Category: Shkrime nga Artan Mullaj
Shqetёsimi i grekёrve sillet si njё ёngjёll i trembur nё teritorin helen, dhe sot, frika pёr tё ardhmen ёshtё parafjala e jetёs sё tyre. Trashёgimtarёt e shkёlqimeve antike tё qytetёrimit, e kanё haruar luksin e krenarisё superiore tё origjinёs, pёr shkak tё krizёs sё thellё nё vendin e tyre. Kjo krizё i ka ekspozuar tanimё si njё komb tё brishtё, tё rrezikuar nga paaftёsia pёr tё parashikuar nё vazhdim pasojat e saj.
Nuk ka rёndёsi fare e vёrteta, rёndёsi ka ajo çfarё beson! Kjo gjё, ajo çka beson kryeministri ynё, mund tё supozohet si alibi e optimizmit tё pushtetit qё shkёlqen prej lumturisё sё “fitoreve” tё mёdha. Emocioni i tij duket aq i brishtё kёtё herё, sa tё shёmbёllejё i pafajshёm. Kёtё la tё kuptohet Sali Berisha pёrmes njё ngazёllimi si ai i perandorёve kinezё nё filmat vizatimorё pёr fёmijё, kur paralajmёroi rritjen e dhembsur tё pensioneve me 4, me 5, apo me 6 pёrqind.
Ashtu si pritej, vapa dhe pushimet verore, por edhe kampionati i futbollit nё Afrikё, e kanё zbehur vёmendjen publike pёr politikёn nё vend. Inerci bujare, kjo tulatje e interesit i ka dhёnё kohё tё mjaftueshme qeverisё tё rezistojё nё mes tё krizёs dhe tё mbushet me frymё.. Madje, festa botёrore e futbollit, nё kohёn e duhur, duket sikur ka edhe ajo rolin dhe cilёsinё e njё kredie shpёtimi pёr tё.
Ekonomia botёrore sot ёshtё mё e planetizuar se kurrё, dhe zhvillimi i saj, por edhe frenimi i saj, kontrollohet apo pёrcaktohet nga fuqitё e mёdha. Ky superioritet i ka kthyer ekonomitё e brishta nё garniture tё zhvillimit, çka do tё thotё se shtetet e vogla janё tё dёnuara tё qeshin ose tё qajnё nё varёsi tё shkallёs sё humorit tё tё mёdhenjve..
Me sa duket, emigrantët nuk do të jenë më shpresa e gjallërimeve sezonale të ekonomisë sonë, as në pushimet verore, dhe as në festat e fundvitit, kur ata vërshojnë zakonisht. Tronditja botërore e ekonomisë, ka pështjelluar një krizë të re edhe në komunitetin e tyre. Për pasojë, ndihma ekonomike për familjet në Shqipëri, është po kaq e pamundur, sa edhe i hidhur është ky realitet për ata.
Komentet e faqes
4 ditë 22 orë më parë
3 javë 5 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 3 ditë më parë
5 javë 6 ditë më parë
7 javë 1 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 5 ditë më parë