Category: Shkrime nga Kritika
"Një realitet që po na dërmon shpirtërisht. S'të bëhet të vizitosh vendin tënd (mbetem pa Atdhe për së gjalli), sepse atje sundon "njëshi". Dikush njëherë më pat thënë, se kishte pritur me dekada vdekjen e Enverit, për të vizituar Shqipërinë, megjithëse mund ta vizitonte. "Nuk më shkohej - më tha, - nuk doja ta shikoja vendin nën diktaturë."
Kur media publikoi njoftimin e letrës kundër Ambasadorit Amerikan, z. Meta e mohoi kategorikisht autorësinë e saj, madje me shumë vendosmëri. Në këtë aspekt mund të kenë ndikuar dy faktorë: (1) Ai ka qenë tepër i sigurtë se Sekretariati Amerikan i Shtetit nuk do publikonte emrin e tij; dhe (2) mbase Meta nuk është autori i letrës.
Edhe kjo historia e letrës "anonime" kundër Ambasadorit Amerikan në Tiranë nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Këta lopçarë politikanë s'po lenë leqe pa sajuar e pa bërë tani. Na e nxorën bojën fare, sa sinqerisht të vjen zor të thuash se je nga Shqipëria (s'ke ç'i bën aksentit që të tradhëton)... Një i Bankës Botërore që takova rastësisht një natë, filloi të më tregoj për skandalin e dhëndërit të Berishës në Jalë. Tani do fillojnë me lloqet e Ilir Metës...
"Nuk na i dhanë dëftesat e shkollës se shkollat s'kanë fonde" - më tha në telefon një nxënëse e shkollës tetëvjeçare nga Shqipëria.
Ndërsa Berisha "thyen" rekordet e tij të notit (vazhdon të merret me veten, si zakonisht) nëpër ujërat bregdetare buzë ish-vilave të udhëheqjes komuniste (dje ishte në vilën e ish-byrosë në Himarë, ndërsa para disa ditësh bënte plazh në vilën e Enverit te Iliria), vendi është zhytur në varfëri therëse.
Ky shkrim morri shkas nga një koment i Mustafa Nanos në rubrikën e tij "Zululand", ku shkruante: "Këtë gjë ka bërë gjithë kohën kryegangsteri i Tiranës, Sali Berisha, i cili, sa herë që i thonë se duhet të bëhet mënjanë..., bën gjithçka për të na përcjellë mesazhin: “Hej, ju mund të më largoni, por unë nuk largohem pa e bërë lesh e lí situatën".
Komentet e faqes
4 ditë 12 orë më parë
1 javë 4 ditë më parë
2 javë 1 ditë më parë
2 javë 4 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
2 javë 5 ditë më parë
3 javë 8 orë më parë
3 javë 2 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë
3 javë 4 ditë më parë