Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Doris Pack, sa qesharake tashmë...

03. 03. 2010 nga Kritika

Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim

Zonja Pack vazhdon në mënyrë të pabesueshme të lëshoj deklarata të çuditshme e qesharake, që perçojnë nuanca të theksuara injorimi e nënvleftësimi për nivelin intelektual shqiptar, sikur ne jemi një shoqëri mëse naive, që zonja në fjalë ka vendosur të na orientoj nëpërmjet një diktati dinak.

Lexoni në vijim deklaratën e saj më të fundit për bojkotin e opozitës (citoj): "Opozita në këtë mënyre po tregon se nuk është e pjekur dhe une kam frikë për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Do të jete faji i saj në këtë proçes."

Po pse opozita, e jo qeveria? - shtrohet pyetja. Është me të vërtetë për të qeshur sa shumë gjuhë konkluduese (pa argument) perdor.
Sidoqofte, zj. Pack e di që proçesi i integrimit të Shqipërisë për në BE është mjaft i gjatë, dhe nuk dëmtohet aspak nga bojkoti aktual i opozitës. Ne vijim te kesaj linje, bie fjala, kur Shqipëria do hyjë në BE, zj. Pack (mbase) nuk do jetë më në këtë botë (tani është rreth 70 vjeç).

Probleme parlamentare kane edhe vende të tjera demokratike në Europë etj., madje edhe anëtare të BE-s e NATO-s, por një gjë e tillë nuk dëmton demokracinë, përkundrazi e thellon atë.
Shqipëria ka 20 vjet që është vend i hapur, dhe një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë në Perëndim, ku janë mëse të orientuar me praktikat e demokracisë perëndimore, që do të thote se zonja Pack bën mirë të kontrollojë nivelin intelektual të deklaratave që lëshon, sepse në vend të diktatit mund të krijonë humor.

Në një dispjutë si ajo e Shqiperisë faji nuk është i opozitës, por i qeverisë, dhe zonja Pack e ka mjaft të qartë këtë. Në një demokraci është qeveria ajo që garanton, jo opozita, dhe në këtë aspekt, qeveria ka detyrimin (ka pushtetin) të garantojë zgjedhje të ndershme, dhe transparencë të përgjithshme të tyre. Opozita nuk ka gjë në dorë, prandaj dhe transparenca ka ngecur. Nëse qeveria do hapte kutitë e votimit, kriza do mbaronte. Faji është i qartë se i kujt është.

P.S. Keni vënë re që zonja Pack mban gjithmonë krahun e qeverive në Shqipëri, asnjëherë të opozitës. Një qëndrim të tillë, si i mësipërmi, ajo ka shpalosur edhe në kohen kur Berisha ishte në opozitë, duke u prononcuar në favor të qeverisë socialiste me të njëjtin "argument" si tani, për gjoja dëmtim të procesit të integrimit. Të krijohet përshtypja se zonja Pack "korruptohet" nga qeveritë shqiptare...

Autori

Komente

Dërgo koment të ri

  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Use [fn]...[/fn] (or <fn>...</fn>) to insert automatically numbered footnotes.
  • Use [# ...] to insert automatically numbered footnotes. Textile variant.

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit

Image CAPTCHA