Skip to content

Analiza

Ky Prokuror i Përgjithshëm jo vetëm kukull e kungull, por dhe kumbar i krimit

03. 02. 2017 nga Vëzhguesi

down

Padyshim është Prokurori i Përgjithshëm me performancën më mediokre nga 1912, pa pikë integriteti e aftësie profesionale, një hiç... S'ngjan gjëkundi me shefin e akuzës publike shqiptare, përkundrazi, me një avokat të natyrshëm krimi, që për ironi paguhet nga taksat e shqiptarëve. Nese Llalla ka synuar të sabotoj reformën në drejtësi, siç tha Ambasadori Amerikan, atëhere Parlamenti ta hetoj e shkarkoj, jo mëdyshje (meshirë) për këtë farë Llalle.

Kundër apatisë politike - Për një revoltë elektorale

03. 02. 2017 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Për problemet politike dhe ekonomike -- përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe -- fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde.

Amerika ''pezullon'' demokracinë! Çdo të thotë kjo për zgjedhjet në Shqipëri?

27. 01. 2017 nga Kritika

shba.jpg

Ndoshta gaboj, por fjalimi i Trump ditën e inagurimit, me ngjyra tejet të errëta për Amerikën, më solli ndërmend retorikën e Enver Hoxhës kundër "imperializmit amerikan". Nëse Hoxha do ishte gjallë do e quante Trumpin revolucionar dhe dekoronte me medaljen e "Heroit të Punës Socialiste". Nejse, ky është problemi i amerikanëve, të cilët (të gjithë palët) me ç'duket kanë një lloj "koncensusi të heshtur" për një president alla-Trump këtë periudhë.

Qeveria shqiptare të bëj dy monumente gjigande të Presidentëve Wilson e Clinton

24. 01. 2017 nga Kritika

Gazeta_1.JPG

Në vijim të titullit, t'i ndryshohet emri të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" në "Rruga e NATO-s", siç de facto duhet të ishte. Të nxitet edhe qeveria kosovare të bëj të njëjtën gjë për vijimin e saj në Kosovë. Fakt historik është se rruga në fjalë u bë e mundur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç është fakt përsëri që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi realisht ndërtimin e saj atje, gjë që kurrë s'do ndodhte para NATO-s.

Serbët po shfrytëzojnë tranzicionin presidencial në SHBA, dhe ''simpatinë'' e Trump për rusët

15. 01. 2017 nga Vëzhguesi

treni_serb.jpg

Kjo periudhë e debatueshme e tranzicionit presidencial në SHBA, e mbarsur me dyshime e paqartësi për rolin ndërkombëtarë të SHBA nën Trump, për një devijim substancial kursi në këtë aspekt, si dhe për afrimimin e tij me Rusinë e Putinin, po frymëzon së fundi aleatët historik të Rusisë, dhe në këtë aspekt Serbia (skilja e saj e vjetër) po nxiton të shfrytëzoj këtë meoment, para se gjërat të ndryshojnë përsëri siç ishin.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar