Skip to content

Analiza

Demokracia dhe politika e jashtme e SHBA-ave

20. 04. 2016 nga Frank Shkreli

Frank Shkreli

Fushata paraprake për president këtu në Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin ndërkohë që të dy partitë kryesore të këtij vendi -- Partia Demokrate dhe Partia Republikane – më në fund do të zgjedhin kandidatin/en e tyre për president nga ata që kanë mbetur e të cilët i kanë mbijetuar fushatës së gjatë dhe debateve të shumta mbi çështje të mbrendshme dhe të jashtme me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidatët që po zhvillojnë gjithnjë fushatë të ashpër janë tre nga Partia Republikane – biznismeni Donald Trump, Senatori Ted Cruz dhe governatori John Kasich.

Ramën e trajtojnë në Washington si përfaqësues të 1 përqindëshit

14. 04. 2016 nga Vëzhguesi

1perqind.jpg

Megjithë retorikën e tij anti-Trump, "përkëdhelëse" për administratën e Presidentit Obama dhe Partinë Republikane në opozitë që zotëron Kongresin (Parlamentin), Departamenti i Shtetit përsëri e trajtoi Ramën si përfaqësues të botës së korrupsionit, si pjesë e të ashtuquajturit 1 përqindesh të popullsisë që zotëron 99% të të ardhurave kombëtare, 1 përqindësh që në Shqipëri përbëhet nga të korruptuarit e sektorit publik.

Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?

10. 04. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Ishte kjo një deklaratë sa bombastike aq edhe e papërgjegjëshme nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga udhëheqsi i një vendi siç është Shqipëria, e cila historikisht, por sidomos në këto 25 vitet e fundit, ka gëzuar marrëdhënje të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara. Dhe për çka? Duket se Zoti Rama është futur në “pyllë pa kmesë” ndërsa iu përgjigj pyetjeve hipotetike mbi mundësinë e fitores së kandidatit republikan amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste në televizionin Klan- Kosova.

Reforma në Drejtësi vetem me konsensus (ose qeveri) PS-PD, jo LSI

25. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Pragmatizem

Përndryshe do jetë fiktive, pa vlerë, pasi kur PD të vijë në pushtet do e hedhë poshtë. Nuk do rimë dhe 20 vjet të tjera të luajmë "macja me miun", pse Rama e Meta s'duan të heqin dorë nga status quo-ja e vjetër e përjashtimit. Reforma në Drejtësi është evenimenti më madhorë i demokracisë shqiptare, dhe kjo dihet pse, sepse më në fund do e bëj Shqipërinë me pushtet gjyqësor, pra do kompletoj përfundimisht tre pushtetet e demokracisë sonë mjerane.

Terrorizmi i sektit Suni dhe vendet ''pro-perëndimore'' Suni - A e krijoi Perëndimi vetë ''kuçedrën''?

22. 03. 2016 nga Vëzhguesi

stop_time.jpg

Të gjitha aktetet terroriste që kryhen sot në Perëndim, por jo vetëm sot (të paktën nga 11 shtatori 2001 e këtej) kryhen nga myslimanë të sektit Suni. Ironia është se vendet Suni në Lindjen e Mesme janë aleate të Perëndimit, ndërsa vendet e sektit Shijat janë kundërshtare të Perëndimit. Megjithatë aktetet terroriste kundër Perëndimit kryhen çuditërisht nga ata që supozohej të ishin aleatë të Perendimit, Sunit, jo nga kundërshtarët e Perëndimit, Shijat.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar