Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Nëse zgjedhje të reja, çdo ndodhë me Berishën?

16. 02. 2010 nga Kritika

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Berisha u rizgjodh Kryetar i PD-s - vjeshtën që shkoi, ndoshta thjesht e vetëm për të perçuar mesazhin tek kampi kundërshtarë i z. Rama (që konteston rezultatet e 28 qershorit), se në rast zgjedhjesh të parakohëshme, Ai përsëri do të kryesoj fushatën elektorale të PD-s për pozicionin e Kryeministrit të vendit, dhe nuk do të tërhiqet për shkak të moshës.

Nëse ju kujtohet, para kuvendit të PD-s, kishte një rivalitet pothuajse të hapur(gati një vjeçar) mes zj. Topalli dhe z. Basha, per atë që komentohej gjerësisht në media si luftë për kryetar të PD-s. Por për çudi cdo gjë u shua, kur z. Berisha rimori përsëri pozicionin në fjalë, duke i dhënë fund kështu dilemës Topalli vs. Basha, si dhe duke nënkuptuar faktin se edhe 67 vjeç Ai ishte gati të rifillonte një fushatë tjetër elektorale për pushtet, dhe as që bëhej fjalë për të dalë në pension. Ky mesazh dëshpëroi gjithashtu gjeneratën në vijim të së djathtës shqiptare, qe shpresonte fort që këtë rradhë stafeta do i dorëzohej asaj, nga një Berishë i moshuar, tashmë.

Historia e Lëvizjeve demokratike të pas '90-s

Shqipëria, siç dihet, nuk ishte e integruar në Kampin Socialist të lindjes, element ky që nuk solli kolaps të menjëhershëm të komunizmit, si në pjesën tjetër të Europës Lindore, ku komunizmi pranoi humbjen e Luftës së Ftohtë, dhe vendosi të mbyllë kapitullin e vet historik. Në këtë aspekt Shqipëria nuk pranonte urdhëra nga lidershipi i kampit të mësipërm - Bashkimi Sovietik -, për të mbyllur paqësisht epokën e saj të komunizmit, gjë që sillte probleme për kolapsin e rregjimit në Shqipëri, ku klasa politike në vend nuk ishte për vetë-kolaps.
E njëjta situatë problematike egzistonte edhe në Rumani, ku Çaushesku kishte ndërtuar gjithashtu një rregjim të pavarur nga Kampi Socialist (i komanduar nga BS), dhe nuk pranoi dorëzimin e pushtetit në fund të viteve '80.

Dhe mbase pikërisht kjo specifikë bëri që në këto dy vende (Shqipëri e Rumani) të kishte respresion gjatë përmbysjes së komunizmit, ndryshe nga pjesa tjetër e Europes Lindore, ndërkohë që Çaushesku, si asnjë ish-lider tjetër lindor, u egzekutua nga një skuadër pushkatimi. Gjatë ditëve të të ashtuquajturit "Revolucion Rumun" kundër Çausheskut, ky i fundit akuzoi Jugosllavinë (Serbinë) si nxitëse dhe financuese e protestave kundër tij. Sa e vërtetë mund të ketë qenë kjo, nuk dihet, por fakt është që ish diktatori komunist rumun e "qau" atë që i ndodhi pikërisht tek Serbia e kryeministrit Sllobodan Millosheviç.

Edhe mund të ketë patur ndonjë interferencë Jugosllave për të rrëzuar dy rregjimet e ashtuquajtura indipendete të Kampit Socialist (të Rumanisë e Shqipërisë), mbase thjesht e vetëm për të vënë nën kontroll klasën e re politike që po lindte në këto dy vende - fakti që sot Rumania insiston në mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës mund të interpretohet si ndonjë "larje nderi" ndaj suportit të Serbisë më 1989.
Në vijim të kësaj linje, interesant është fakti se edhe lidershipi post-komunist që lindi në të dy vendet, ngjan shumë me njëri tjetrin. Në Rumani pushtetin e mori Iliesku, që për rreth 20 vjet dominoi jetën politike atje. Në Shqipëri pushtetin e mori Berisha, që gjithashtu për rreth 20 vjet po dominon jetën politike tek ne. Në asnjë vend tjetër të Europës Lindore post-komuniste nuk gjejmë ndonjë rast tjetër të tillë të ngjashëm jetëgjatësie lidershipi, si në rastin e Ilieskut dhe të Berishes.
Iliesku doli në pension më 2008 (78 vjeç) pasi u rizgjodh tre herë president i Rumanisë.

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA