Skip to content

Politikani antikonformist, Fini, takohet me denoncuesin shoqëror, Savianon

11. 05. 2010 nga Arjan Th. Kallço

Version i përshtatshëm për printim

Nuk besoj se ka ndonjë problem që kryetari i parlamentit Italian të takohet me njërin prej personazheve më në zë të çastit në botë. Bile do të thosha se takime të tilla promovuese për kulturën e një vendi duhet t’i bëjnë të gjithë politikanët, përfshi edhe tanët që takime të tilla i realizojnë kur e shohin se kultura jonë bën hapa para apo kur kanë dalë jashtë loje.

Nuk ka fushata në mbështetjen e kulturës sonë kombëtare, apo aq më keq kur shkrimtarët dhe artistët trajtohen si mbështetës të rreshtimeve poltike. Protestat e fundit në Tiranë nxjerrin në dritë se poltika nuk është më e besueshme dhe po kërkon të manipulojë kulturën për interesat e saj. Pse pikërisht njerëzit e kulturës? Sepse janë njerëzit që kanë treguar me vepra maturi dhe tolerancë ndaj shumë problemeve me të cilat janë përballur me burakratët e administratës shtetërore. Por manipulimi i kulturës për kredibilitet poltik ka kohë që ka filluar që me përzgjedhjen e tyre për deputetë dhe me spektaklet e përplasjeve në Parlament. Që kriza ka mbëthyer keq shtetin dhe poltikën, kjo tashmë dihet prej muajsh, por që të tërhiqen artistë dhe më pas në emër të tyre të abuzohet, kjo më duket e tepërt dhe e hidhur. Ku ishin deri dje politikanët kur mbi artistët u përdorën të gjitha format e presionit, deri dhe largimet nga puna? Për më tepër edhe me urdhëra skutash të turpshme ndaj tyre, apo të firmosura prej tyre. Tash që politika është në hall të madh, kërkon përkrahjen e artistëve për të dalë nga bataku. Më vjen shumë keq që shumë artistë e kanë dhënë këtë përkrahje, ndonjëherë reale apo false, me peticionet e tyre të firmosura. Politika ka nëpunësit e vet të punësuar politikisht dhe le t’i zgjidhë me ta të gjitha problemet e saj. Demokracia, nëse një ditë do të trokqsë në dyert e shqiptarëve, nënkupton protesta dhe manifestime ndaj një mendimi kundër apo që kërkojnë një të drejtë të mohuar. Në Amerikë protestohet që 30 miljonë shtetas të mos sigurohen nga shteti i tyre (hajde demokraci e kulluar, hajde). Le të jenë ata në krye të protestave për (pa)drejtësi në të gjithë jetën e tranzicionit të vendit. Por kjo s’ka për të ndodhur asnjëherë, dihet tashmë, pasi të (pa)drejtët nuk e kanë kurrë atë guxim, nga frika e presioneve. Për të rregulluar imazhet e veta të shpëlara, politikanët kërkojnë rrugëdalje përmes kulturës. Sa e kanë ndihmuar kulturën që kultura t’i ndihmojë? Është një pyetje që e ka një përgjigje të merituar : njerëz të çastit dhe artistë të pavdekshëm. Në vend të tyre nuk do të kisha bërë as më të voglën përpjekje për të firmosur paçavure të zyrave propogandistike të politikanëve. Kultura duhet të jetë në një zë kur bëhet fjalë për manipulime të tilla dhe t’i thotë një jo të qartë dhe të prerë. Dihet se kultura është më humane ndaj çdo sfere tjetër të jetës dhe humanizmit të saj përpiqen t’ia ndryshojnë drejtimin me peticione apo kundraprotesta mjeranësh. Përsëri Fini tregoi se është një hap më parë se të tjetër në mbrojtjen e kulturës kombëtare dhe se Saviano është një pasuri e saj që nuk duhet lejuar të sulmohet dhe keqpërdoret për qëllime të caktuara. Saviano nuk është i ngjashëm me të ngjashmit në Shqipëri. Janë takuar në zyrën e tij në Montecitorio dhe ftesës së Finit mendoj se bëri mirë që iu përgjigj, që t’u mbyllet goja atyre që tek ai shohin një njeri që po ua rrëmben skenën. Savianos, pasi kishte siguruar një mbështetje të madhe në Itali, mendje qerratejsh, iu propozua të kandidonte për lider partie. Po ta kishte bërë edhe mund të kishte fituar, por do të kishim humbur një shkrimtar të denjë për t’u rënë këmbanave të alarmit, kur problemet mahisen, siç thotë një shkrimtar tjetër i madh Italian, por që jeton në gjysëm ekzil, Antonio Tabuki. Takim ishte tepër kuptimplotë, mes një plotikani antikonformist, të paktën deri më tash, pas bashkimit me partinë Forca Italia, dhe shkrimtarit Italian më të diskutuar të momentit. Pak kohë më parë disa kritika ndaj tij, sidomos e njërit prej drejtorëve të Mediasetit, i cili ka deklaruar se Saviano nuk është ai që e zbuloi luftën ndaj Kamorrës, nuk është vetëm ai që e denoncoi, ka edhe regjizorë, gjykatës që e luftuan… dhe që e paguan me jetën e tyre. Ai është tejet i mbrojtur dhe është e drejtë, por mjaft më me të. Këto fjalë ushqyen polemika poltike aq sa mbërritën reagime të ashpra nga opozita, si për ironi të fatit është përsëri poltika që hyn në polemika për kulturën, si për ta patur pronë të vetën kur të jetë në valle fati i ndonjë fushate elektorale.

Edhe më parë Saviano kishte qënë në qendër të polemikave mes partive pas deklaratave të Berluskonit që foli për mbështetje promovuese ndaj mafjes që po bëhet përmes letërsisë dhe librit të famshëm Gomorra - shkruajnë mediat italiane. Por deklaratave të Berluskonit i përgjigjet Fini se kur Berluskoni thotë se Savaiano me librin e tij e bën më të fortë kriminalitetin Made in Italy në botë, më mirë që këto deklarata të mos i bëjë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar