Skip to content

Bamir Topi, Kreshnik Spahiu e Geri Kokalari e ricikluan Berishën post '97

07. 11. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Shpatat

Siç dihet tashmë, pas '97s Sali Berisha mbaroi, vdiq politikisht. Sivjet (2011), për ironi të tij, ne pamë Shqipërinë e '97s në Libi. E njëjta histori. Si tek ne, edhe atje, njerëzit hapën depot e armëve dhe filluan rezistencën kundër qeverisë qëndrore. I vetmi ndryshim mes Libisë së 2011 dhe Shqipërsë së '97s, apo mes Gadafit dhe Berishës, ishte se Berisha dha dorëheqjen në minutat e fundit atëherë, ndryshe nga Gadafi, i cili u ekzekutua pikërisht pse se dha. Nëse edhe Berisha s'do jipte dorëheqjen në'97, ai tani do ishte bërë për rahmet (jo dyshime)..., si Gadafi.

Periudha e pas '97 ishte një tmerr politik për Sali Berishën. Ai vazhdoi të tkurrej (si penisi në ujë të ftohtë), dhe të humbiste terren çdo minutë, aq sa atëherë u mendua se socialistët do qeverisnin përgjithmonë, apo të paktën për aq kohë sa Berisha do ishte në krye të PD-s.

Por çndodhi? Një ditë të bukur u tha se pranë PD-s ishte afruar Bamir Topi, një figurë e moderuar e kampit të djathtë, tepër i besueshëm. Ishte një lëvizje politike që i dha shtytje serioze Berishës, dhe e futi atë përsëri (disi) në lojë. Fill pas kësaj ngjarje PD ndryshoi sjellje politike, jo më levizje rrugësh të tipit alla-Esat Toptan, përkundrazi strategji fine.

Me pak fjalë strategjia e PD-s ishte kjo: Socialistët janë të paaftë të bllokojnë korrupsionin në vend, dhe Shqipërisë i duhej një lider i fortë, ndoshta si Sali Berisha, i cili pavarësisht rekordeve absolutisht negative të së kaluarës, ishte i aftë të luftonte korrupsionin.

Korrupsioni në Shqiperi ishte tepër sensitiv atëherë, dhe Perëndimi po lodhej çdo ditë me qeverisjen e korruptuar socialiste. Këta të fundit po qeverisnin me një vetë-mburrje të skajshme prej fodullësh, duke menduar se Berisha kurrë s'do pranohej më nga Perëndimi për të ri-qeverisur Shqipërinë.

Por strategjia e re e PD-s (post Topi) e fokusoi goditjen pikërisht tek korrupsioni. PD filloi një fushatë të gjerë ndërkombëtare me në krye Kreshnik Spahiun, i cili s'rreshte së propoganduari (nga Washngtoni në Bruksel etc.) se një Berishë në pushtet do ishte e vetmja garanci për të eleminuar korrupsionin në vend. Fushata e tij u kombinua suksesshëm me ndërhyrjet e drejtëpërdrejta të shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari në SHBA, i cili dha një kontribut fondamental në këtë aspekt.

Dhe e pabesueshmja ndodhi. Perëndimi u lëkund, dhe i dha OK-n Berishës për një shans të dytë...

Pjesa tjetër e historisë dihet tashmë. Korrupsioni stër-lulëzoi nën Berishën kryeministër... Ai tregoi që jo vetëm s'kishte ndryshuar, përkundrazi, që në ditët e para në pushtet nxitoi të bënte dalje pikërisht ata që e ricikluan, sipas perimit "kalova lumin të dhjefsha kalin." - si një dhëndër i devotshëm serb. I pari u godit Kokalari, që i dëshpëruar filloi revanshin që të nesërmen e Berishës në pushtet. I dyti u hodh në kafazin e tigrave Kreshniku, që sot kërkon të realizoj të njëjtin skenar ndërkombëtarë propogande, por këtë rradhë anti-Berishë. Dhe i treti, ishte ai që i dha Berishës kolpon e parë të ngritjes pas-'97, Bamiri, - sot është jashte PD-s më shumë se kurrë.

Treshja e mësipërme, nëse do rakordonte përsëri veprimet, nën të njëjtën strategji ndërkombëtare, si pas '97s, mbase do mund ta bënte dalje Berishën (ashtu siç e solli)... Ata e ricikluan, ata duhet të pastrojnë llumin. Ky është morali...

Autori

Komente

ok

14. 11. 2011 nga Anonim, 5 vjet 23 javë para
Koment id: 641

Morali i te gjithe shkrimit eshte tek mbyllja e tij ........

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar