Category: Shkrime nga Gjon Keka
Rëndësia që ka demokracia në jetën dhe funksionalitetin e një shteti demokratik dhe kushtetues janë thelbësore për të ardhmen e paspekulueshme të perspektivës së saj dhe shtetit ne proceset e tij historike.
Jemi dëshmitar të shumë ngjarjeve që kanë rrethuar dhe që ende po e përcjellin ecjen e shtetit më të ri në botë, pra shtetit të mbykqyrur të Kosovës.
Antagonizmi midis shqiptarëve autokton të Kosovës dhe serbëve ardhacak ka rrënjët që datojnë që nga mesjeta. Këto tensione kanë shpërthyer në dhunë në shkallë të ndryshme që janë përfshirë që nga atëherë e deri në fundvitet e te 90 ' dhe përfundimit të luftës së tmerrshme gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.
Askush nuk është aq i çmendur që ta kritikoj dhe ta ulë në mënyrë poshtëruese kombin e tij respektivisht shtetin e tij, sepse duke ditur se njeriu është i lidhur për atëdheun e tij nuk lejon që ta ngacmoj shikimi i errët emocional dhe i paarsyeshëm ndaj proceseve që kalon kombi i tij si dhe të dal kundër vetëdijes së tij, rrugës së tij, drejt të ardhmes dhe fatit të kombit të tij.
Ndërkohë që vitet ikin njëra pas tjetrës problemet dhe zhvillimet e përgjithshmë ne shtetin e mbykqyrur të Kosovës kanë mbëtur ende tepër shqetësuese, pothuajse të njëjtat në procesin e sfidimit të tyre edhe brenda këtij viti të ri që kemi hyrë tanimë.
Komentet e faqes
1 javë 1 ditë më parë
1 javë 1 ditë më parë
1 javë 2 ditë më parë
2 javë 6 ditë më parë
2 javë 6 ditë më parë
4 javë 4 ditë më parë
8 javë 2 ditë më parë
10 javë 3 ditë më parë
10 javë 3 ditë më parë
12 javë 45 min më parë