • Vlerësimi real i njeriut, moment i rëndësishëm në jetën e një vendi
  • Faqe 2

Të vlerësosh një njeri sot mbi bazën e kritereve të vërteta, të paanshme dhe reale, është një nga detyrat më imediate të vendit tonë. Në gjithë këto vjet, të verbuar nga urrjetja politike mes të ngjashmëve, të paktën demokracia nuk duhet të pranonte të tilla, vlerësimi i njeriut është barazuar me zero.

Po vlerësojmë gjithçka të shkuar, me një sulm të pashoq kolektiv, sikur të gjitha mëkatet t’i kishte e kaluara dhe sulmi ndaj të gjitha problemeve të sotme, ka kohë që nuk ndihet më. Edhe kur fillon ndonjë tentativë, mbytet me kthim në të shkuarën.

A thua se e shkuara do të mund të ngjallet më? Dhe në u ngjalltë, për shumë anë të ngjashme, thonë se historia përsëritet, mos ndodhtë një gjë e tillë, sulmet do të drejtohen gjithmonë ndaj sistemit, regjimit dhe njërëzve që e kanë përfaqësuar atë. Pra, si me thënë sulmo të shkuarën që të të sulmojnë kur të jesh larg së sotmes. Si gjithmonë, në krye të këtyre shtrëmbërimeve të vlerësimit është poltika, pasi nuk e pranon dhe nuk e bën dot vlerësimin e drejtë të njeriut. Po dëgjojmë dhe lexojmë sot për vlerësime tepër superlative, sikur në Shqipëri gjithçka të shkojë vaj dhe të jemi fanari i dikurshëm i ndriçimit për botën. Por tallja më e fundit është bumi i vlerësimit nëpër shkolla dhe universitete. Aty nga fillimi i vitit universiteti i Tiranës, merr një nismë dhe shpërndan formularë, që më pas të mbushen nga studentët. Mesa duket disa mendësi për dosje ende janë të freskëta në mendjen e njerëzve, që kurrë nuk kanë vlerësuar njeriun e mirë. Më pas lajmi mori dhenë, pasi këto formularë ishin gati dhe studentët kishin ngelur në klasë pedagogët.

A është i nevojshëm një vlerësim i tillë? Mendoj se për shumë arsye nuk duhej menduar dhe vlerësuar kështu profesorati i universiteteve. Por mesa duket edhe në përzgjedhje ka ndonjë gjë që nuk shkon, prandaj dosjet janë gati.

E para: situata tejet e rënduar në vend, dhe kjo përsëri për faj të politikës, nxjerr në pah faktin e dosjeve për pedagogët dhe më pas tundjen e tyre, kur të lindë mosbindja civile nga ndërgjegjësimi, nëse kjo do të ndodhë një ditë. Uroj që të ndërgjegjësohen të gjithë se shkolla nuk ka kusure politike për të larë, por vetëm mision fisnik.

E dyta: A mund të vlerësojë studenti pedagogun? Nuk e di nga cilat mendje djallëzore del kjo nismë, por është tepër dashakeqe, pasi do të mbahen peng universitetet dhe detyrat e tyre për dije dhe kulturë. Pra, nuk do t’i jepet liri universitetit të udhëheqë shkencën dhe kulturën, por duhet të pranojë pa kushte diktatin e politikës dhe reformat e çmendura të saj. Mjaft të kujtojmë se Ministria përsëri ndryshoi maturën shtetërore dhe menjëherë pas deklarimit të kryeministrit për dështim në reformën arsimore. Një qeveri me mend, kur dështon në këtë mision e saj më sublim, duhet ta kuptojë se ka dështuar në të ardhmen e e një vendi dhe rruga e vetme është largimi I qytetëruar nga qeverisja, pa pritur fundin e mandatit.

E treta: pedagogëve u jepen vlerësime nën presionin e fëmijëve me prindër të deklaruar politikisht dhe pasojat e një vlerësimi “të gabuar të tyre” do të merrnin ndëshkimin e duhur.

E katërta: këtij vlerësimi do t’i trembeshin anëtarët e partive në universitete dhe për pasojë do të zbatonin fill e për pe direktivat e partisë, duke e mbajtur larg profesoratin nga problemet e shumta të vendit.

A duhet pranuar një vlerësim i tillë? Tek takoja studentë që e kishin plotësuar këtë formular, nëse kjo ka ndodhur është bërë në fshehtësi, pa e deklaruar hapur, të cilët ishin venë vërtet në siklet, të paktën ata studentë që kanë sy e faqe. Ndoshta një pedagog mund të marrë, për servilizëm dhe frikën e një note, edhe vlerësimet maksimale, por cilët janë ata që po e vlerësojnë? Studentët e tij dhe këtu marrëzia duhet sheshit. Në Itali, të paktën në universitetin që kemi frekuentuar shpesh, nuk dëgjuam ndonjë “nismë të tillë”. Mund të ketë në ndonjë vend tjetër, por zorr se mund të pranohet, pasi pedagogët janë ajka e shkencës dhe e kulturës dhe jo të teseruar për një vend pune edhe sikur të mos e meritojnë atë. Refuzova energjikisht në bisedë një vlerësim të tillë nga studentët, për të vetmen arsye se nuk e pranoj një vlerësim të tillë. Për vlerësime të tilla nga nxënës, nga prindër të pakënaqur nga rezultatet e fëmijëve të tyre, thuaj se të gjithë janë farë gjeniu, të paaftët e arsimit në Korçë kryen me dorën e hekurt, nën kupolën e partisë, një masakër të vërtetë në vitin 2006. Mesa duket vlërsimit, që me plot gojë do ta quaja subjektiv, pasi jemi mësuar me vlerësime injorantësh dhe partiakë, nuk do i shpëtojnë edhe institucione të tjera. Zoti na ruajtë….
Të shpresojmë që të tjerët të mos bëhen pre e instrumentalizimit poltik si shumë paraardhës që vlerësimi merr vetëm një kah, anën partiake dhe me ne o kundra nesh.
A duhet pranuar një vlerësim i tillë?

Është kohë dhe duhet të jetë kohë vlerësimesh, por vlerësime të drejta dhe përzgjedhje më të mirësh, për të përfaqësuar denjësisht shtetin dhe institucionet e tij. Mendoj se vlerësime të tilla janë vlerësime si puna e shpatës së Demokleut mbi kokat e pedagogëve, të cilët duhet të rrinë urtë dhe ta pranojnë telekomandimin, sikur të ishin një strument i tillë në duart e poltikës. Nëse rektoratet do ta pranojnë një vlerësim të tillë, atëherë do të largohen edhe më nga pavarësia e tyre dhe nga misioni i universiteteve.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA