Category: Shkrime nga Arjan Kallço
Thamë se kjo verë, që më shumë i ngjan vjeshtës, do të ishte e qetë dhe pa streset e përditshme në punë, në ditët e pushimeve, në tv, në biseda. Nuk është e thënë të jetë e tillë, pasi burri që është sherrxhi, duhet të grindet. Por nuk është e qetë edhe po të shohesh kanalet e tjera të huaja.
Mendoni për një çast, me gjithë konfuzionin total të arsimit jo vetëm në Shqipëri, se çfarë do të ndodhte sikur shumica e maturantëve, mes universiteteve shtetërore dhe private, të vazhdonin vazhdimisht të zgjidhnin mjekësinë apo simotrën e saj, farmacinë apo stomatologjinë.
Si gjithmonë, Gjermania, shteti kyç i Europës së bashkuar, po na befason me nismat e veta, që kaq shumë e joshin mendjen, sapo e lexon artikullin apo e dëgjon lajmin. Na befasoi me futbollin, ku pas dy rezultateve të shkëlqyera, thua se magjia zgjat vetëm pak kohë, vjen zhgënjimi me Spanjën.
Nuk do të ishte një ide e keqe jeta jonë komunitare në planetin tonë europian, planet do ta quaja në kuptimin më të gjerë të fjalës, pasi historia jonë shekullore të ofron spunto të larmishme në 2 mijëvjeçarët e fundit, të këndohej në vargje, jo për secilin shtet në veçanti, gjë që ne e bëjmë çdo ditë nga Perëndimi në Lindje, por për gjithë jetën tonë të përbashkët nën flamurin e Europës.
Nuk besoj se ka ndonjë problem që kryetari i parlamentit Italian të takohet me njërin prej personazheve më në zë të çastit në botë. Bile do të thosha se takime të tilla promovuese për kulturën e një vendi duhet t’i bëjnë të gjithë politikanët, përfshi edhe tanët që takime të tilla i realizojnë kur e shohin se kultura jonë bën hapa para apo kur kanë dalë jashtë loje.
Komentet e faqes
4 ditë 11 orë më parë
1 javë 4 ditë më parë
2 javë 1 ditë më parë
2 javë 4 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
3 javë 7 orë më parë
3 javë 2 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë