Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Në kërkim të të papërlyerve

17. 03. 2017 nga Frank Shkreli

Frank Shkreli

Fjala i “papërlyer” ose e “papërlyer” mund të ketë një domethënje fetare në veshët e disave, sidmos të krishterëve, por fjalori shqip e përcakton si diçka që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, me fjalë të tjera i pastër. Për më tepër, një person i “papërlyer” është dikush që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim, e tjera. I pastër në sjelljet e qendrimet në punë dhe në shoqëri! Me biografi të pastër, thekson fjalori, dikush pa asnjë njollë në nder!

Kundër apatisë politike - Për një revoltë elektorale

03. 02. 2017 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Për problemet politike dhe ekonomike -- përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe -- fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde.

Një urim për një fillim të ri, në Vitin e Ri

29. 12. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Ja po afrohet Viti i Ri. Një Vit i Ri, një Fillim i Ri. Një Vit i Ri prej të cilit të gjithë ne shpresojmë dhe presim realizimin e objektivave dhe ëndërrave të pa realizuara deri tashti, një Vit i Ri i mundësive të reja, i ndryshimeve pozitive për ne, si individë dhe si shoqëri, si institucione qeveritare dhe shtetërore, por edhe për botën në përgjithësi. Një vit i shpresave, se në mos të gjitha gjërat, atëherë të pakën disa prej tyre do të ndryshojnë për më mirë, si në jetën tonë private dhe familjare ashtu edhe në mjedisin shoqëror e politik ku jetojmë.

Tigri Exxonmobil dhe Arusha Ruse

14. 12. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Me anë të një deklarate të marten në mengjes, Presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Donald Trump njoftoi se, pas intervistave të disa kandidatëve, kishte vendosur që më në fund të emëronte kreun e firmës ExxonMobil Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, si kryedipolomati i Shteteve të Bashkuara, detyra e tretë më me rëndësi në në administratën amerikane, pas Presdientit dhe Zëvëndës Presidentit.

Post scriptum i ''Samitit'' të Diasporës

24. 11. 2016 nga Frank Shkreli

Frank Sh

Nuk dua të komentoj mbi suksesin ose dështimin e pjesëshëm ose të tërë të “samitit” që u cilësua si i pari i diasporës që u mbajtë javën e kaluar në Tiranë, pasi nuk isha i pranishëm dhe nuk dua të bëjë gjykime ose vlerësime nga kjo anë e oqeanit, megjithse në median shqiptare janë shfaqur vlersime në favor dhe kundër. Vetë Kryeministri Rama kërkoi falje për mungesat që mund të kenë ndodhur në organizimin e samitit.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar