Skip to content

Anija shtetërore dhe spiranca

04. 11. 2010 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Kriza që kishte kapluar institucionet politike dhe shtetërore të Kosovës nuk ishte aksident i papritur sepse gjërat qysh në fillim kishin treguar fytyrën e vërtetë dhe interesat e dy partënerëve të koalicionit qeverisës. Se karroca e nisur e martesës së këtij koalicioni ishte nisur me defekte kjo është vërejtur që në fillim, por se kjo karroc kishte mbi vete edhe pazakonshmërinë dhe të papërshtatmit për të bashkëjetuar në rrugën e udhëheqjes së shtetit të mbykqyrur të Kosovës kjo u pa gjatë gjithë rruëgtimit të përbashkët të tyre. (...) Megjithkëtë duhet theksuar se krizat politike dhe ato institucionale nganjëherë janë të dobishme kjo për faktin se mushkëritë e demokracisë dhe të shtetit në përgjithësi kanë nevoj për t'u vënë në provë, ashtuë që më pas të dal si shtet dhe demokraci e aprovuar pas kësaj sfide serioze të proceseve politike dhe institucionale të shtetit.

Por duke ditur se Kosova si shtet i mbykqyrur dhe i ri ka nevoj që të përballet edhe me procese provuese se sa janë duke funksionuar institucionet shtetërore, sa është morali i ngritur politik në gjitha rrafshet dhe sistemet dhe se sa ka fituar imunitet për tu përballuar edhe me gjendje tjera të ardhshme e që mund të jenë edhe më sfiduese se krizat e lehat politike dhe institucionale. Kosova ka nevoj për kondicion politik, ekonomik, institucional, të mushkrive të demokracisë si dhe të proceseve tjera brenda adminsitaratës së përgjithshme shtetërore.

Në vendet me traditë të demokracisë dhe të shtetit juridik, krizat e tilla janë normale dhe të tejkalueshme në mënyrën më të mirë politike dhe pragamtike, ndërsa tek ne kjo është gjë e re dhe institucionet e Kosovës normalisht se nuk janë mësuar të provohen shpesh nga këto kriza, prandaj kjo tregon se Kosova si shtet i mbykqyrur dhe demokracia e saj e re dhe e brishtë duhet të mësohen edhe nga provat e tilla ashtu që të fitojnë imunitet dhe forcim të mureve dhe të rrugës së demokracisë, ndërtimit të institucioneve të fuqishme demorkatike e shtetërore dhe proceseve tjera që ka para vetes. (...)

Kështu që nga proceset komlekse që ndodhën gjatë kësaj kohe të krizës elita politike dhe shtetërore nuk arriti të tregoj mençurinë dhe pragmatizmin politik në daljen nga kjo krizë dhe provë institucionale dhe politik, pra me një fjalë ata nuk arritën të fitojnë qëndrueshmëri dhe forcimin e rrënjëve të demokracisë dhe institucioneve por gjetën mënyrën më të lehtë „mocionin e votëbesimit“ për të dal nga kriza duke mos njohur asnjë provë dhe duke mos treguar asnjë shkathtësi gjatë këtij procesi sfidues dhe kësaj krize të lehtë. Mocioni dhe dorëheqja pas dakordimit nga palët votuese në kuvend tregoj se kjo lëvizje ishte përdor si taktik politike për të dal nga kriza institucionale dhe politike, por edhe për të mos dhënë llogari për vitet e qeverisjes së përbashkët të partnerëve që bashkëjetuan shkurt në këtë karroc në fund të mandatit të tyre qeverisës.

Gjithashtu duhet cekur se ky mocion taktik politik është rezultat edhe i kohës kur kishte filluar të dal sheshit kriza e partnerëve qeverisës fundin e vitit që lam pas dhe se strategjia e daljes dhe lënia e karrocë ne gjysmë të rrugës ishte përgaditur që moti së bashku, por që tani vetëm se ishte finalizuar me votimin e këtij mocion të mosbesimit, dorëheqejn e qeverisë, shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky mocion taktik politik mund të jetë një bumerang për vetë inicuesit dhe ata që përkrahën këtë sepse nëse tani ky mocion i votëbesimit mund të shihej si një takti e daljes nga konfuzionalitetit më vonë do të thoshte edhe një gjykim politik i pamenduar duke ditur se gatishmëria e të gjithëve ishte që vendi të shkonte në zgjedhje, por të parakohshme pra të caktuara më datë 13 shkurt 2011. Kjo ngutje është e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja më vonë sepse çdo herë zgjedhjet e jashtëzakonshme shfrytëzojn një energji të madhe nga të gjithë akterët dhe institucionet përgjegjëse për shkak të afatit të shkurtër, prandaj duke ditur se shteti i mbykqyrur i Kosovës është ende i ri dhe i papjekur dhe me një demokraci të brishtë atëherë vështirë se do të mund që zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuara për 12 dhjetor të këtij viti të jenë demokratike dhe të ndershme.
Nga kjo duhet nënvizuar se mocionet taktike politike janë të rrezikshme dhe se ato mund të dështojnë më vonë edhe nëse ajo ka marrë pëlqimin e kuvendit dhe ka futur shtetin në zgjedhje të jashtëzakonshme me dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e parlamentit, sepse efekti në të ardhmen mund të jetë simbolik dhe pa asnjë lëvizje për ndryshim, forcim të demokracisë dhe shtetit. (...)Kjo për shkak të gjykimit politik jo të drejtë pastaj të pamenduar mirë dhe mungesës së pragmatizmit por edhe të konsensusit të përgjithshëm të akterëve në shtetin e mbykqyrur të Kosovës. Megjithkëtë ajo që duhet të na brengos është se mos rastësisht kjo dredhi e pushtetarëve dhe ky mocion taktik politik ku “cezarët vetëdorëhiqen” të bëhet “traditë” edhe në proceset tjera që mund të ndodhin gjatë ecjes së shtetit të mbyqkyrur të Kosovës në rrugën e saj drejt ardhmërisë.

Sidoqë të jetë mocioni i votëbesimit është një çështje e gjykimit politik, por pasi që ky mocion ishte taktiko-politik atëherë proceset dhe rrethanat e reja në vijim do të tregojnë kundërproduktivitetin, kjo ngase me anë të kësaj dorëheqja e qeverisë, shpërbërja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund të përdoren si armë politike ashtu që të heshtinë si brenda ashtu edhe jashtë kritikat, kundërthëniet dhe të mendohet që sërish të rikthehen në skenën e pushtetit të njejtit aktorë duke vulosur kështu pohimin se mocioni ishte vërtetë taktiko-politik dhe dorëhqja pjesë e strategjisë së ardhshme politik e po këtyre aktorëve. Ndërkaq tani pas këtyre rrethanave të krijuara është e rëndësishme që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë të vërteta, të ndershme, demokratike dhe të monitoruara nga bashkësia ndërkombëtare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund që më pastaj anija e shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe institucionet e reja të dala në mënyrë demokratike nga këto zgjedhje të kenë spirancën për të ecur sigurtë në rrugën zhvillimeve të gjithëmbarshme dhe të integrimeve euroatlantike.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar