Skip to content

Precedenti Arvizu ndaj ''Shekullit'' po inkurajon armiqtë e medias

24. 04. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Burg

E pabesueshme por e vërtetë! Menjëherë pas sulmit të Ambasadës Amerikane në Tiranë ndaj gazetës "Shekulli", viktimë e dytë bëhemi ne. Po po, Gazeta Kritika, po sulmohet nga armiqtë tradicional të medias në Shqipëri, që me çduket u frymëzuan nga precedenti i paprecedend Arvizu. Bëhet fjalë për Shabanë Meminë, shefin e legalizimeve, i cili ka vendosur të bllokoj legalizimin e shtëpisë sime në Tiranë, pse kjo faqe kritikon qeverinë Berisha.

Nejse, Shaba aq tru ka, shoku i Gazidedes është, që nëse do kishte mundësi do i vinte flakën përsëri të gjitha mediave të Tiranës, si në '97. Por të vjen keq se këtë rradhë në listën e armiqve të medias po hyn edhe vendi që krenohet botërisht me "First Amendment", dhe akoma më keq, po bëhet frymëzues i kundërshtarëve tradicionalë të shprehjes së mendimit të lirë në Shqipëri.

Gazeta Kritika është faqe e emigrantëve, dhe natyrisht emigrantëve që jetojnë sot në Perëndim nuk mund t'u mbyllet goja, as nga Shaban Memitë dhe as nga shefi i tij, "Trëndafili" i Sigurimit të Shtetit, Sokol Olldashi, që mund të ketë dhënë urdhër për rastin në fjalë. As s'ja vlen të merresh me këta mjeranë...

* * *

Po lexoja sot një njoftim të Ambasadës Amerikane në Tiranë në lidhje me pasaportën misterioze amerikane të Lulzim Bashës, dhe ishte për të vënë duart në kokë, sesi z. Arvizu vazhdon përsëri linjën e tij qesharake të injorimit të shqiptarëve (me siguri na mendon si njerëz me bisht tashmë), kur thoshte se zbardhja e informacionit për pasaportën "amerikane" të Bashës shkel aktin e privatësisë, etc...

Ky ambasador qenka me të vërtetë për t'u dërguar për dru në mal. Zotëri, nuk kanë privatësi figurat publike, ky është ligji në SHBA. As kete nuk e di? Dhe për më tepër kur në rastin në fjalë mund të jemi para një vepre kriminale. Xhanëm zotëria ja morri dorën të mbroj aktet kriminale në Shqipëri, siç po vepron me vrasjet e 21 janarit, duke sajuar deri edhe histori të tilla të gënjeshtra, se gjoja edhe në SHBA na paskan ndodhur vrasje politike nga qeveria kundër opozitës në vitet '70 (e ngatëron SHBA-n me Meksikën, atdheun e të jatit).

Me çduket ky Ambasador harron faktin se teritori i Ambasadës Amerikane në Shqipëri konsiderohet ligjërisht teritor Amerikan, dhe ka obligimin të respektoj njëlloj, si "First Amendment", ashtu dhe të zbardhë privatesinë e politikanëve dhe figurave të tjera publike, sidomos kur ka dyshime për akte kriminale, si rasti Basha.

Autori

Komente

Letër e Hapur.

30. 04. 2011 nga Anonim, 6 vjet 8 javë para
Koment id: 522

Ju lutem krijoni mundësin qytetarve ta lexojnë.

http://www.shqip.dk/index.php?option=com_content&view=article&id=5946:le...

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar