Skip to content

Analiza

Muri në Mitrovicë i frymëzuar nga retorika pro-serbe e Donald Trump?

11. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Z. Trump e morri pushtetin në Amerikë se premtoi që do ndërtoj një murë ndarës me Meksikën. Për politikën e jashtme ai tha se ishte gabim bombardimi e largimi nga pushteti i Sllobodan Millosheviçit, dhe se Trump është për lidhje të ngushta me Rusinë e botën sllave. Duket se politika e jashtme Amerikane nën Trump mund të pësoj një devijim madhor parimor. Amerika ndoshta s'do jetë më një mbrojtëse e zëdhënëse e lirisë në botë, dhe kjo vlen njëlloj edhe për lirinë e shqiptarëve.

Shqipëria vend nën autoritet shtetërorë, jo autoritet ligji

02. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Fytyra

Asnjë nuk e zbaton ligjin në Shqipëri, askush s'e rruan për të. Kurse policin e kanë frikë, zyrtarët e zyrës së tatimeve i kanë frikë, policin bashkiak e kanë frikë... Sa shohin ata ndryshojnë menjëherë sjellje, bëhen engjëj, por kur ata s'janë vërdallë, s'duan t'ja dinë se ligji duhet respektuar pavarësisht tyre. Një popull nën frikë?

Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë të kundër-reagoj, por s'është faji BE-së

27. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Natyrisht Kryeministri i Shqipërisë duhet të reagoj ndaj refuzimit europian për të vijuar (shtyrë) procedurat e anëtarësimit drejt BE-së, madje duhet të reagoj ashpër, përndryshe ç'kuptim ka që është kreu i qeverisë së vendit të refuzuar. Reagimi nënkupton edhe (1) dëshirën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar, edhe (2) indinjatën e qeverisë shqiptare për mos-njohje të arritjeve.

A synon Trump aleancën e vjetër protestante-ortodokse kundër katolikëve?

24. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Pavarësisht nga loja e paprecedent e fjalëve (në 3D) e Donald Trump, gjatë fushatës elektorale për president në SHBA, kundër të gjithëve, por jo Rusisë, duket se gjërat nuk janë aq stupid sa shprehen, por mund të jemi para një strategjie (ndoshta don-kishoteske) për të rikthyer aleancën e lashtë protestante-ortodoske kundër katolikëve, dhe më konkretisht, kundër BE-së që po ecën aq mirë e shpejt në aspektin ekonomik.

Post scriptum i ''Samitit'' të Diasporës

24. 11. 2016 nga Frank Shkreli

Frank Sh

Nuk dua të komentoj mbi suksesin ose dështimin e pjesëshëm ose të tërë të “samitit” që u cilësua si i pari i diasporës që u mbajtë javën e kaluar në Tiranë, pasi nuk isha i pranishëm dhe nuk dua të bëjë gjykime ose vlerësime nga kjo anë e oqeanit, megjithse në median shqiptare janë shfaqur vlersime në favor dhe kundër. Vetë Kryeministri Rama kërkoi falje për mungesat që mund të kenë ndodhur në organizimin e samitit.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar