Skip to content

Europa i trembet destruktivitetit të Berishës

05. 07. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Ju ka bërë përshtypje se nuk ka më hedhje në erë të shtyllave të tensionit të lartë, që kur Berisha morri pushtetin më 2005! Është ky element, e të tjerë të ngjashëm destruktiv si ky, që ndoshta e bëjnë Europën të hezitoj për të ndërshkuar Berishën pas manipulimit të zgjedhjeve të qershorit 2009. Mbase Europa ka frikë destabilizimin.

Frika europiane, nga figurat politike shqiptare, zë fill që pas pavarësisë së vendit, kur Esat Toptani themeloi i pari linjën e destabilizimit të vendit. Pashai pro-sllav sundoi me suportin e bandave të dhunshme, praktikë destruktive kjo që shtrëngoi deri dhe të dërguarin e atëhershëm eurpian, Princ Vidi, t'ja mbathte nga vendi.

Esat Toptani u bë i fuqishëm për shkak të financimit nga Serbia. Ishin dinarët serb ato që mbajtën në këmbë fanatikët e tij, të cilët kryenin krime, sabotime, larje hesapesh, djegie institucionesh, etj. Pak e a shumë e njëjta histori si në këto 20 vite të Berishës.

Nga ana tjetër, Berisha që në fillim të karierës së tij politike, post pluralizëm, vuri në jetë praktikën destrukive post pavarësi të Esat Toptanit, - dhunë, sabotim, grupe të armatosura, larje hesapesh, etj.

Dhe është pikerisht kjo linjë destruktive që mbase e tremb Europën, kërcënimi që Berisha i bën asaj, se nëse Europa do e cënoj, ai do destabilizoj vendin, si në '95n, '96n '97n, '98n, etj.

Për fatin tonë të keq, Serbia vazhdon të fusë hundët në punët tona të brendëshme prej 100 vitesh tashmë, megjithëse u shpresua se pas pavarësisë së Kosovës financimet e saj, për bandat e Tiranës, do ndërpriteshin. Fakti që Europa vazhdon të frikësohet nga Berisha, flet për atë se financimet serbe (dhe ruse) nuk janë ndërprerë.

Në këto rrethana, për Europën mbase është më mirë një Shqipëri e pa destabilizuar, me demokraci të rreme nën Berishën, se sa një demokraci e vërtetë, e destabilizuar nga Berisha. Pra, gjërat shkuan përsëri atje ku nisën 100 vite më parë...
Edhe atëhere shqiptarët lëviznin pa viza në Europë (deri në 1944), por ajo status quo "as mish as peshk" prodhoi viktima (dhe vetë Estat Toptanin), mbretër të rremë e diktatorë afatgjatë. Pyetja që ngrihet tani është, se pas Sali Esat Toptan Berishës, kush do jetë "Zogu" i ardhshëm i vendit, dhe pas tij, kush do jetë Enveri nr.2? Shumë "faleminderit" Europë... "ti kurva e motit,/Qi i rae mohit besës e Zotit,/Me dá token e Shqypnís,/Per me mbajtë klysht e Rusís" (Fishta).

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar