Skip to content

Analiza

PISA: Në javë debat - ÇKA më pastaj?

13. 12. 2016 nga Besim Gollopeni

Besim Gollopeni

Ndër vite në shoqërinë kosovare është ndërtuar një kulturë një javore e diskutimit publik për tema të cilat e atakojnë atë. Pavarësisht rëndësisë të temës që ka, debati zgjat një javë dhe më pastaj, askush nuk merret me kërkimin e përgjegjësisë apo llogaridhënies. Në anën tjetër, nga akter të ndryshëm me qëllim apo pa qëllim kamuflohet aq shumë për tema të caktuara aq sa, të mbushet mendja se ky popull nuk kuptuaka fare se çka është ka ndodh në vend dhe kush janë përgjegjësit.

Muri në Mitrovicë i frymëzuar nga retorika pro-serbe e Donald Trump?

11. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Z. Trump e morri pushtetin në Amerikë se premtoi që do ndërtoj një murë ndarës me Meksikën. Për politikën e jashtme ai tha se ishte gabim bombardimi e largimi nga pushteti i Sllobodan Millosheviçit, dhe se Trump është për lidhje të ngushta me Rusinë e botën sllave. Duket se politika e jashtme Amerikane nën Trump mund të pësoj një devijim madhor parimor. Amerika ndoshta s'do jetë më një mbrojtëse e zëdhënëse e lirisë në botë, dhe kjo vlen njëlloj edhe për lirinë e shqiptarëve.

Shqipëria vend nën autoritet shtetërorë, jo autoritet ligji

02. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Fytyra

Asnjë nuk e zbaton ligjin në Shqipëri, askush s'e rruan për të. Kurse policin e kanë frikë, zyrtarët e zyrës së tatimeve i kanë frikë, policin bashkiak e kanë frikë... Sa shohin ata ndryshojnë menjëherë sjellje, bëhen engjëj, por kur ata s'janë vërdallë, s'duan t'ja dinë se ligji duhet respektuar pavarësisht tyre. Një popull nën frikë?

Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë të kundër-reagoj, por s'është faji BE-së

27. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Natyrisht Kryeministri i Shqipërisë duhet të reagoj ndaj refuzimit europian për të vijuar (shtyrë) procedurat e anëtarësimit drejt BE-së, madje duhet të reagoj ashpër, përndryshe ç'kuptim ka që është kreu i qeverisë së vendit të refuzuar. Reagimi nënkupton edhe (1) dëshirën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar, edhe (2) indinjatën e qeverisë shqiptare për mos-njohje të arritjeve.

A synon Trump aleancën e vjetër protestante-ortodokse kundër katolikëve?

24. 11. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Pavarësisht nga loja e paprecedent e fjalëve (në 3D) e Donald Trump, gjatë fushatës elektorale për president në SHBA, kundër të gjithëve, por jo Rusisë, duket se gjërat nuk janë aq stupid sa shprehen, por mund të jemi para një strategjie (ndoshta don-kishoteske) për të rikthyer aleancën e lashtë protestante-ortodoske kundër katolikëve, dhe më konkretisht, kundër BE-së që po ecën aq mirë e shpejt në aspektin ekonomik.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar