Skip to content

Zoti i bekoftë grevistët e urisë

13. 05. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Neda

Ju kujtohet Neda, vajza iraniane (në foto) e vrarë në protestë për votën e lirë në Teheran? Imazhi dhe emri i saj u përhap me shpejtësi në web duke u shndëruar në një simbol të luftës për votën e lirë. Edhe në Iran u ndeshën për transparencën e zgjedhjeve, për rinumërimin e votave, njëlloj si tek ne, dhe përsëri njëlloj si tek ne, regjimi mohoi rinumërimin dhe transparencën e votës.

Grevistët tanë sot janë ngujuar nën çadrat e bardha (si shpirti i tyre i bardhë) përballë regjimit që nuk bzan. Pikërisht në frontin e parë, vetëm disa metra larg godinës ku strehohet qeveria e paligjshme, ku sundon pushteti frikacak i pazgjedhur nga vota e lirë.

Grevistët e urisë janë sot heronjtë tanë, janë trimat dhe trimëreshat tona, që po vetëflijohen, pikërisht për atë që është më e shenjta e një shoqërie moderne, votën e lirë. Ne duhet të jemi krenar sot që gjenerata jonë po sakrifikon për votën e lirë, ndryshe nga brezat e kaluar që nuk e patën këtë kurajë. Ne duhet të jemi kokëlartë sot, sepse shoqëria jonë po përjeton një impuls të ri, një ngjitje cilësore, njëlloj si popujt e civilizuar të botës. Greva e urisë për votën e lirë e rradhit vendin tonë në elitën e atyre popujve që e kanë votën e lirë të shenjtë, të shenjtë si Zoti, dhe luftojnë fort për të.

Jo çdo popull në botë ka kurajon të luftojë për votën e lirë. Dy të tretat e njerëzimit sot vuajnë nën rregjime diktatoriale anë e mbanë botës, dhe kjo sepse popujt e tyre nuk kanë trimërinë të ndeshen për votën e lirë. Vota e lirë nuk është privilegj, por fitohet me sakrificë, dhe atë sot e gëzojnë vetëm një pakicë në glob, pikerisht ata popuj që patën guximin dhe shpirtin të luftojnë për të. Jam krenar qe edhe populli im sot po ndeshet për të fituar votën e lirë, dhe uroj ta fitojmë.

Nga ana tjetër, të vjen të vjellësh kur shikon ca të ashtuquajtur intelektual (akoma me diplomat e Enverit në xhep), që bëjnë thirrje për ndalimin e grevës së urisë, sepse gjoja ajo po pengon vizat (pooo, edhe në Bosnjë ajo po i pengon). Këta qënjie mjerane, që kërkojnë kompromis batakçijsh thjesht e vetëm për të braktisur vendit (për një pashaportë pa viza), harrojnë faktin se grevistët e urisë janë sot nacionalistët më të flaktë të Shqipërisë, që kërkojnë zhvillimin e demokracisë në vend, që kërkojnë lulëzimin e territorit shqiptar, dhe jo largim e ikje nga Atdheu - me para të vjedhura nga korrupsioni, siç dëshirojnë të ashtuquajturit intelektualë, artistë e aktorë të oborrit të pasëm qeveritar, apo kllaunët e monokracisë moderne shqiptare.

Autori

Komente

Lufta per voten e lire behet ne parlament

14. 05. 2010 nga Anonim, 6 vjet 45 javë para
Koment id: 241

Me vjen keq kur lexoj artikuj qe flasin ketu per voten e lire dhe nga ana tjeter nje rregjim diktatorial. Te gjithe ne Shqiperi kemi qene jetuar dhe i kemi provuar te dy krahet edhe PS edhe PD, ju lurem zoteri mos abuzoni me luften qe behet ne Shqiperi midis dy kraheve se ajo behet per voten e lire. Ajo behet per te nderuar disa xhaketa dhe per te ardhur disa te tjera. Lufta per voten behet neper institucione dhe jo ne rruge aq me teper qe tani jemi vend qe pretendojme ti bashkohemi familjes evropiane.
Nuk arrij te kuptoj komentin ketu me intelektualet qe firmosin nje peticion ne lidhje me menyren e zgjedhur nga opozita per te "luftuar" per voten e lire dhe komentin ketu se ato jane me diploma te Enverit. Pyetja eshte cfare te keqe nese jane me diploma te marra ne ate kohe, kjo nuk do te thote se jane pa nivel, plus te shtojme edhe faktin qe kishte edhe nje grup qe perkrah grevistet une i respektoj pavaresisht pikepamjeve te tyre, por edhe ata jane me diploma te marra ne kohen e Enverit psh Piro Milkani, Rudina Xhunga, Oni Pustina ("intelektuali") etj.
Problemi nuk qendron ketu problemi eshte se aty vazhdohet me militantizma dhe kjo eshte e keqja e madhe, njerezit jane te zhveshur nga prona dhe jane proletare qe skane asgje pervec kraheve dhe mendjes dhe ashtu i intereson te dy kraheve qe te mund ti perdorin per mitingje ose revolucione per permbysjen e pushtetit me dhune.
Vendet e punes jane te kufizuara vetem ne rast se punon ne administrate se ne privat mundesite jane shume te pakta e vetmja menyre per ty punesuar eshte te jesh militant me njerin nga krahet politike ndryshe nuk mbijeton dot.
Kerkesa ime mos abuzoni me luften per voten e lire pasi ajo eshte shume parimore dhe nuk mund te krahasohet me luften e Spartak Ngjeles, Paskal Milos, Pandeli Majkos, apo Nard Ndokes etj, faleketyre mostrave Shqiperia eshte atje ku eshte sot.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar